Mjalti dhe mrekullia e tij sheruese

JetMir

A mysterious stranger awaits you without obligatio
Mjalti dhe mrekullia e saj sheruese

1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken

2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.

3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.

4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.

5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup

6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).

7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.

8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.

9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.

10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.

11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.

13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.

14. Mjalti largon ngërçin e nervave.

15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t'u qetësuar

17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t'i krijohen hemorroidet.

18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.

19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.

20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.

21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes "stalni aigan" plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë
do të vërehet përmirësimi.

22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.

Dr. Kolosau thotë: "Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. "

24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.

25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.

26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t'ju ndërpritet. /heremsnews.
 
Mesa kam degjuar edhe per cigaren te ben mire...po se di sjam i sigurt
 
Mjalti perfundimisht qenka mrekulli.
 
10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.

shum i mir mjalti,po kete sbesoj se do ta kisha ber.......:p
 
Te Mirat Shendetsore te….

Mjaltes

Mjalti natural eshte perdor nga njerzimi qysh 2500 vite me pare. Nje mori te mirash shendetsore te mjaltes e kan bere ate nje aspekt te rendesishem te mjeksis tradicionale sikur Ajerveda. Shkenctaret gjithashtu po i kerkojne te mirat shendetsore te mjaltes ne mjeksine moderne e veqanarishte dobit e saje ne sherimin e plageve.
Veshtire qe ka ndonje vend ne bote ku mjalti nuk deshirohet. Gjermanet e quajne Honing, Italianet Miele, Francezet Miel, Spanjollet Miel, Portugezet Mel, Ruset Med dhe Holandezet Honing. Por, emrin me te mire e ka ne shqip Mjaltë.

Te gjithe e deshirojne pershake te shijes dhe te mirave shendetsore qe ofrone. Cfare e bene edhe me te popullarizuar eshte lehtesia e konsumimit te tij. Mund te hahet drejtperdrejt, lyejme buken me te, perziejm me leng frutash apo ndonje pije tjeter apo edhe me uje te ngrohte, limonade, kanellë dhe barishta tjera per te bere ilaç.

Te mirta shendetsore te mjaltes jane:

Sheqer Diabetik: sheqeri i zakonshem mund te zevendesohet me mjalte ne shume ushqime dhe pije. Mjalti permbane rreth 69% glukoze dhe fruktoze qe e mundeson te perdoret si sheqer diabetik ne vend te sheqerit te zakonshem.

Burim Energjie: Mjalti gjithshtu perdoret nga shume si burim energjie pasiqe nje luge-gjelle mjalte ofron rreth 64 kalori. Per me teper sheqeri ne mjalte lehte shnderrohet (konvertohet) ne glukoze edhe nga stomaket me sensitive. Keshtu pra eshte shume i lehte per tu tretur.

Humbja Peshes: Edhe pse mjalti ka me shume kalori se sa sheqeri, por, kur mjalti konsumohet me uje te ngrohte ndihmone ne tretjen e yndyrnave (dhjamit) te ruajtur (rezervuar) ne trupe. Njejte mjalti me leng limon e gjithashtu mjalti me kanelle ndihmone ne zvoglimin e peshes.

Permireson Performancen Atletike: hulumtimet e fundit kane zbuluar se mjalti ndihmon ne permiresimin e performances tek atletet. Mjalti ndihmon ne mirembajtjen e niveleve te sheqerit ne gjake, rekuperimin (sherimin) e shpejte te muskujve dhe restaurimin e glikogjenit pas ushtrimeve.

Burim i Vitaminave dhe Mineraleve: Mjalti permbane nje mori vitaminash dhe mineralesh. Vitaminat dhe mineralet ne mjalte varen nga lloji i luleve qe jane perdor per apikulture.

Perberes Antibakterial dhe Antifungal: Mjalti ka perberes anti-bakterial dhe anti-funga (kepurdhave te lekures) dhe keshtu perdoret si antiseptik natyrale.
Antioksidues: Mjalti permbane nutraceuticals, te cilet jane efektive ne largimin e radikaleve te lire nga trupi jone. Si rezultate, sistemi imunitar i trupit tone permiresohet.

Kujdes Lekure me Qumesht dhe Mjalte: Qumeshti dhe Mjalti shpesh servohen se bashku pasiqe te dy keto ndihmojne qe te kemi nje lekure te bute e te lemueshme. Keshtu pra konsumimi i qumeshtit me mjalte per cdo dite ne mengjes esthe praktike e zakonshme ne shume kultura.

Mjalti ne Menagjimin e Plageve
Hulumtime te rendesishme jane duke u kryer per te studiuar te mirat shendetsore te mjaltes ne sherimin e plageve. Standardet e kujdesit mjeksore ofrojne disa prej ketyre te mirave ne dokument – Dobit e Mjaltes ne Menagjimin e Plageve.

Fuqit Sheruese Te Mjaltes nuk jane stermadhuar. Njesia Waikato Hulutuese e Mjaltes ofrone detaje rreth hulumtimeve qe jane bere ane e kend botes per te mirat shendetsore te mjaltes ne mjeksi. Per me shume, BBC ka raportuar se mjeket ne Spitalin Christie ne Didsbury, Manchester, po planifikojne te perdorin mjalte per te shpejtuar sherimin e pacienteve me kancer pas operimit te tyre. Nje hulumtim i tille do te ofroje deshmi shkencore tek te ashtuquajturin besimi qe mbajne adhuruesit e mjaltes ane e kend botes dhe ndihmoje ata qe te shperndajne keto te mire te mjaltes tek me shume njerez.
 
Te mirat shendetsore te mjaltit

Mjalti natyral eshte perdorur nga njerezimi qysh 2500 vite me pare.

Nje mori te mirash shendetsore te mjaltit e kane bere ate nje aspekt te rendesishem te mjeksise tradicionale. Shkencetaret gjithashtu po i kerkojne te mirat shendetsore te mjaltit ne mjekesine moderne e vecanerisht dobite e saj ne sherimin e plageve. Veshtire qe te kete ndonje vend ne bote ku mjalti nuk deshirohet. Gjermanet e quajne Honing, Italianet Miele, Francezet Miel, Spanjollet Miel, Portugezet Mel, Ruset Med dhe Holandezet Honing. Megjithate emrin me te mire e ka ne shqip: Mjalt.

Te gjithe e deshirojne per shkak te shijes dhe te mirave shendetsore qe ofron. Cfare e ben edhe me popullor eshte lehtesia e konsumimit te tij. Mund te hahet drejtperdrejt, mund te lyejme buken me te, ta perziejme me leng frutash apo ndonje pije tjeter apo edhe me uje te ngrohte, me limonade, me kanellë dhe me barishte tjera per te bere ilaç.

Te mirat shendetsore te mjaltit jane:

* Sheqer diabetik: sheqeri i zakonshem mund te zevendesohet me mjalt ne shume ushqime dhe pije. Mjalti permban rreth 69% glukoze dhe fruktoze qe e mundeson te perdoret si sheqer diabetik ne vend te sheqerit te zakonshem.

* Burim energjie: Mjalti gjithshtu perdoret nga shume persona si burim energjie pasi nje luge-gjelle mjalt ofron rreth 64 kalori. Per me teper sheqeri ne mjalt shnderrohet (konvertohet) lehte ne glukoze edhe nga stomaket me sensitive. Keshtu pra eshte shume i lehte per tu tretur.

* Humbja e peshes: Edhe pse mjalti ka me shume kalori se sa sheqeri, kur mjalti konsumohet me uje te ngrohte ndihmon ne tretjen e yndyrnave (dhjamit) te ruajtura (rezervuar) ne trup. Po ashtu edhe mjalti me leng limoni e gjithashtu mjalti me kanelle ndihmon ne zvogelimin e peshes.

* Permireson performancen atletike: hulumtimet e fundit kane zbuluar se mjalti ndihmon ne permiresimin e performances tek atletet. Mjalti ndihmon ne mirembajtjen e niveleve te sheqerit ne gjak, rekuperimin (sherimin) e shpejte te muskujve dhe restaurimin e glikogjenit pas ushtrimeve.

* Burim i vitaminave dhe mineraleve: Mjalti permban nje mori vitaminash dhe mineralesh. Vitaminat dhe mineralet ne mjalt varen nga lloji i luleve qe jane perdorur per apikulture.

* Perberes antibakterial dhe antifungal: Mjalti ka perberes anti-bakterial dhe anti-funga (kepurdhave te lekures) dhe keshtu perdoret si antiseptik natyral.

* Antioksidues: Mjalti permban nutraceuticals, te cilet jane efektive ne largimin e radikaleve te lire nga trupi jone. Si rezultat, sistemi imunitar i trupit tone permiresohet.

* Kujdes lekure me qumesht dhe mjalt: Qumeshti dhe mjalti shpesh serviren se bashku pasi qe te dy keto ndihmojne qe te kemi nje lekure te bute e te lemueshme. Keshtu pra konsumimi i qumeshtit me mjalt per cdo dite ne mengjes esthe praktike e zakonshme ne shume kultura.
thumbnail.php

Mjalti ne trajtimin e plageve

Hulumtime te rendesishme jane duke u kryer per te studiuar te mirat shendetsore te mjaltit ne sherimin e plageve. Standardet e kujdesit mjekesor ofrojne disa prej ketyre te mirave ne dokument – Dobite e mjaltit ne trajtimin e plageve.

Fuqite sheruese te mjaltit nuk jane zmadhuar. Njesia hulumtuese Waikato per mjaltin ofron detaje rreth hulumtimeve qe jane bere ane e kend botes per te mirat shendetsore te mjaltit ne mjekesi.

Per me shume, BBC ka raportuar ne korrik te 2006 se mjeket ne Spitalin Christie ne Didsbury, Manchester, po planifikojne te perdorin mjalt per te shpejtuar sherimin e pacienteve me kancer pas operimit te tyre. Nje hulumtim i tille do te ofroje deshmi shkencore mbi te ashtuquajturin besim qe mbajne adhuruesit e mjaltit ane e mbane botes dhe do ti ndihmoje ata qe te shperndajne keto te mira te mjaltit tek me shume njerez.





•infoalbania.org•
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Te mirat shendetsore te mjaltit

Une mjaltin e konsumoj shume :)...Ne caj, ne lengun e limonit si thote ne artikull e edhe ne qumesht e kam qejf :)...Eshte dhe me te vertete shume kurues, une kam degjuar se dhe per semundjet e zemres ben shume mire. ( e kam me te degjuar, se nuk jam e sigurte :) )
 
Titulli: Mjalti dhe mrekullia e saj sheruese

KUJDES behet fjale per mjaltin qe ben bleta jo mjaltin qe shesin shqiptaret Ka shkuar kilogrami i shqereit tretur 7 mije leke se shitet per mjalte
 
Titulli: Te mirat shendetsore te mjaltit

* Humbja e peshes: Edhe pse mjalti ka me shume kalori se sa sheqeri, kur mjalti konsumohet me uje te ngrohte ndihmon ne tretjen e yndyrnave (dhjamit) te ruajtura (rezervuar) ne trup. Po ashtu edhe mjalti me leng limoni e gjithashtu mjalti me kanelle ndihmon ne zvogelimin e peshes.
•sherohu.com•

duhet ta provoj patjeter :D
 
Rezultate mahnitëse të shërimit me mjaltë

Rezultate mahnitëse të shërimit me mjaltë

Rrjeti informativ CNN ka publikuar një raport lidhur me rezultatet mahnitëse të shërimit me mjaltë. Këtu deshëm të sjellim shkrimin ashtu siç është, me shpresë se do të kemi dobi.

اikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CNN)- Një studim mjekësor bashkëkohor ka konstatuar se shërimi tradicional duke i dhënë fëmijëve të goditur me kollë një lugë mjaltë vërtet lë ndikim të pritur dhe u ndihmon për gjumë pa ndonjë vështirësi dhe kjo metodë i tejkalon ilaçet bashkëkohore me lëndë të përbëra me një përqindje të lartë.

Gjithashtu përvoja, e cila mbështetet në raportet e prindërve të cilët paraqitën gjendjen shëndetësore të fëmijëve, të tyre ka vërtetuar se mjalti ka sjellë rezultate shumë më të favorshme krahas të gjitha mjekimeve të tjera, duke krijuar një shtresë preventive dhe qetësuese mbi fytin e ndjeshëm të fëmijëve, gjë që lehtëson kollën e tyre.

Dr. Ajan Bull, mjek kryesues i studimit në Universitetin Pennsylvania, komenton rreth rezultateve të hulumtimit, i cili me shaka thotë: "Shumë prej familjeve do të mbështeten në rezultatet e këtij studimi dhe do të pranojnë se gjyshet kanë qenë në të vërtetën."

Ky studim vjen në kohën kur qarqet mjekësore paralajmërojnë nga ndikimet e liga të medikamenteve të gripit dhe të kollës së fëmijëve, të cilët janë nën moshën gjashtëvjçeare. Në këtë kontekst, disa qarqe shëndetësore amerikane dhe perëndimore kanë marrë iniciativën e tërheqjes së një numri të madh të atyre medikamenteve nga tregjet.

Një numër pediatërsh, të cilët u informuan rreth studimit, konfirmuan se këto informata do t'i përcjellin te kujdestarët e fëmijëve të cilët dëshirojnë t'u japin fëmijëve të tyre ilaçe zëvendësuese, duke i paralajmëruar ata për mosdhënien e mjaltit foshnjave të cilat nuk i kanë mbushur një vit, për shkak të mundësisë së helmimit në raste të rralla.

Studimi ka përfshirë 105 fëmijë të goditur me infeksionin në fyt, ndarja e të cilëve është bërë në tre grupe. Grupit të parë i është ofruar mjalti, grupit të dytë ilaç me shijen e mjaltit, përderisa grupit të tretë i është ofruar një ilaç tjetër sipas përshkrimit të Associated Press. Aplikacionet të cilat janë mbledhur pas përfundimit të provës kanë shfaqur se fëmijët të cilët kanë marrë mjaltë kanë treguar rezultate më të mira sa i përket kollës gjatë gjumit.
Thuhet se studimi i cili do të publikohet në njërën prej revistave shkencore amerikane muajin e ardhshëm është financuar nga "Këshilli Kombëtar për mjaltin", në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë amerikane.

Lexues të nderuar! Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur thotë në Librin e Tij Famëmadh: "Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin." (Nahl. 68-69)

Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: "Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhami), të ushqyerit me mjaltë, dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj umetit tim.” Shënon Buhariu./S.I/
 
Titulli: Mjalti dhe mrekullia e tij sheruese

Po ne qe se hame, sbesoj se do vdesim..:p :p
Bej shaka, gjithsesi ka shume veti kuruese, dhe kur behet fjale per mjat te mirefillte, se sot ska ngel gje e hajrit ne treg pa u perzier ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top