Misteri i dunave te reres qe kendojne

Tuana

Nada é por acaso!
duna-rere.JPG
Kur Marco Polo i degjoi ne Kine, ai dyshoi per shpirtra te keqinj. Kur banoret e Copiapo, ne Kili i degjuan ato te vinin prej nje kodre rere, ata fajesuan majen El Bramador.

Shkencetaret ne ditet e sotme e quajne "rera qe kendon" por megjithate ato i referohen te njejtes gje: kur grimcat e reres rreshkasin neper slopet e disa lloje dunash rere, ato prodhojne nje zhurme te thelle qe eshte e degjueshme qe shume milje larg.

Por se si keto duna prodhojne 'muziken' e tyre mbetet ende nje mister i madh. Nje mister tjeter dhe nje pyetje tjeter ende e mbetur pa pergjigje eshte se si duna te ndryshme prodhojne melodi te ndryshme, dhe se si disa prej tyre mund te kendojne edhe me shume se nje note ne te njejten kohe.

Tre biofizikante mendojne se ata e kane mesuar pergjigjen. Nuk eshte patjeter levizja e oqeanit me rere qe e percakton noten; por eshte madhesia e grimcave, megjithese se perse eshte kaq e rendesishme madhesia eshte ende e panjohur.

Kerkuesit fillimisht gjurmuan disa duna kenduese, nje ne Marok dhe tjetren ne Oman. Ata zbuluan qe kodra Marokene kendonte ne nje 105 Hz te qendrueshem, ndersa dunat ne Oman kendonin ne nje game qe shkonte nga 90 deri ne 150 Hz.

Me identifikimin e tingujve, ekuipazhi mori me vete 50 kg nga rera ne Marok dhe 100 kg nga rera ne Oman dhe i cuan ne laboratorin e tyre ne Paris ne Diderot Unoversity.

"Nese deshiron qe ta hedh te kendoje, do te te duhet shume." - vuri ne dukje drejtuesi i studimit, Simon Dagois-Bohy.

Berja e mini-ortekeve

Ne laborator, ekipi rikrijoi orteket ne nje miniature, duke analizuar keshtu shpejtesine, thellesine dhe perberjen e kaskadave. Sipas rezultateve, u zbulua qe grimcat e reres se Marokut jane pothuajse te gjitha e te njejten madhesi - 160 e milionta e nje metri apo mikronesh, ndersa grimcat e rerave te zhurmshme te Omanit, variojne nga 150 dhe deri ne 300 mikrone.

Por kur rerat e zhurmshme ishin situr ne 200 deri ne 250 thermiash mikrone, tonet qartesoheshin ne nje ton te vetem.

"Edhe ne ngelem te habitur kur mbas shume eksperimentesh arritem ne kete rezultat. Ne fakt eshte madhesia e grimces qe kontrollon tingullin qe leshohet." - tha Dagois-Bohy.

Se perse ndodh kjo saktesisht, dhe se si eshte krijuar tingulli eshte ende e paqarte. Do te nevojiten ndoshta edhe shume eksperimente apo kerkime te tjera per te zbuluar dicka.

Megjithate shkencetaret mendojne qe gjate nje orteku, grimcat e reres levizin se bashku me secilen prej tyre qe perplaset dhe rrotullohet rreth fqinjes dhe krijuar keshtu nje sasi te madhe perplasjesh. Grimcat me te medha te reres levizin rreth njera tjetres me ritme me te ngadalta, dhe e kunderta ndodh me grimca me te vogla.

"Cdo perplasje krijon nje tronditje qe te ishte vetem,m do te ishte e padegjueshme. Por duke i shtuar ato te gjitha se bashku dhe ne kushtet e duhura dhe atehere krijohet tingulli i miliona tronditjeve te vogla." - tha ai.

"Tani ne jemi duke punuar per te zbuluar se kush jane keto kushte."
/info/
 
Back
Top