Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë

Kresha

A pretty face can never trick me
Nëse edhe ju jeni shtatzënë dhe ju është mërzitur jeta nga ndalesat e shumta që ua imponojnë të tjerët, apo edhe vetvetja, atëherë lexoni se çka mund, e çka nuk mund të bëni gjatë kësaj periudhe të jetës suaj.



Nuk bën të udhëtoni me aeroplan

Po, mund të udhëtosh me aeroplan. Por, shumë kompani ajrore nuk e lejojnë udhëtimin e grave në tremujorin e fundit, sepse kanë frikën e lindjeve në bord.

Mos mbathni këpucë me taka të larta

Nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë dëmin nga takat, mjafton që ato të jenë të qëndrueshme.

Mos i lyeni flokët

Asnjë studim shkencor nuk ka treguar se ekspozimi ndaj ngjyrave mund të shkaktojë dëme në fetus.

Qëndroni larg maceve

Duhet ta evitosh kontaktin me jashtëqitjet e maceve, por nuk ka asgjë nëse jeni pranë tyre.

Mos pini kafe

Nuk duhet ta ekzagjeroni, por një ose dy kafe në ditë nuk sjellin asnjë problem.

Mos pini alkool

Kjo është e vërtetë. Duhet evituar konsumi i alkoolit, sidomos në tre muajt e parë të shtatzënësisë.

Mos bëni seks

Zakonisht, gjatë shtatzënësisë nuk ndalohen marrëdhëniet seksuale, përpos në raste të veçanta, kur e cakton mjeku.

Duhet të hani sa për dy veta

Shtatzënësia kërkon vetëm 300 kalori ekstra në ditë. Mbipesha te nënat mund të sjellë efekte negative te fëmijët dhe mund të provokojë komplikime gjatë lindjes.



Fëmija i parë lind më vonë

Vetëm 5% e fëmijëve lindin në datën e paracaktuar, prandaj nuk është vërtetuar shkencërisht se fëmijët e parë lindin më vonë, krahasuar me lindjet e tjera. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top