Mitet për kancerin e gjirit

sensuu

sweet
V.I.P
Mitet për kancerin e gjirit
Jo të gjitha gjërat që keni dëgjuar janë të vërteta!
Miti: Nëse gjeni një gjëndër në gjoks, do të thotë që keni kancer në gji
E vërteta: Vetëm një përqindje e vogël e gjëndrave në gjoks janë kanceroze. Por, nëse zbuloi një gjëndër të përhershme ose një ndryshim në indin e gjoksit, mos ngurroni të vizitoheni. E vendos mjeku nëse gjëndra paraqet shqetësim.
Miti: Meshkujt nuk mund të sëmuren me kancer në gjoks; prek vetëm gratë.
E vërteta: Ndryshe nga sa mendohet, edhe meshkujt sëmuren me kancer në gji. Edhe pse përqindja e tyre është shumë më e vogël, edhe meshkujt duhet të bëjnë kontrolle periodike.
Zakonisht tek meshkuj, kanceri i gjirit shfaqet si një gjëndër e fortë nën aureolë. Meshkujt kanë norma vdekshmërie më të larta, pasi duke qënë më e pazakontë si sëmundje, trajtimi është i vonuar.
Miti: Mamograma shkakton kancer
E vërteta: Shtypja e gjoksit gjatë mamografisë nuk mund të shkaktojë shpërhapjen e kancerit. Gjatë mamografisë përdoret një sasi shumë e vogël rrezatimi. Rrisku nga dëmitimi nga ky rrezatim është ekstremisht i ulët.
Rekomandimi standart për një mamografi është në moshën 40 vjeç.
Miti: Nëse keni një familjar me kancer gjiri, do ta zhvilloni edhe ju
E vërteta: Edhe pse gratë që kanë në historinë familjare, të sëmura me kancer gjiri, shumica e grave që e zhvillojnë nuk kanë patur në familje.
Miti: Kanceri i gjirit është ngjitës
E vërteta: Kanceri i gjirit është rezultati i rritjes së pakontrolluar të qelizave me mutacion, të cilat shpërndahen në indet në gjoks. Nuk mund të ngjitet ose transferohet në trupin e dikujt tjetër.
Miti: Deodorantët shkaktojnë kancer në gji
E vërteta: Studime të ndryshme nuk kanë gjetur prova që lidhin rritjen e rriskut ndaj kancerit nga përdorimi i antidjersave.

Matrix medical research
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top