Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Misteri i liqenit “të skeleteve”

Shiko fotografinë 1924278

Në një lartësi marramendëse prej 4800 metrash në Himalaje, ndodhen skeletet e 300-800 personave në liqenin Roopkund, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e antropologëve dhe shkencëtarëve në të gjithë botën, shkruan BBC.

Në 1942, Madhwal, një ekspert indian i pyjeve, zbuloi qindra skelete njerëzish të grumbulluara në dhe rreth liqenit Roopkund. Ai raportoi menjëherë autoritetet për zbulimin e çuditshëm – një liqen misterioz, ku midis 300 deri në 800 njerëz pësuan një fund tragjik – dhe Himalajet e ftohta vazhduan të ruajnë mbetjet njerëzore.

Në fund të viteve 1950, zbulimi makabër u bë i njohur për publikun, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve madje hetimet vazhdojnë edhe sot, raporton abcnews.al

Një tjetër teori sugjeron që disa nga eshtrat janë të ushtarëve indianë, të cilët u përpoqën të pushtonin Tibetin në 1841 dhe u mundën. Më shumë se 70 prej tyre u detyruan më pas të ktheheshin për në shtëpi mbi Himalaje dhe vdiqën gjatë rrugës.

Megjithatë, një tjetër teori supozon se kjo mund të ketë qenë një “varrezë” ku ishin varrosur viktimat e një epidemie. Në fshatrat në zonë, ka një këngë popullore që flet për mënyrën sesi Hyjnesha Nanda Devi krijoi një stuhi breshëri, e cila vrau njerëzit që kalonin liqenin.

Studimet e hershme të skeleteve kanë zbuluar se shumica e njerëzve që vdiqën ishin të gjatë – “më shumë se shtat mesatar”. Shumica e tyre ishin të moshës midis 35 dhe 40 vjeç. Një studim i fundit pesë-vjeçar, që ka përfshirë 28 bashkautorë nga 16 institucione me bazë në Indi, SHBA dhe Gjermani, zbuloi se të gjitha këto supozime mund të mos jenë të vërteta.

Shkencëtarët analizuan mbetjet e 38 trupave, duke përfshirë 15 gra, të gjetura në liqen. Disa prej tyre datojnë rreth 1200 vite më parë.

“Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi në Liqenin Roopkund, por tani mund të jemi të sigurt se vdekjet e këtyre individëve nuk mund të shpjegohen me një ngjarje të vetme”, thotë Eadaoin Harney, autori kryesor i studimit dhe student doktorature në Universitetin e Harvardit.

Por më interesante janë gjetjet e studimit gjenetik në 2010: viktimat janë të larmishme. Tridhjetë e tetë mostra nga mbetjet skeletore të ruajtura në Kolkata, Indi u dërguan në 16 laboratorë në të gjithë botën për analiza gjenomike dhe biomolekulare.

Rezultatet e studimit pesë-vjeçar, të botuar në 2019, tronditën botën. Një grup njerëzish kishin gjenetikë të ngjashme me njerëzit e sotëm që jetojnë në Azinë e Jugut, ndërsa tjetri “i lidhur ngushtë” me njerëzit që jetojnë në Europën e sotme, veçanërisht ata që jetojnë në ishullin grek të Kretës.

Dëshmia e re që tregon për praninë e grupeve me origjinë jo-indiane në liqenin Roopkund ishte një tronditje, pasi nuk ka ndonjë dëshmi historike për të shpjeguar se kush ishin këta njerëz dhe çfarë po bënin në skajet e Himalajeve.

Asnjë armë apo mallra tregtarë nuk janë gjetur në vend – liqeni nuk është i vendosur në një rrugë tregtare. Studimet gjenetike nuk kanë gjetur prova të pranisë së ndonjë patogjeni antik bakterial që mund të cilësohet si një shpjegim për shkakun e vdekjeve.

Sipas studiuesve disa mbishkrime në tempujt lokalë datojnë midis shekullit VIII-X, ” dhe ata besojnë se një pjesë e trupave mund të jetë të një pelegrinazhi masiv. Me kalimin e viteve, skeletet janë marrë nga tregtarët duke i vendosur në shtëpi si suvenire. Por misteri i skeleteve është ende enigmë sot pavarësisht përparimit të shkencës.

Por si mbërritën në malet më të larta të Indisë disa njerëz nga Mesdheu lindor? Për këtë, shkencëtarët nuk kanë ende përgjigje, madje kanë më shumë pyetje se sa përgjigje.

Tema
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back