Ditën e premte Lutfi Çekiri, u paraqit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.
Aty e kishin adresuar mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët pasi i bënë një serum dhe e mbajtën disa orë në urgjencë mbrëmjen e së enjtes, e drejtuan në QSUT.
53-vjeçari nga Ndroqi së bashku me bashkëshorten, në kushte të vështira shëndetësore provoi çdo derë të QSUT-së, por nuk mori shërbim.
Ai vuante nga diabeti dhe stomaku por mjekët me të cilët mundi të fliste i thanë se duhet të shkonte në fshat te mjeku i lagjes.
Lutfi Çekiri, ka ndërruar jetë pasditen e së premtes. 53-vjeçari ishte një nga ata pacientë që u sorollat për për të marrë ndihmën e nevoshme mjekësore. Përpara se të vidste, mësohet se Çekiri bashkë me bashkëshorten kanë kaluar ccdo minutë dhe orë në ambientet e spitalit me shpresën se do të merrnin një ndihmë të specializuar për gjëndjen e rënduar shëndetsore të 53-vjeçarit. Gjatë një interviste për Fax Neës, Çekiri mes dhimbjeve dhe dëshpërimit tregon sorollatjen që ia kanë bërë spitalet pa marrë parasysh gjëndjen e tij shëndetsore.
Deklarata e Çekirit para se të vdiste:
Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët.
korcajone.al
Last edited by a moderator: