Mjalti dhe kanella – kombinimi që shëron

Kresha

A pretty face can never trick me


ثshtë vërtetuar që përzierja e mjaltit dhe kanellës shëron shumë sëmundje. Ky kombinim është përdorur si ilaç me shekuj.

Kanella është një nga mëlmesat më të vjetra që ka njohur njerëzimi, ndërsa historia e mjaltit është e vjetër aq sa edhe njerëzimi. Mjalti dhe kanella kanë edhe veçoritë shëruese, të cilat nëse përzihen japin ilaç me fuqi, aromë dhe shije të jashtëzakonshme.
Ju sjellim listën e sëmundjeve që mund të shërohen me përzierjen e mjaltit dhe të kanellës!
Sëmundjet e zemrës
Përgatisni përzierjen nga mjalti dhe kanella në pluhur dhe lyeni bukën me të. Këtë shujtë mund ta hani çdo ditë për mëngjes. Redukton kolesterinën në artere dhe parandalon sulmin në zemër. Njerëzit që tashmë kanë pasur sulm në zemër duhen ta hanë këtë kombinim, sepse do të ndihmojë të parandalohet sulmi i ardhshëm.
Përdorimi i rregullt i këtij kombinimi redukton humbjen e frymëmarrjes dhe forcon rrahjet e zemrës. Tek personat e moshës më të vjetër, arteret dhe venat humbin fleksibilitetin, prandaj mund të ndodhë bllokimi. Ky kombinim i mjaltit dhe kanellës do të rivitalizojë venat dhe arteret.
Pickimi i insekteve
Përzieni një lugë mjaltë dhe dy lugë ujë të vakët. Shtoni një lugë kanellë në pluhur, përgatiteni brumin dhe aplikojeni në pjesët e pickuara. ثshtë dëshmuar që dhimbja zvogëlohet në afat prej dy minutash.
Artriti
Shtoni dy lugë mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe një lugë kanellë në pluhur. Nëse këtë pije e pini rregullisht, mund të shërohet madje edhe artriti kronik. Një hulumtim ka treguar që të sëmurët me ndihmën e kësaj pijeje mund të lirohen nga dhimbja brenda një muaji.
Humbja e flokëve
Ata që vuajnë nga humbja e flokëve ose tullacëria duhet të përziejnë një lugë vaj ulliri, një lugë mjaltë dhe një lugë kanellë pluhur. Aplikojeni përzierjen në skalp dhe mbajeni 15 minuta, pastaj lani flokët. Ky brumë thuhet që është efikas edhe kur mbahet vetëm 5 minuta në skalp.
Infeksionet e fshikëzës
Përzieni dy lugë kanellë pluhur, një lugë mjaltë në gotën me ujë të vakët dhe e pini. Kjo shkatërron bakteret në fshikëzën e urinës.
Dhimbja e dhëmbit
Përgatiteni brumin nga një lugë kanellë në pluhur dhe pesë lugë mjaltë. Vëreni në dhëmbin, i cili ju dhemb. Këtë mund ta bëni tri herë në ditë.
Kolesterina
Përzieni dy lugë mjaltë me tri lugë kanellë në pluhur me 470 ml ujë. Kjo përzierje do të reduktojë nivelin e kolesterinës. ثshtë dëshmuar që pacientët të cilët rregullisht pinë përzierjen të paktën 3 herë në ditë, pas një kohe nuk kanë pasur probleme me kolesterinën e lartë.
Ftohjet
Ata që vuajnë nga të ftohtit e zakonshëm dhe të vështirë duhen të marrin një lugë mjaltë të përzierë me një çerek luge kanellë në pluhur një herë në ditë për tri ditë me radhë. Në këtë mënyrë do të çlirohen nga kollitja kronike, ftohja dhe dhimbjet e sinuseve.
Steriliteti
Grekët me mijëra vjet kanë besuar që dy lugë mjaltë çdo ditë para gjumit mund të shërojnë sterilitetin te meshkujt. Në Kinë, Japoni dhe vendet e Lindjes së Largët besohet që femrat disa herë në ditë kanë nevojë të fërkojnë me gisht mishin e dhëmbëve me një maje luge kanellë të përzierë më një gjysmë luge mjaltë.
Sistemit i imunitetit
Përdorimi i përditshëm i mjaltit dhe kanellës forcon sistemin e imunitetit dhe mbron trupin nga bakteret dhe viruset. Mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe sasi të madhe të hekurit. Përdorimi konstant i mjaltit dhe kanellës forcon rruazat e bardha të gjakut, të cilat pastaj në mënyrë të suksesshme luftojnë kundër baktereve dhe viruseve.
اrregullimet e tretjes
Kanellën pluhur përzieni me dy lugë mjaltë dhe hani para ushqimit. Në këtë mënyrë do të mund të tretni edhe ushqimet më të rënda.
Jetëgjatësia
Besohet që konsumimi i përditshëm i çajit me mjaltë dhe kanellë mund të zgjasë jetën. Përzieni 4 lugë mjaltë, 1 lugë kanellë në pluhur dhe 4 filxhanë ujë, zieni dhe përgatisni në formë të çajit. Pini një çerek filxhani, 3 deri 4 herë në ditë. Lëkura juaj do të jetë e butë dhe freskët, ndërsa do të shtyni edhe paraqitjen e rrudhave.
Puçrrat
Përzini 3 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë në pluhur. Aplikojeni këtë përzierje në puçrra para gjumit, ndërsa shpërlajeni në mëngjes me ujë të ngrohët.
Infeksionet e lëkurës
Përzieni mjaltin dhe kanellën, dhe përzierjen vëreni në pjesët e lëkurës që i ka prekur infeksioni, mbajeni në lëkurë rreth 30 minuta, dhe pastaj shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Kanceri
Hulumtimet e zhvilluara së voni kanë treguar që mjalti dhe kanella mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit të stomakut. Pacientët, që vuajnë nga ky lloj i kancerit duhet të hanë një lugë mjaltë me një lugë kanellë në pluhur, dhe madje çdo ditë për 3 muaj.
Lodhja
Përzieni gjysmë luge mjaltë dhe gjysmë luge kanellë në një gotë ujë. Pini në orët e pasdites kur më së shpeshti ndieni lodhjen. Konsumimi i përditshëm i kësaj pijeje do të rrisë vitalitetin brenda një jave.
Era e keqe
Përzini 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë në pluhur me ujë të ngrohtë. اdo mëngjes shpërlani zgavrën e gojës dhe frymëmarrja juaj do të jetë e freskët gjatë tërë ditës. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top