Misteret e piramides

Titulli: Misteret e piramides

Misteret e Piramides
Shiko fotografinë 1414318Varri që përmbante kodet është zbuluar, por përmbajtja e kodeve nuk ishte deshifruar në mënyrë të rregullt për shume vite me radhë. Po nuk ka qenë para qershorit të vitit 1976 kur një grup i vogël arriti të hynte në këto dhoma gjigande të nëndheshme, thellë nën Piramidën e Gizës (ose siç njihet ndryshe ajo e Keopsit). Grupi deklaron se ka arritur të regjistrojë me mijëra mikrofilma mbi atë që zbuluan aty, gjëra që provojnë vizita të largëta në kohëe nga jashtëtokësorët, civilizime të nëndheshme dhe shoqëri shumë të zhvilluara në Tokë.

Mund të duket një deklaratë shumë fantastike ose një bllof, por kini parasysh një fakt që nëse kjo është e vërtetë, komuniteti shkencor konservativ si dhe forcat e mëdha politike qeverisëse do të bënin ç'është e mundur për të ndaluar daljen në publik të këtij informacioni. Kjo deklaratë nuk është e pabazuar, sepse raportet e sapo nxjerra të projektit të zbulimit tregojnë qartë që ata që janë në pushtet, kanë arritur të mbulojnë në mënyrë pothuajse perfekte si dhe të mohojnë vizitat e shumta të jashtëtokësorëve në 60 vitet e fundit. Një tjetër forcë e madhe që përpiqet të mjegullojë, madje dhe të zhdukë komplet këto zbulime, është dhe vetë kisha dhe feja perëndimore. Vetë autori ka qenë biri i një prifti dhe ai vetë konfirmon që bërja publike e këtyre fakteve do të tregonte atë që "Zoti" nuk ishte ai që krijoi tokën dhe njeriun, disa mijëra vjet më parë, siç thuhet në Bibël. Pra, këto arsye janë më se të mjaftueshme për këdo që të kuptojë pse-në e fshehjes së gjithë këtyre informacioneve të së kaluarës së njerëzimit dhe arritjeve që këto civilizime kanë patur në shkencë dhe teknologji.


Le të vazhdojmë me zbulimin e misterit të madh


"Kjo ndërmarrje e pazakontë në këto dhoma sekrete ishte shumë e kushtueshme, jo vetëm në aspektin monetar, por në atë të katër jetëve njerëzore që u humbën në vitet që vijuan fill mbas ekspeditës dhe që kishin lidhje me hyrjen në ato dhoma dhe informacionin që u gjet aty. Ndonëse asgjë nuk u lëviz nga dhomat, mikrofilmat treguan se ishin shumë më të vlefshme se çdo metal apo vlerë monetare për të cilat ka shumë veta që i vënë mbi jetën njerëzore. ثshtë tërësisht e dyshimtë që këto mikrofilma do të vihen ndonjëherë në dispozicion të publikut dhe do të vazhdojnë të mbahen të ruajtura me të njëjtin fanatizëm dhe sekret si anija hapësinore që është kapur dhe ruhet në bazën tonë ajrore.

Ato që janë të regjistruara në këtë varr, janë po aq afër pafundësisë sa dhe vetë koha dhe, nëse do ishin arritur të fotografoheshin të gjitha disqet dhe pjatat (jo vetëm 2700 prej tyre), sot shumë gjëra do ishin zgjidhur dhe njeriu do të çlirohej përfundimisht nga frika që i rëndon shpirtin prej paditurisë dhe të panjohurës. Ne mbase kemi arritur të fitojmë një njohuri të mjaftueshme për të zgjatur vitet e jetës sonë, të ndryshojmë meënyrën e jetesës për të gjithë ata që popullojnë tokën, të ndalojmë urinë masive që ka përfshirë vendet e botës së tretë, të gjejmë kurën për sëmundjet si kanceri dhe të tjera sëmundje të pashërueshme, dhe eventualisht të krijojmë një racë të re njerëzore pa lakminë dhe babëzinë e kësaj që bëjmë pjesë tani. Nëse do të kishim gërmuar më thellë dhe do të kishim fotografuar, më shumë mund të kishim arritur të zbulonim sekretin e makinerive të antigravitetit, të perfeksiononim teknologjinë lazer dhe të përmirësonim shoqërinë tonë, të përmirësonim udhëtimin brenda përbrenda planetit tonë, të prodhonim ushqime të përmasave shumë të vogla, por në gjendje për të shuar urinë e miliona njerëzve, dhe së fundi do të mund të gjenim përdorimin e tingullit në telekinezi dhe teletransportim.

Ajo çfarë keni lexuar në faqet paraardhëse është vetëm baza e vërtetë e ekspeditë dhe një përmbledhje e shkurtër e të dhënave të marra. Duke qenë se piramida është një evidencë e të kaluarës së njerëzimit dhe nuk mund të dublikohet, atëherë mund të themi me plot gojën se Arka e Nohas, UFO-t dhe atlantidasit futen në të njëjtën kategori, pra pjesë e një teknologjie shumë të avancuar e një civilizimi që dikur popullonte tokën tonë. Pra, neëse këto të vërteta thelbësore tashmë janë të dukshme, atëherë si është e mundur që të mohohet përmbajtja e këtij varri (në themelet e piramidës) ose vetë fakti i ekzistences së varrit?

Nuk është dhe aq e vështirë të imagjinosh teknologjitë e të parëve tanë, në krahasim me këto tonat tani. Përparimi i tyre ishte i bazuar në njohurinë supreme të transmetuar nga të tjerë për miliona vite, ndërsa përparimi ynë është i bazuar në endjet pa fund të trupave tanë për të arritur të fitojmë një pjesë fare të pallogaritshme zhvillimi.


Udhëtimi për në varr


... ajo që do të lexoni tani, mund të habisë shumë prej jush, mund të ofendojë dhe krijojë mosbesim tek pjesa tjetër, por ajo që do të lexoni është fakt dhe ka rezultuar nga një ekspeditë aktuale në një dhomë të ndaluar dhe një sekreti madhështor - të ndërtuara nga një racë inteligjente shumë shekuj përpara se sa besimi aktual që Adami dhe Eva ishin njerëzit e parë të vendosur në Tokë. Për të gjithë ata që kanë një bindje të theksuar fetare, nuk jam duke u paraqitur faktet e gjetura në formën e një sakrilegji kur i referohem Adamit apo Evës, sipas standardeve biblike (vetë babai i autorit ka qenë prift).

Pak javë përpara zbulimit të kësaj ekspedite të hyrjes së fshehtë në pjesën e jashtme të Piramidës, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Californias sapo kishin mbaruar ekzaminimin e jashtëm të strukturës, duke përdorur aparatura me rreze infra për të përcaktuar nëse kishte ose jo ndonjë kalim sekret ose dhomë sekrete në brendësi të Piramidës të padiktuar nga vëzhgimet e mëparshme. Në momentin që këto rreze fokusoheshin në Piramide, çdo pjesë solide do t'i kthente këto pjesë mbrapsht dhe në rast të kundërt, pra nëse do të kishte ndonjë hapje ose hapësirë, ato absorboheshin më shumë se zakonisht. Kjo mënyrë ekzaminimi nxori në pah ekzistencën e rrugëkalimeve të brendshme si dhe të dhomave që dihen nga studiuesit. Por ajo që shkencëtarët nuk dinin, ishte fakti i absorbimit të rrezes në një të miliontën e sekondës, e cila në fakt tregonte për shkallët sekrete, të cilat ndodheshin fill mbrapa dhomës së mbretit dhe mbretëreshës. Në këtë rast jemi duke folur për një hapje të madhe prej 74 cm si rrugëkalim, që ishte në linjë direkte me këto rreze infra. Një rrugëkalim kaq i ngushtë është e natyrshme që s'do arrihej të diktohej dhe poshtë këtyre dhomave, struktura rrethuese ishte shumë e ngjeshur që të lëshonte rrezet që përmendëm. Pra, me pak fjalë, ky eksperiment i universitetit nxori në pah asgjë më shumë se hapjet e zakonshme që ishin parë dhe asnjë nga kalimet e brendshme.

Sidoqoftë, një grup i zgjedhur njerëzish të kësaj ekspedite (përfshi këtu dhe vetë autorin e librit) kishin dijeni më së miri për një hyrje të fshehtë dhe një lloj kalimi të brendshem, i cili deri në qershor të vitit 1976 i kishte shpëtuar pikasjes nga specialistët që kishin skanuar sipërfaqen me instrumenta nga më të sofistikuarit. Siç e kam nënvizuar në hyrje të këtij libri, vetë hyrja për në tunel u zbulua mbas 40 vjet kërkimesh intensive, gabime, dështime dhe ndërhyrjesh nga qeveria egjiptiane.

Duke hyrë në Piramidë nëpërmjet këtij kalimi sekret, duhet të kuptoni që nëse ky fakt do të zbulohej nga zyrtarët egjiptianë ose nga rojet e shumta që ishin aty, grupin e shkencëtarëve e priste burgu i sigurt ose dhe ekzekutimi me vdekje pa asnjë mundësi amnistie, pasi do të konsiderohej si një mizori ndaj qeverisë së vendit.

Sa për t'ju dhënë një informacion paraprak mbi hyrjen sekrete për në dhomat e nëndheshme, ka dy rrugë të panjohura (për shumicën dërrmuese të lexuesve të këtyre rreshtave). Njëra nga hyrjet ndodhet afër majës së Piramidës ku forcat magnetike luajnë një rol vendimtar në hapjen e dyerve (vendndodhja e saktë do të mbahet e fshehtë) dhe hyrja tjetër ndodhet poshtë bazës së varrit të fshehtë në Dhomën e Regjistrimeve (kështu u quajt dhoma ku u gjetën materialet historike).

ARMIN TIRANA
Nga : Gazeta Rilindjademokratike
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top