Misteri dhe magjikja e vitit të brishtë (29 shkurtet e shënuara në histori)

Lauri

Anunnak
ثshtë dhurata që Perandoria Romake i bëri botës: një ditë
më shumë në kalendarin vjetor. 29 shkurti ka qenë gjithmonë
burim misteri, intrigash dhe kundërshtish


Misteri dhe magjikja e vitit të brishtë (29 shkurtet e shënuara në histori)

Mث 29 SHKURT...1504
Kristofor Kolombi ngeci në Xhamajkë dhe
kërkoi ardhjen e përforcimeve për t'u mbrojtur
nga ndonjë sulm i banorëve të mundshëm
të ishullit. Një nga truket që ai përdori
për t'i trembur vendasit ishte parashikimi
i eklipsit të Hënës, që do të ndodhte më
29 shkurt, sipas llogaritjeve të tij. Eklipsin
Kolombi e "shiti" si një aftësi të tijën të mbinatyrshme,
për të trembur banorët, por vendasit
nuk u gënjyen gjatë e për më tepër
refuzuan që t'u nënshtroheshin të huajve.
Ndihma i erdhi Kolombit një muaj më vonë
dhe kështu eksploratori i famshëm mundi
të kthehej në Spanjë.

Mث 29 SHKURT...1940
Hattie McDaniel u bë aktorja e parë me
ngjyrë që fitoi çmimin "Oskar" për rolin
dytësor në filmin "Bashkë me erën". Ajo
luajti në shumë filma të tjerë.

Mث 29 SHKURT...1960
Hugh Hefner hapi klubin e parë "Playboy".
Suksesi ishte shumë i madh me shfaqjen
e vajzave lepurushe dhe brenda një kohe
të shkurtër klube të tilla u hapën në
shumë shtete të tjera të Amerikës, por
edhe në Evropë. Sot, një ndër të paktët
që ka mbetur ende në funksionim është
ai që ndodhet në Palms Hotel në Las Vegas.

Mث 29 SHKURT...1960
Një tërmet shkatërrimtar 7.6 ballësh, sipas
shkallës Rihter, mori jetën e 12 mijë
personave në Marok. Ai goditi pak pas
mesnatës dhe kohëzgjatja e tij ishte
vetëm 10 sekonda. Qytete të tëra u shembën,
por mbi ta u ndërtuan të rinj, të cilët
janë kthyer tani në vende turistike.
nnnn

Mث 29 SHKURT...1792
Kompozitori italian, Rossini, lindi në qytetin
e Pesaros. Ai ishte një nga talentet e
çmuara të periudhës së artë të Rilindjes
italiane. Ka shkruar mbi 30 opera dhe u
bë i njohur veçanërisht për "Berberin e
Seviljes".

Mث 29 SHKURT...1984
Kryeministri kanadez, Pierre Trudeau, lajmëroi
largimin e tij nga detyra, duke e
nisur fjalimin e tij të fundit në Parlament
me fjalët e paharrueshme: "Sot është dita
e parë e pjesës që më ka mbetur nga jeta".
Ka qenë një nga liderët më karizmatikë
të të gjitha kohërave dhe në funeralin e tij
në vitin 2000 morën pjesë shumë udhëheqës
botërorë, mes të cilëve edhe Fidel
Kastro.

Mث 29 SHKURT...1996
Aktorja britanike dhe seks-simboli Joean
Collins, e cila ishte ndër aktoret kryesore
në serialin e famshëm televiziv amerikan
"Dynasty", fitoi një gjyq prej të cilit mori
një dëmshpërblim të majmë prej 2 milionë
dollarësh.

Mث 29 SHKURT...1996
Avioni "Boeing 737", ndërsa fluturonte
natën në Peru, u përplas me një shkëmb,
duke u marrë jetën 117 pasagjerëve.
Mث 29 SHKURT...2004
Jean-Bertrand Aristide largohet nga Presidenca
e Haitit pas një kryengritjeje të rebelëve.

Misteri dhe magjikja e vitit të brishtë



Për shumë prej nesh
mbërritja e 29 shkurtit
do të thotë një ditë pune
më shumë, një tjetër
24-orësh që na shtohet deri nga
marrja e rrogës apo pagesa e kredisë.
Nuk është për t'u habitur,
që një vit i brishtë konsiderohet
si një vit jo shumë i mbarë,
veçanërisht për ata persona të
cilëve u duhet ta festojnë ditën e
lindjes një herë në 4 vjet. Një fakt
interesant është se më 29 shkurt
kanë lindur shumë muzikantë të
shquar, duke filluar me Rossinin,
apo i famshmi Paul Rutherford,
artisti i rap-it, Jah Rule. Këtyre
personave, por edhe të
tjerëve që kanë lindur më 29 shkurt,
u takon që të mbeten të rinj
për një kohë të gjatë, pasi, për
shembull, në rast se në moshën
reale janë 80 vjeç, në atë të datave
të lindjes u takon të jenë 20.
Në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës ka pasur tentativa për
ta ndryshuar disi këtë "padrejtësi".
Sot, bebeve që do të vijnë në
jetë në disa shtete të vendit do
t'u bëhen dhurata falas dhe festa
të mëdha ditëlindjesh, pasi që
të festojnë një përvjetor të tillë
sërish atyre do t'u duhet të presin
edhe 4 vjet të tjerë. Por, në
fund të fundit përse na duhet
kjo shtesë në ditët tona çdo 4
vjet? Cili është qëllimi i tij? Sipas
specialistit të Observatorit
Mbretëror, viti i brishtë ka për
qëllim, në njëfarë mënyre, t'u
japë kuptim ritmeve natyrore.
Nëse një kalendar bazohet në
ciklet natyrore të Diellit dhe
Hënës ai nuk do të funksionojë,
ndaj duhet ndërhyrje. Termi
teknik i kësaj ndërhyrjeje është
"faktori i rremë". Pikërisht viti ..

AUGUST CEZARI
Në vitin 8 para Krishtit, August Cezari,
pasuesi reformator i Juliusit, pasi i bëri
ca ndryshime të tjera kalendarit, e la vitin
e brishtë në fuqi dhe kalendari i krijuar
prej tyre zgjati deri në shekullin 16-të

brishtë është "një faktor i rremë".
Në Egjiptin e lashtë mësuan se
bota nuk rrotullohet rreth Diellit
çdo 365 ditë, por thuajse me një
çerek dite më shumë, pra me
rreth 6 orë më shumë. Ky fakt i ka
ngatërruar civilizimet përgjatë
mijëvjeçarëve. Një tjetër fakt
është se viti natyror e ndryshon
kohëzgjatjen e tij, për shkak të
faktorëve të parashikueshëm, të
tillë si ndryshimi i orbitës dhe rrjetës
gravitacionale apo edhe
ndikimeve të paparashikueshme
të likuideve që ndodhen
në qendër të Tokës. Kur Laboratori
Kombëtar i Fizikës në Teddington
shpiku orën atomike në
vitet '50, u zbulua se kohëmatja
e bazuar në vibrimin e atomeve
ishte më e saktë se ajo e Tokës.
Në vitet '70 doli nevoja e një
tjetër "faktori të rremë". Kësisoj
u fut sekonda shtesë për të bërë
bashkë si kohën e rrotullimit të
Tokës rreth Diellit, ashtu edhe
kohën e matur sipas vibrimeve
atomike. Por sekonda shtesë nuk
shtohet për çdo vit. Vendimi për
shtimin ose jo të saj (deri tani në
fakt është shtuar çdo vit) merret
nga Shërbimi Ndërkombëtar i
Rrotullimit të Tokës në Paris.
Sekonda e fundit është shtuar
më 1 janar të vitit 2006 dhe shkaktoi
pak diskutime, e ndërkohë
po të vini re sinjalin e orës në
stacionin televiziv BBC, që nga
ajo datë ajo transmetohet me një
"bip" shtesë. اështja e matjes
dhe mënyrave të matjes së kohës
është bërë shpesh edhe çështje
diskutimesh politike. Kështu,
disa vjet më parë, Shtetet e Bashkuara
sugjeruan që koha duhej
të matej sipas orës atomike, që
do të thotë të heqësh dorë nga

PTOLEM II
Ndër tentativat e
para të përcaktimit
të kohës, një nga ato
që hodhën themelet e
kalendarit modern u
bë nga sundimtari i
Egjiptit Ptolem II, në
periudhën 238 para
Krishtit. Duke qenë
se viti llogaritej të
kishte përafërsisht
365 ditë, sundimtari
paraqiti ciklin e njohur
tashmë të tre
viteve standarde ose
të zakonshme dhe
vitit të katërt që do të
kishte një ditë shtesë

JUL CEZARI
Jul Cezari e
risolli në jetë
për të simbolizuar
edhe një
fillim të ri për
Romën. I
këshilluar nga
një astronom
egjiptian, Cezari
i shtoi një
ditë vitit dhe
atë ia shtoi
muajit më të
shkurtër, shkurtit,
i cili në krye
të katër viteve
bëhej me
29 ditë

..shtimi i sekondës shtesë. Nëse
kjo do të pranohej, atëherë për
herë të parë koha nuk do të varej
më nga lindja dhe perëndimi i
Diellit. اështja e përcaktimit të
kohës ka qenë shpesh në qendër
të kundërshtive dhe jo fort çuditërisht
variantet e dhëna për të
kanë qenë gërshetuar shpesh
me politikën. Ndër tentativat e
para të përcaktimit, një nga ato
që hodhën themelet e kalendarit
modern u bë nga sundimtari i
Egjiptit Ptolem II në periudhën
238 para Krishtit. Duke qenë se
viti llogaritej të kishte përafërsisht
365 ditë, sundimtari paraqiti
ciklin e njohur tashmë të tre
viteve standarde ose të zakonshme
dhe vitit të katërt, që do të
kishte një ditë shtesë. Por kjo reformë
u braktis shpejt. Dy shekuj
më vonë, Jul Cezari e risolli në
jetë për të simbolizuar edhe një
fillim të ri për Romën. I këshilluar
nga një astronom egjiptian,
Cezari i shtoi një ditë vitit dhe
këtë ditë ia shtoi pikërisht muajit
më të shkurtër, shkurtit, i cili në
krye të katër viteve bëhej me 29
ditë. Në vitin 8 para Krishtit, August
Cezari, pasuesi reformator i
Juliusit, pasi i bëri ca ndryshime
të tjera kalendarit, e la vitin e
brishtë në fuqi dhe kalendari i
krijuar prej tyre zgjati deri në
shekullin e 16-të. Veç ndryshimeve
të vogla, në kalendar mbeti
përjetësisht edhe emri i tyre, përkatësisht
Julius për korrikun dhe
August për gushtin. Në shekullin
e 16-të, kalendari kishte një
vonesë prej 10 ditësh. Në vitin
1514, Papa Leon X, në një letër
dërguar Henrit VIII, shkruante se
"heretikët hebrenj" po qeshnin
me gabimet e kalendarit të krishterë.
Por nuk mori përgjigje nga
monarku dhe indiferenca e
pasardhësve të Henrit bëri që
çështja të shtyhej edhe për 60 vjet
të tjerë, derisa në vitin 1572, Gregori
XIII erdhi në krye të papatit.
Sikurse edhe Jul Cezari, Papa
Gregori XIII ishte i vendosur që të
rishihte autoritetin e Romës.
Ndër reformat e ndryshme që
propozoi ishte edhe ndreqja e
kalendarit. Kështu, u vendos në
24 shkurt të vitit 1582 që të korrigjoheshin
defektet e kalendarit
Julian, duke lënë jashtë vitet e
brishta në fillim të shekujve,
përveç atyre që plotëpjesëtoheshin
me 400. Si rezultat, 1900-
a nuk ishte një vit i brishtë, por
2000 ishte. Për ta ndrequr sa më
mirë kalendarin, Gregori ur-
dhëroi heqjen e 10 ditëve nga
muaji tetor i vitit 1518. Një gjë e
tillë u pranua nga vendet katolike,
por edhe nga disa të tjera
protestante. Kështu lindi kalendari
Gregorian. Kalendari Gregorian
ishte i qëndrueshëm, por kjo
nuk do të thotë që nuk pati tentativa
për ta ndryshuar me sisteme
të reja. Më radikali ishte ai i
Revolucionit Francez, sipas të cilit
u propozua riemërtimi i 12
muajve të vitit, pra me emra të
tjerë dhe po sipas këtij propozimi
java do të kishte 10 ditë, në
vend të 7 ditëve që ka aktualisht
dhe vetë ditët do të kishin vetëm
10 orë, secila pre tyre do të përbëhej
nga 100 minuta dhe një
minutë do të kishte 100 sekonda.
Një tjetër tentativë për të ndryshuar
kalendarin u bë me
ardhjen e komunizmit. Revolucionarët
rusë sugjeruan se kalendari
i stilit të ri sovjetik duhej të
bazohej në 12 muaj, me nga 30
ditë secili. Por edhe kjo përpjekje
e pati jetën e shkurtër dhe nuk u
realizua kurrë. Sipas studiuesve
të Oksfordit, çdo 10 mijë vjet kalendari
do të jetë 3 ditë, 17 minuta
dhe 33 sekonda mbrapa. Pavarësisht
përpjekjeve që bëhen
për përcaktimin e saktë të kohës,
sipas disa specialistëve të Oksfordit,
ajo duhet të bazohet te
natyra dhe duhet të ketë lidhje
me Diellin, Hënën dhe yjet. Nëse
do të krijojmë zgjidhje që janë
jashtë hapit të natyrës, do të
ndeshemi me shumë probleme
të paparashikueshme. Nuk duhet
të harrojmë kurrë se jemi
pjesë e natyrës, si gjithçka tjetër
që na rrethon.

"Personave që kanë lindur më 29
shkurt u takon që të mbeten të rinj
për një kohë të gjatë, pasi, për
shembull, në rast se në moshën reale
janë 80 vjeç, në atë të datave të lindjes
u takon të jenë 20"
 
Back
Top