Misteret e piramides

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Dhoma gjigande te fshehura ne thellesi poshte piramides se Gizes


Nga David H. Lewis, New Jersey, USA i cili ka shpenzuar vite te tera ne studimin e doreshkrimeve te lashta dhe deshifrimin e hieroglifeve.

(Pjesa qe po hedh ketu ne forum eshte marre nga libri me te njejtin titull si ai i temes)


Parathenie: Ne kete shkrim (liber) autori deklaron se nje hyrje e panjohur dhe sekrete per ne Piramiden e Madhe eshte gjetur duke u bazuar ne te dhenat dhe kodet e deshifruara qe u zbuluan ne nje varr ne vitin 1936. Varri qe permbante kodet eshte zbuluar ne lindje te Athines por permbajtja e kodeve nuk ishte deshifruar ne menyre te rregullt per shume vite me rradhe. Po – nuk ka qene para qershorit te vitit 1976 kur nje grup i vogel arriti te hynte ne keto dhoma gjigande te nendheshme, thelle nen Piramiden e Gizes (ose sic njihet ndryshe ajo e Keopsit). Grupi deklaron se ka arritur te rregjistroje me mijera mikrofilma mbi ate qe zbuluan aty, gjera qe provojne vizita te largeta ne kohe nga jashtetoksoret, civilizime te nendheshme dhe shoqeri shume te zhvilluara ne Toke. Mund te duket nje deklarate shume fantastike ose nje bllof por kini parasysh nje fakt qe nese kjo eshte e vertete, komuniteti shkencor konservativ si dhe forcat e medha politike qeverisese do te benin ceshte e mundur per te per te ndaluar daljen ne publik te ketij informacioni. Kjo deklarate nuk eshte e pabazuar sepse raportet e sapo nxjerra te Projektit Zbulimi tregoojne qarte qe ata qe jane ne pushtet kane arritur te mbulojne ne menyre pothuajse perfekte si dhe te mohojne vizitat e shumta te Jashtetoksoreve ne 60 vitet e fundit. Nje tjeter force e madhe qe perpiqet te mjegulloje madje dhe te zhduki komplet keto zbulime eshte dhe vete Kisha dhe feja perendimore. Vete autori ka qene biri i nje prifti dhe ai vete konfirmon qe berja publike e ketyre fakteve do tregonte ate qe “Zoti” nuk ishte ai qe krijoi token dhe njeriun disa mijera vjet me pare sic thuhet ne bibel. Pra keto arsye jane mese te mjaftueshme per kedo qe te kuptoje psene e fshehjes se gjithe ketyre informacioneve te se kaluares se njerezimit dhe arritjeve qe keto civilizime kane patur ne shkence dhe teknologji.

Le te vazhdojme me zbulimin e misterit te madh.

“Kjo ndermarrje e pazakonte ne keto dhoma sekrete ishte shume e kushtueshme, jo vetem ne aspektin monetar por ne ate te kater jeteve njerezore qe u humben ne vitet qe vijuan fill mbas ekspedites dhe qe kishin lidhje me hyrjen ne ato dhoma dhe informacioni qe u gjet aty. Ndonese asgje nuk u leviz nga dhomat, mikrofilmat treguan se ishin shume me te vlefshme se cdo metal apo vlere monetare per te cilat ka shume veta qe i vene mbi jeten njerezore. Eshte teresisht e dyshimte qe keto mikrofilma do vihen ndonjehere ne dispozicion te publikun e gjere dhe do vazhdojne te mbahen te ruajtura me te njejtin fanatizem dhe sekret si anija hapsinore qe eshte kapur dhe ruhet ne Bazen tone Ajrore.

Ato qe jane te rregjistruara ne kete varr jane po aq afer pafundesise sa dhe vete koha dhe nese do ishin arritur te fotografoheshin te gjitha disqet dhe pjatat (jo vetem 2700 prej tyre) sot shume gjera do ishin zgjidhur dhe njeriu do clirohej perfundimisht nga frika qe i rendon shpirtin prej paditurise dhe te panjohures. Ne mbase kemi arritur te fitojme nje njohuri te mjaftueshme per te zgjatur vitet e jetes sone, te ndryshojme menyren e jeteses per te gjithe ata qe popullojne token, te ndalojme urine masive qe ka perfshire vendet e botes se trete, te gjejme kuren per semundjet si kanceri dhe te tjera semundje te pasherueshme dhe eventualisht te krijojme nje rrace te re njerezore pa lakmine dhe babezine e kesaj qe bejme pjese tani. Nese do kishim germuar me thelle dhe do kishim fotografuar me shume mund te kishim arritur te zbulonim sekretin e makinerive te antigravitetit, te perfeksiononim teknologjine lazer dhe te permiresonim shoqerine tone, te permiresonim udhetimin brenda perbrenda planetit tone, te prodhonim ushqime te permasave shume te vogla por ne gjendje per te shuar urine e miliona njerezve dhe se fundi do te mund te gjenim perdorimin e tingullit ne telekinezi dhe teletransportim.

Ajo cfare keni lexuar ne faqet parardhese eshte vetem baza e vertete e ekspedites dhe nje permbledhje e shkurter e te dhenave te marra. Duke qene se Piramida eshte nje evidence e te kaluares se njerezimit dhe nuk mund te dublikohet, atehere mund te themi me plot gojen se Arka e Nohas, Ufo-t dhe Atlantidasit futen ne te njejten kategori, pra pjese e nje teknologjie shume te avancuar e nje civilizimi qe dikur popullonte token tone. Pra nese keto te verteta thelbesore tashme jane te dukshme, atehere si eshte e mundur qe te mohohet permbajtja e ketij varri (ne themelet e piramides) ose vete fakti i ekzistences se varrit?
Nuk eshte dhe aq e veshtire te imiagjinosh teknologjite e te pareve tane ne krahasim me keto tonat tani. Perparimi i tyre ishte i bazuar ne njohurine supreme te transmetuar nga te tjere per miliona vite ndersa perparimi yne eshte i bazuar ne endjet pa fund te trupave tane per te arritur te fitojme nje pjese fare te pallogaritshme zhvillimi.

Udhetimi per ne Varr

... ajo qe do lexoni tani mund te habisi shume prej jush, mund te ofendoje dhe krijoje mosbesim tek pjesa tjeter por ajo qe do lexoni eshte fakt dhe ka rezultuar nga nje ekspedite aktuale ne nje dhome te ndaluar dhe nje sekreti madheshtor – te ndertuara nga nje rrace inteligjente shume shekuj perpara sesa besimi aktual qe Adami dhe Eva ishin njerezit e pare te vendosur ne Toke. Per te gjithe ata qe kane nje bindje te theksuar fetare nuk jam duke i paraqitur faktet e gjetura ne formen e nje sakrilegji kur i referohem Adamit apo Eves sipas standarteve bilbike. (vete babai i autorit ka qene prift).

Pak jave perpara zbulimit te kesaj ekspedite te hyrjes se fshehte ne pjesen e jashteme te Piramides, nje grup shkenctaresh nga Universiteti i Californias sapo kishin mbaruar ekzaminimin e jashtem te struktures duke perdorur aparatura me rreze infra per te percaktuar nese kishte ose jo ndonje kalim sekret ose dhome sekrete ne brendesi te Piramides te padiktuar nga vezhgimet e meparshme. Ne momentin qe keto rreze fokusoheshin ne Piramide, cdo pjese solide do i kthente keto pjese mbrapsht dhe ne rast te kundert pra nese do kishte ndonje hapje ose hapesire ato absorboheshin me shume se zakonisht. Kjo menyre ekzaminimi nxorri ne pah ekzistencen e rrugalimeve te brendeshme si dhe te dhomave qe dihen nga studiuesit. Por ajo qe shkenctaret nuk dinin ishte fakti i absorbimit te rrezes ne nje te milionten e sekondes e cila ne fakt tregonte per shkallet sekrete te cilat ndodheshin fill mbrapa dhomes se Mbretit dhe Mbretereshes. Ne kete rast jemi duke folur per nje hapje te madhe prej 74 cm si rrugekalim qe ishte ne linje direkte me keto rreze infra. Nje rrugekalim kaq i ngushte eshte e natyrshme qe sdo arrihej te diktohej dhe poshte ketyre Dhomave, struktura rrethuese ishte shume e ngjeshur qe te leshonte rrezet qe permendem. Pra me pak fjale ky eksperiment i Universitetit nxorri ne pah asgje me shume se hapjet e zakonshme qe ishin pare dhe asnje nga kalimet e brendeshme.

Sidoqofte nje grup i zgjedhur njerezish te kesaj ekspedite (perfshi ketu dhe vete autorin e librit) kishin dijeni me se miri per nje hyrje te fshehte dhe nje lloj kalimi te brendeshem i cili deri ne qershor te vitit 1976 i kishte shpetuar pikasjes nga sepcialistet qe kishin skanuar siperfaqen me instrumenta nga me te sofistikuarit. Sic e kam nenvizuar ne hyrje te ketij libri, vete hyrja per ne tunel u zbulua mbas 40 vjet kerkimesh intensive, gabime, deshtime dhe nderhyrjesh nga qeveria Egjyptiane.

Duke hyre ne Piramide nepermjet ketij kalimi sekret duhet te kuptoni qe nese ky fakt do zbulohej nga zyrtaret Egjyptiane ose nga rojet e shumta qe ishin aty, grupin e shkenctareve e priste burgu i sigurt ose dhe ekzekutimi me vdekje pa asnje mundesi amnistie pasi do konsiderohej si nje mizori ndaj qeverise se vendit.

Sa per tju dhene nje informacion paraprak mbi hyrjen sekrete per ne dhomat e nendheshme, ka dy rruge te panjohura (per shumicen derrmuese te lexuesve te ketyre rrjeshtave). Njera nga hyrjet ndodhet afer majes se Piramides ku forcat magnetike luajne nje rrol vendimtar ne hapjen e dyerve (vendndodhja e sakte do mbahet e fshehte) dhe hyrja tjeter ndodhet poshte bazes se varrit te fshehte ne Dhomen e Rregjistrimeve (keshtu u quajt dhoma ku u gjeten materialet historike).

vazhdon...
__________________
 
vazhdimi......

Vendndodhja e sakte e hyrjes, afer majes se piramides nuk ishte percaktuar me saktesi deri ne momentin kur u be nje ekzaminim i kujdesshem i cdo guri ne dhjete shkallet e fundit ne gjatesi dhe lartesi. Edhe mbasi shkrimet e lashta ishin perkthyer dhe deshifruar dolen shume veshtiresi per te gjetur gurin e sakte i cili tregonte nje ndarje nga guri tjeter aq te holle sa nje fije floku midis mbushjes me cimento dhe gurit qe pasonte. Thjesht duke ecur me pellembe dhe analizuar cdo gur do ishte e pamundur te dallohej nje krisje kaq e imet dhe per kete arsye kaluan muaj te tere pa asnje rezultat dhe te mbushura me deshperim per shkak te deshtimit. Sipas teksteve te gjetura guri duhet te levizte mbrapsh, pra te futej brenda duke perdorur nje komande verbale (zanore) dhe duke perdorur frekuencen dhe tingullin e duhur. Ky ishte perfundimi qe ishte arritur, pra per te qene ne gjendje te gjehej hyrja sekrete duhej perdorur nje diktofon. Vete fakti i kuptimit te perdorimit te tingullit ishte nje arritje jo e vogel. Cfare mbetej ishte interpretimi i sakte i shkrimit origjinal te gjetur ne Greqi.

Hyrja e sakte per ne Tempullin e Sfinksit po ashtu kishte mbetur nje sekret i ruajtur me se miri dhe mbas 10.978 vjetesh dihet vetem nga disa persona te vecante. Ky Tempull eshte nje vezullim i nje bukurie te papare me zbukurimet e floririt qe te lene pa mendje dhe me morine e shumte te gureve te cmuar te vendosura tek altari sekret, harqe te nje arkitekture te pazakonte, mure te mermerte jashtezakonisht te lemuar dhe me nje ngjyre te purpurte dhe me dyshemene ne ngjyre argjendi e mbushur me hieroglife te panjohura. Diku midis morise se mureve prej mermeri dhe shtyllave mbajtese ndodhet nje dere sekrete dhe nje kalim per ne varrin poshte Piramides se Gizes. Sot, si Piramida ashtu dhe Sfinksi ruhen 24 ore ne dite me roje te shumta dhe turistet mbahen larg nga keto dy struktura.

Qe dikush te hyje ne hyrjen sekrete qe ndodhet ne maje te Piramides duhet te ndodhet saktesisht perpara nje guri te caktuar dhe te kete hapesire te mjaftueshme per te manovruar ne rast se arrin sukses ne hapjen e kalimit sekret. Kur dy nga pjestaret e grupit tone ishin gati me fjalekalimin sekret dhe me tingujt e duhur vibracional, askush nuk ishte i sigurt sesi do funksiononte. Per disa nga skeptiket qe jane gjithmone pjese e cdo grupi, levizja e ketyre gureve jo vetem ishte e pamundur dhe jo praktike por edhe e padegjuar me pare ne asnje teori shkencore. Per kete arsye ata ishin te bindur qe 40 vitet e kushtuara ketij studimi ne realitet ishte thjesht nje perpjekje e kote, nje trill mashtrues qe njerezit antik kishin hartuar per te futur ne qorrsokak ata do qe arrinin te deshifronin kuptimin e sakte te doreshkrimeve antike qe u zbuluan ne te dale te Athines, Greqi ne vitin 1936. Ndonese te gjithe pjestaret e kesaj ekspedite mbronin deri ne nje fare mase vertetesine e informacionit te ketyre doreshkrimeve, perseri kishte doza te medha skepticizmi dhe mosbesimi.

Perpara se te tentohej duke provuar disa vibracione verbale, duheshin bere pergatitje te shumta dhe te konsiderueshme. Duheshin bere studime para se gjithash per tju fshehur rojeve te shumta dhe tentativa duhej kryer ne momentin e nderrimit te tyre dhe ne ate ore kur vemendja e tyre ishte me e paket dhe nderprisnin patrullimin e zakonshem perreth Piramides. Ishte rregjistruar qe cdo grup i perbere nga 8 roje nderrohej cdo 4 ore dhe ky sherbim kryej per 12 ore rrjesht, nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 6 te pasdites. Pra ishte nje turn prej 12 oresh dhe duke qene se gjithe turistet duhet te largoheshin nga Piramida brenda ores 4.30 te pasdites, turni i tyre mbaronte ne fund te intervalit 12 oresh. Per shkak te disa vonesave te zakonshme ishte e pamundur qe te kryej ndonje levizje e sigurt deri ne oren 8 te mbremjes. I vetmi roje i mbetur ne hyrje te Piramides nuk paraqiste asnje problem pasi pozicioni i tij i rojes ishte ne krahun e kundert te hyrjes sekrete qe ndodhej ne murin jugor.

Data per te kryer hapin e pare ishte caktuar per 5 Marsin 1976 ne nje nate ku do mungonte ndricimi i henes per te pakten 4 ore. Perpjekja e pare rezultoi e kote per deshperimin e te gjithe grupit dhe nete te tjera me te njejtin rezultat pasuan deri sa grupi u derrmua fizikisht dhe emocionalisht mbas heres se 20-te. Pavaresisht nga reflektimi i drites se Henes, grupi kishte kryer ngjitje te panumerta ne majen e Piramides, pra lartesia prej 450 kembesh dhe fatmiresisht nuk ishin vene re nga askush. Perpjekja dhe insistimi i tyre u be akoma me i deshperuar dhe filluan te mos ruheshin me nga roja.

U krye nje total prej 37 perpjekjesh dhe te gjitha deshtuan. Ne cdo njgitje ku zakonisht perfshiheshin 6 pjestare te ekspedites e perbere prej 11 vetash, fjalekalimet u provuan ne shume vibracione verbale te ndryshme por perseri deshtuan ne hapjen e gurit. Mbas perpjekes se 36 nga te gjithe anetaret u shfaqen shenja te qarta merzije, deshperimi dhe nervash dhe nje mosbesim i hapur filloi ti pushtonte te gjithe. Keto perpjekje te parreshtura e dhane rezultatin e tyre dhe ne rradhet e grupit u duken qarte shenjat e lodhjes. Nga 6 pjestare qe ishin fillimisht ne cdo perpjekje, numri i tyre u reduktua ne 3 dhe keta ishin nga me te vendosurit. Ngjitje zbritjet filluan ne 5 Mars deri ne 6 Qershor pa rezultatin me te vogel.

Por ne oret e mengjesit te dates 7 Qershor 1976, ne qetesine e thelle te nates u degjua dicka ne drejtimin e nje guri te vecante. Drita e dobet e elektrikut te dores (perdorimi i nje ndricimi te fuqishem per arsye qe kuptohen ishte i pamundur) tregoi nje vize fare te holle midis cepave te holle te gurit ku kishte rene cimentoja, asgje me shume. Duke qene se ne dinim cdo centimeter dhe grade perreth atij guri, u be menjehere e qarte qe ajo therrmosje e vogel e cimentos nuk ishte aty me pare. Dicka kishte ndodhur, nje levizje sado qe vogel qe kishte krijuar ate plasaritje dhe zhurmen e cuditshme. Pervec ketyre dy ngjarjeve te pazakonta, nata e dates 7 kaloi e qete.

Do ishte data 9 Qershor (7 Qershor sipas llogaritjeve henore) kur u arrit suksesi qe ishte teresisht aksidental. Rregjistruesi i zerit i toneve te vibracioneve u ndez padashur kur Amend Abouu e shkeli me kembe. Rezultati ishte i menjehershem. Ky bllok guri prej 15 tonelatash filloi te levizte shume ngadale duke u spostuar ne brendesi dhe duke krijuar nje tingull qe ngjasonte me levizjen e nje guri te madh mbi hunj te trashe. Koha e sakte kur ndodhi kjo gje ishte 7 minuta mbas ores 14 (14 plus 7 bejne 21) ose 7 minuta mbas ores 2 am te dates 9 Qershor. Sipas llogaritjeve dhe arsyetimeve qe beme me pas arritem ne perfundimin qe koha e ndare ne shtate ne diten e caktuar, plus tingullin e sakte virbrues te fjalekalimit kryenin hapjen e hyrjes sekrete.

Blloku i gurit levizi (ose rreshkiti) se mbrapthi per nje distance jo me shume se 7 kembe (ose 210 cm) duke lejuar nje hapesire jo me shume se 90 cm dhe kjo per shkak te struktures se zgjatur te shtreses qe ishte nen gur. Ne vend qe te futeshin ne hapjen e krijuar, grupi hezitoi per disa sekonda dhe kjo per shkak te ndodhise dhe papritur dhe gjendjes se shokut. Por vendimi u mor brenda disa sekondave dhe tre eksploratoret u hodhen brenda ne te hapuren e gurit. Sapo krahu i personit te trete u fut brenda, guri gjigand filloi te levizte ngadale duke shkuar perseri ne vend. Koha e pergjithshme e hapjes dhe e mbylljes ishte 35 sekonda plus 49 sekondat qe ndejti e hapur. Ne momentin e hyrjes Amend Abouu qe drejtonte grupin kishte vene gabimisht kemben ne nje pjese te paqendrueshme dhe u rrezua neper shkalle. Rrezimi u pasua nga klithjet e tij dhe ne se patem te veshtire te merrnim me mend qe ai mund te ishte demtuar seriozisht por fatmiresisht doli qe ishte thjesht nje bertitje frike dhe pjesa tjeter ishte reja e madhe e pluhurit qe na pushtoi te gjitheve per minuta te tera duke vonuar zbritjen e metejshme.


mare nga darius.

vazhdon...........
 
vazhdimi.....

Nente muaj perpara 9 Qershorit, kishin riprodhuar nje maket te piramides sipas stilit te Hollywood dhe sidomos pjesa jugore e Piramides (ku ndodhej hyrja) ishte e riprodhuar ne menyre perfekte. Duke e ditur mire qe mbasi te gjitha kerkimet dhe studimet te mbaronin, njeriu qe do i takonte te futej ne kalimin sekret do e kishte kohen shume te kufizuar, ishin bere perpjekje qe te matej koha e sakte qe do duhej per te hyre, perfshi ketu futjen brenda te personit dhe te materialeve dhe me pas koha qe do mbetej deri sa hyrja te mbyllej perseri. Nese nuk ishte bere kjo prove muaj me rradhe, ne momentin kur hyrja u hap realisht, perpjekja e pare qe do behej mund te kishte patur rezultate fatale per ndonjerin ose te gjithe grupin. Ne perfundim u mesua se nese shfrytezohej me kujdes cdo sekonde, koha do mjaftonte per kater veta qe te hynin brenda dhe nese pjestaret nuk do tregonin asnje hezitim kjo do realizohej me sukses (gje qe ashtu ndodhi me te vertete). Ndonese ishte bere nje stervitje disa mujore, asnje nga pjestaret nuk kishte planifikuar qe te merrte me vete ushqime dhe uje dhe ne hyrjen e pare grupi kishte me vete vetem elektriket e dores gje qe ishte shume e gabuar.



Ne momentin qe guri u mbyll, tre eksploratoret e pane veten te “thithur” nga Piramida duke e lene pjesen tjeter te grupit komplet te shtangur pasi nuk ishin ne gjendje te shpjegonin se ku u zhduken shoket e tyre qe i kishin perpara syve vetem disa caste me pare. Agimi i dites se re shtoi me shume ankthin e atyre qe prisnin pasi nuk e kishin idene se ku kishte perfunduar pjesa tjeter e grupit.

Blloku i madh i gurit tashme e kishte perfunduar ciklin prej 49 sekondash dhe tre eksploratoret gjendeshin ne brendesi te Piramides, ne kalimin sekret pa e patur idene se cfare kishin bere, pse e kishin bere dhe se ku do i conte ky kalim i ngushte me shkalle. Menjehere ata u kujtuan qe nuk kishin asnje rezerve ushqimesh, uji, bateri per elektriket e dores apo mjete te ndihmes se shpejte ne rast nevoje. Per te parandaluar nje gjendje paniku ata e shtrenguan veten qe ti harronin keto mendime dhe duke qene se tashme ndodheshin ne kurth, e vetmja rruge ishte te ndiqnin kalimin e ngushte neper shkalle dhe te zbulonin se ku do i conte. Duke ndare mendimet me njeri tjetrin dolen ne konkluzionin qe mbase guri qe hapen mbase nuk do pergjigjen ne te njejten menyre ndaj toneve vibracionale, sidomos nga brenda gurit. Dhe kjo ide i shtyu te mendonin qe mbase nuk do arrinin te dilnin me nga Piramida dhe gjithe mundimet dhe perpjekjet e tyre do shkonin dem. Ketu, ne erresiren dhe pluhurin qe mbulonte gjithshka ata pyesnin veten nese keto 40 vjet kerkimesh do arrinin te jepnin frytet e tyre dhe nese do ishin keta ata qe do mblidhnin keto fryte apo jo.

Kalimi ishte i ngushte ndersa shkallet dhe muret ishin me gure te mprehte. Nje levizje e gabuar ne drejtim te tyre mund te shkaktone carje serioze te lekures dhe prania mijera vjecare e pluhurit dhe e mykut tregonte per nje numer mikrobesh qe e kalonte miliardin. Ne momentin qe ndoheshin brenda ata e paten te qarte qe e vetmja rruge ishte te vazhdonin kalvarin e tyre dhe te eksploronin kalimin sekret. Mbase nje gllenjke wisky do mjaftonte qe te shplanin gryket nga pluhuri dhe rera ndersa disa vafera per tju rritur energjine, uje, nje aparat fotografik dhe elektrike dore te tjere si dhe bateri rezerve do te ishin mese te nevojshme.

Kishte kaluar pothuajse nje ore dhe te tre vazhdonin te qendronin me maje te shkalleve duke analizuar dhe studiuar me kujdes cdo ndarje ne gur qe nuk dukej e zakonshme. Ajo per te cilen u binden ishte qe guri qe kishte levizur duke ju mundesuar hyrjen per ne kalim, nuk ishte aspak mekanik. Nuk kishte asnje gjurme per te mbeshtetur kete teori, asnje mekanizem hidraulik, rrota, zinxhir, litar, fije elektrike ose forca magnetike, te dukshme ose te padukshme. Ishte e pamundur qe te percaktohej menyra sesi levizte guri masiv.

I vetmi zbulim i pazakonte i cili ishte i pamundur qe te percaktohej se cfare ishte per shkak te pozicionit te pavaforshem ne te cilin ndoheshin tre eksploratoret ishte nje brazde ne forme prerje qe ndodhej poshte qendres se gurit. Nese kishte ndonje shtrat nen gur qe mundesonte levizjen, ishte e pamundur qe te vihej re. Ne lidhje me faktin qe levizja e gurit mund te kryhej ne menyre elektronike, kjo nuk mund te perjashtohej si mundesi pasi mekanizmi mund te ishte i vendosur ose fshehur ne brendesi te tarraces poshte te ciles ndodhej guri. Sidoqofte “mekanizmi” mbetet nje mister edhe sot e kesaj dite. Duke e pare situaten me nje kendveshtrim shkencor mund te themi se shume nga sekretet e te kaluares sone antike mbeten te ruajtura mire dhe keta njerez te cilet njehere e nje kohe banonin ne nje kontinent me nje zhvillim te jashtezakonshem teknologjik padyshim kane patur dijeni per kleckat e detajuara te elektronikes, teletransportimit, energjise termoberthamore, ndricimin me drite te lenget (pa perdorur elektricitet), fuqine ende te fshehte te merkurit (zhives) dhe artin e ngritjes pezull nepermjet perdorimit te virbacioneve te tingullit. Me keto ide ne koke eshte e kuptueshme qe rreshqitja e gurit mbetet nje sekret i madh por nese arrihet te kuptohet parimi atehere eshte dicka qe mund fakt i llogjikes shkencore.

Pra grupi i tre eksploratoreve tashme i futur brenda Piramides shqyrtonte me vemendje pamjen e erret qe kishte perpara dhe provonte nje ndjesi te pahasur me pare ne heshtjen e thelle dhe te pazakonte te ambjentit. Kur u ambjentuan me kete ndjesi dhe duke e ditur qe ndodheshin te mbyllur, mbase pergjithmone, reagimi i pare qe ju erdhi ishte ai i nje deshperimi dhe paniku te thelle. Nje deshire e papermbajtur per te dale jashte dhe per te thithur ajer te fresket i pushtoi te gjithe. Gjate ores se pare te qendrimit ne brendesi te Piramides u bene shume prova me tinguj vibrues dhe me fjalekalime si dhe u perdor i njeti tingull me ate qe shkaktoi hapjen e gurit por pa sukeses. Nje eksperience e tille kujtdo do ti krijonte nje frike te temerrshme qe sdo te mund te kthehej me ne boten e jashtme. Ne nje erresire te tille megjithe driten e dobet te tre elektrikeve te dores te pushtonte nje klaustrofobi (frike nga ambjentet e mbyllura) e papershkrueshme qe mund te krahasohej vetem me ambjentin qe e rrethonte, pluhurin dhe mykun i cili dilte jashte cdo mase ne levizjen me te vogel te pakontrollueshme.

Pika e hyrjes nuk ishte shume larg nga nje tunel ajrosjeje i Piramides dhe rryma e ajrit sidoqofte duhej te zbriste deri poshte shkalleve. Perndryshe pa pranine e ketij ajri do ishte e pamundur te merrje fryme vetem me sasine e ajrit qe mund te hynte gjate hapjes se gurit te madh. Ndonese nuk mund te dallonim asnje gjurme te levizjes se ajrit, ai ishte aty megjithese jo aq i fresket apo aromantik sa cdo ta deshironim. Ishte i pranueshem per tu thithur ne momentin kur shperndahej reja e pluhurit dhe kur arrihej te mbahej ne minimun, gje qe ne shumicen e rasteve rezultonte pothuajse e pamundur. Ne nje gjendje te tille ne koke te vijne mendime dhe i thua vetes qe asnje varr i fshehte sado me vlere te jete nuk mund te meritonte nje sakrifice dhe mundim te tille dhe nese fundi i ketyre shkalleve do te na conte ne nje varr sekret por te boshatisur dhe pa asnje dokument historik. Sic e gjetem ne mundesine per tu futur ne kete kalim sekret, ashtu mund ta kene gjetur te tjere para nesh. Keto mendime beheshin akoma dhe me te zeza kur nen driten e dobet te elektrikeve shikoje shkallet e ngushta dhe te pjerrta, guret e mprehte anash tyre dhe muret e thepisura gelqerore.

Keto shkalle formonin nje dizajn ne forme drejtkendore ne nje zone te madhe pikerisht ne zemer te Piramides dhe te conte ne nje thellesi qe i kalonte 980 kembe (rreth 320 metra) nga pika e hyrjes e cila gjendeshe 470 kembe mbi siperfaqen e tokes. Ndersa kalimi neper shkalle ishte vetem 75 cm i gjere dhe jo me shume se 1.85 i larte. Cdo grup shkallesh perbehej nga 57 te tilla dhe ne fund te shkalles se 57-te kishte nje si platforme ne fund te te ciles ngjeshur mbas murit ishte nje e dale e vogel qe mund te sherbente si nje stol, i mjaftueshem vetem per nje njeri. Arsyeja qe pse keto dalje si stola gjendeshin aty ishte e pashpjegueshme pasi nuk mund te ishin projektuar per tu ulur ne nje zone qe nuk ishte bere aspak per te udhetuar. E vetmja vlere shkencore qe mund te mendohej ishte ajo qe vete e dala si stol mund te kishte lidhje me strukuren qendrore te kalimit.


Udhetimi neper shkalle rezultoi me i veshtire sec u mendua fillimisht. Cdo hap qe kryhej ngrinte nje re pluhuri qe e kalonte trashesin e disa centimentrave. Ne intervalin midis cdo ministuhie pluhuri shtoheshe dhe era cpuese e mykut dhe te dyja sebashku e benin zbritjen neper shkalle shume te rrezikshme. Frika kryesore ishte ajo e mbytjes nga pluhuri dhe sidomos rreshqitja neper shkallet e thepisura. Daljet ne forme stoli krijonin nje mundesi per pushim te shkurter por kjo ishte e vlefshme vetem per njerin nga ne, ndersa dy te tjeret duhet te qendronin ne platforme. Nje gllenjke uje per te shpelare grykat tona nga pluhuri i padurueshem do kishte qene me i vlefshem se gjithe ari i Forteses Knox dhe te torturonte ideja qe a ishte apo jo e vlefshme kjo zbritje e rrezikshme neper shkalle ne nje destinacion komplet te panjohur. Mendimi kryesor qe pushtoi gjithe grupin ishte ai qe mbase zbritja neper shkalle nuk do ishte e gjate dhe kishte mundesi qe gjate zbritjes te mos kishin vene re dhomen varr qe i binte te ishte pikerisht ne krahun e kundert me Dhomen e Mbretit.

Megjithate zbritja neper shkallet e thepisura dhe guret e mureve qe te prisnin si thike ishte kaq e kujdesshme sa cdo shkalle pershkohej ne nje distance prej 3 minutash. E gjithe zbritja zgjati me shume se 10 ore por te gjithe i torturonte ideja qe do tju duhej ta benin perseri kete rruge kur te ktheheshin mbrapsht. Tensioni i zbritjes neper shkalle, kujdesi dhe ngarkesa mendore krijoi nje gjendje te tille fizike sa ne momentin kur ata arriten fundin ishin aq te derrmuar sa nuk kishin as minimumin e deshires per tu ringjitur.

Ne fund te ketyre shkalleve gjarperuese e te ngushta ata u gjenden ne nje si paradhome me dysheme prej mermeri shume te lemuar. Edhe ketu pane te njejtin stol si ai qe shikonin ne fund te cdo 57 shkalleve, tavane me harqe, mure te shumte dhe nje dere te madhe e te rende metalike.


Dera ishte komplet e sheshte dhe e lemuar dhe dukej qe hapej nga jashte brenda ndonese nuk kishte asnje doreze. Menyra sesi kjo dere hapej mbeti nje mister dhe asnjeri prej nesh nuk kishte fuqine per te vrare mendjen sesi mund ta hapnin. Fatmiresisht dikush pati idene qe dera mund te hapej ne te njejten menyre sic u hap guri i madh qe zbuloi kalimin sekret ne maje te Piramides.
Pra nje fjalekalim verbal dhe vibracion zanor mund te ishte pergjigja e duhur. U shpenzuan 2 ore duke provuar me dhjetra kombinime por pa asnje rezultat. Papritur, Abouu i ra ne mend qe duke qene se ne tani ndodheshim ne krahun e kundert te kalimit, mbase do te duhej te perdorim fjalekalimin mbrapsht. Duke perdorur fjalen ‘URIM’ qe do te thote drite ose zbulim, e njejta qe u perdor per te hapur gurin, por perseri asnje rezultat. Mbas disa provash te tjera dhe fjale te tjera dikujt i ra nder mend te permendte fjalen Gjeneza dhe kjo ishte ajo qe duhej. Dera gjigande prej metali filloi te levizte ngadale deri sa u hap komplet e ndjekur nga syte e mahnitur te 3 eksploratoreve.

Tingulli ishte ai i zukatjes se mekur te nje motori, ndonese nuk kishte asnje motor te dukshem ose elektricitet. Por nese nje mekanizem i tille ekzistonte, ky duhej te ishte i fshehur ose siper deres ose nen truallin poshte saj. Pra tani u be e qarte qe kur te futeshim brenda, per te hapur deren perseri do te duhej te perdornim te njejten fjale qe perdorem kur hapem gurin.
Kushdo qofte mekanizmi qe ishte perdorur nga ndertuesit, tekknologjia e perdorur ishte jo vetem shume e avancuar por dhe komplet e pa imagjinuar per kohen ne te cilen ishte ndertuar.


vazhdon...
 
Misteret e Piramides

Pjesa e dyte

Pertej Deres


Dhoma qe vijonte mbas deres se madhe dhe te rende nuk ishte drita, ndonje ajer te kondencionuar te dallueshem ose ndonje pajisje te koheve tona moderne. Por ajo qe na tronditi me shume ishte fakti qe sapo kaloje pragun e deres nuk shikoje as gjurmen me te vogel te pluhurit apo reres. Vetem nje pellembe me tutje ne hyrje ku ishte paradhoma ndodheshin pirgje te tera me rere ndersa brenda ne dhome as edhe nje kokrrize e vetme. Te ndodheshe ne nje ambjent te tille kaq te paster dhe pa piken e pluhurit ishte jo vetem nje lehtesim i madh per ne por edhe nje mister akoma me i madh, pertej cdo mundesie te shpjegueshme.

Perpara se te kaloj ne pershkrimin e brendesise dhe ne pergjithesi te gjithe struktures do te deshiroja qe tju jepja nje pamje te qarte te madhesise dhe ndarjeve te shumta qe kishte kjo dhome. Varri qe mesa duket ishte ndertuar mijera vjet me pare se vete Piramida (kjo rezultonte nga vete permbajtja e saj) ishte i madhesie gjigande. Sejcila prej kater dyshemeve kishte nje permase prej 93 metrash katrore (matjet u bene mbas heres se trete) ndersa lartesia ishte 4.3 metra. Duke mbledhur permasat e te kater niveleve dilte nje total prej 400 metrash katrore ose si te themi madhesia e nje punishteje te zakonshme te diteve te sotme. Sejcila kat kishte mure te lemuara prej mermeri, dysheme tejet te pastra nga pluhuri dhe rera dhe me nje material shume te lemuar si dhe mure te gurte qe ndanin cdo seksion te rregjistruar historik. Cdo kthine paraqiste tavane me harqe te bera nga nje lloj guri gelqeror me prejre te vogla dhe qe kishin nje madhesi pothuajse 10 here me te madhe se nje tulle e zakonshme.



Ne pjesen jugore, ne fund te dhomes ndodheshin disa shkalle te ngushta qe te conin nga nje nivel ne tjetrin. Sejcili nivel kishte nje siperfaqe prej 30 mije kembesh dhe po me te njejten pamje murale, hapesire te gjere dhe hapje ne mur.
Dizajni i brendeshem ishte shume i pazakonte ne faktin qe cdo hark i vecante ne tavan dukej sikur bashkohej ne mesin e dhomes qendrore. Pra kater tavanet me harqe bashkoheshin ne nje pike por nuk mund te dallohej asnje gjurme cimentoje ose prerje midis gureve. Ne kater kendet e seciles dhome ndodheshin shtylla te gjera qe mesa duket ndihmonin ne mbajtjen e struktures. Keto shtylla ose kollona ishin shume te vecanta dhe te nje menyre ndertimi te pa hasur me pare. Guret e medhenj ne forme drejtkendore qe krijonin pjesen e siperme te tavanit ishin te nderthurur me nje lloj mbeshtjellje metalike te nje materiali te panjohur. Sado e pabesueshme te duket keto veshje metalike bashkoheshin ne formen e nje disku por pa gjurmen me te vogel te ngjitjes midis tyre. Pra ajo qe shikoje ishte thjesht nje mbulese metalike e trashe 10 cm qe nderthurej neper gjithe strukturen dhe si menyre ndertimi eshte jo vetem e paimagjinueshme por edhe e pamundur per tu realizuar.

Hyrja per ne keto dysheme te varrit ndodhet ne nivelin e poshtem ose ne katin e pare ne krahun e veriut magnetik (ose murit ballor) duke perballur te njejtin drejtim si ai i hyrjes se Piramides se Madhe, drejtimi me Sfinksin. Kjo hyrje ndodhej ose ne gjysem te rruges nga Muri Verior ose direkt perballe “Hollit te Madh” sic u quajt mbas zbulimit. Sic mund ta gjykoni nga foto (meqe ra fjala foto eshte thjesht nje paraqitje artistike dhe jo foto e vertete) muret kane ndarje te cilat mbahen nga shtylla gelqerore. Dyshemeja ndonese prej mermeri te lemuar kishte nje si lloj vezullimi dhe vazhdimisht reflektonte cdo rreze direkte ose indirekte drite. Kjo dysheme dukej sikur ishte lare dhe lemuar vazhdimisht gje per te cilen jam i sigurt qe nuk eshte ashtu. Shume prej pjeseve te mureve ishin te mbuluara nga nga disa si rafte metalike (metali nuk ishte as alumin dhe as ndonje perzjerje, celik ose ndonje derivat i tille) qe mbulonin pothuajse cdo cm te hapesires dhe midis ketyre rafteve ndodheshin disa disqe metalike ne forme te cuditshme dhe fleta drejtkendore te nje materiali shume te holle metalik teresisht te panjohur.

Vizita e pare ne varrin sekret ishte ne nje fare menyre e shkurter dhe nuk u krye asnje studim i ketyre objekteve metalike te pazakonta po ashtu as nuk u analizuan disa si makineri te cuditshme qe u gjeten ne paradhoma te ndryshme. Duke qene se zbulimi i krye krejt aksidentalisht, grupi nuk ishte i pergatitur. Largimi nga varri ishte relativisht i kollajte dhe perdorimi mbrapsht i kodit vibracional zanor funksioni sic pritej. Vetem 2 ndejtem ne kete varr sekret pasi mezi prisnim te dilnim ne siperfaqe. Nese grupi do arrinte qe te hapte gurin e madh atehere do planifikohej nje tjeter ekspedite. Atehere dhe vetem atehere do te mund te vazhdonim te studionim dhe zbulonim ate qe gjendej para syve tane.

Dymbedhjete ore kishin kaluar dhe shpesh gjate kesaj kohe te qendrimit ne varr mendonim per gryket tona te thara dhe do jepnim gjithe parate qe kishim vetem per nje gllenjke uje. Edhe nje gllenjke wisky do mjaftonte per te shuar etjen torturuese qe po na mundonte prej oresh. Dera e dhomes u mbyll ngadale mbas shpinave tona dhe ne filluam te rrugen drejt majes se Piramides. Ideja qe do dilnim seshpejti na mbushte me energji dhe merzine e oreve te gjata ne ngjitjen e shkalleve e thyem duke diskutuar planin per ekspediten tjeter ne brendesi te Piramides dhe pajisjet qe duhet te merrnim me vete. Mendimi i pergjithshem ishte qe te ndertonim nje maket te hapjes se gurit dhe te ushtroheshim ne menyre qe te saktesonim sesa persona mund te futeshin brenda perpara se guri te mbyllej perseri.

Kur tre anetaret e ekspedites mberriten ne maje te shkalleve ata menjehere provuan sinjalin tonal (kete rradhe te kthyer mbrapsht) duke e lene butonin gati. Ngjitja neper shkalle ishte pabesueshmerisht e shkurter dhe ju hengri vetem 5 ore e gjysem qe mund te duket e gjate por nuk eshte aspak e tille po te kihet parasysh veshtiresia e ngjitjes, pluhuri dhe rreziku i vazhdueshem i demtimit apo plagosjes neper guret e thepisur. Koha totale qe na mori per te gjithe kete aventure duke filluar me hapjen e gurit, zbritjen neper shkalle, zbulimin e deres se hekurt dhe hyrjen brenda ne dhome, studimin perciptaz te saj, daljen nga dhoma dhe ngjitjen perseri drejt majes se Piramides ishte rreth 19 ore e gjysem. Kur provuam kodin zanor cdo perpjekje deshtoi dhe kjo na mbushi zemren me nje frike te papare. Mbas nje fare kohe zhytjeje ne mendime te tella Amend Abouu papritur gjeti zgjidhjen qe duke qene se cdo gje ishte e shumezuar me shtate atehere kjo duhet te jete dhe zgjidhja. Ora tani ishte 20.45. Nese kjo teori ishte e sakte dhe numri magjik ishte 7 atehere guri duhej te hapej ne oren 21, pra nje pritje e vogel prej 15 minutash. Ose 21 + 7 sic ndodhi ne momentin e hapjes. Ne oren 21.07 perdoren perseri rregjistruesin zanor dhe kete rradhe guri filloi te levizte ngadale dhe nje rrjedhe ajri i fresket na mbushi mushkrite per mrekulli. Liria eshte dicka e shtrenjte dhe nuk i gezoheshimi dot. Poshte nesh mundem te shikonim pjestaret e tjere te grupit qe spo i besonin syve.

Nuk eshte e nevojshme te pershkruhet se cfare ndodhi kur grupet u bashkuan. U diskutuan shume gjera ne lidhje me kete zbulim te madh. U hartuan plaen brenda diteve te ardhshme per nje udhetim te dyte dhe shqetesimi i perbashket ishte ndertimi i nje maketi per te llogaritur kohen dhe numrin e njerezve qe do ishin ne gjendje te futeshin brenda ne kalim. 15 ditet qe vijuan sherbyen per te gjetur materialet e duhura per ndertimin e modelit.

Gjate zbritjes se pare ne pame dicka e cila nuk mund te shpjegohej teresisht por sidoqofte ne ate moment tre eksploratoret ishin te perqendruar ne zbritjen e shkalleve dhe evitimin e pluhurit. Por mbas perfundimit te ekspedites se pare ju rikthyen pamjes se atyre dy dyerve te pazakonta qe ndodheshin, e para poshte pikes se mesit te shkalleve ndersa tjetra jo me larg se tre grupe shkallesh me poshte. Nese gjate zbritjes nuk do qellonte qe ajri te ishte pastruar per disa sekonda nga pluhuri do te kishte qene e pamundur qe te viheshin re. I gjithe imazhi mendor nuk ishte fare i qarte dhe mbase nje e care ne gur mund te na kishte krijuar imazhin e nje dere. Ne momentin kur te tre po perpiqeshim te kujtonim detaje nuk u ndjeme me te sigurt per ate qe menduam fillimisht. Udhetimi tjeter per ne kalimin sekret dhe ne varrin e fshehur do zbulonte nese dyert ndodheshin aty apo ishin nje produkt halucinativ i mendjeve tona


vazhdon...
 
vazhdimi....

Nga 9 Qershori 1976 deri ne 30 Tetor te te njejtit vit ishin bere shume pergatitje per te realizuar ekspediten e dyte dhe ishte vendosur njezeri qe te qendrohej me gjate per te studiuar kete varr me detaje. Qellimi ishte te fotografoheshin disa nga pjeset e dhomave dhe te ekzaminohej disa prej mijerave te pllakave dhe disqeve metalike. Ne viziten tjeter per ne varr do perdorej nje spray gjate kalimit neper shkalle i cili do evitonte jo vetem pluhurin duke e mbajtur ate poshte dhe stabel por edhe substancat toksike qe ndodheshin me shumice ne mykun mijera vjecar. Nje tjeter ceshtje urgjente ishte perdorimi i maskave dhe i bombolave me oksigjen ne dhomat e mbyllura qe mund te gjeheshin gjate ketij kalimi. Pajisjet qe u vendosen te merren ishin mese te mjaftueshme dhe pak nga pak po krijohej pershtypja qe me nje ngarkese te tille sdo mjaftonte koha per te hyre ne te hapuren e gurit.

Mbas nje diskutimi. Sherman Styles qe ishte Shefi Inxhinjer per ekspediten dhe Robert Simitteey i sektorit te elektronikes kembengulnin ne idene qe gjate kohes se hapjes se dyte te gurit (duke supozuar qe kjo kryehej nepermjet parimeve elektronike) rregjistrimi i atij toni vibracional special mund te vonohej pak, mjaftueshem per te mbajtur te hapuren disa sekonda me shume. Nese nje dublikim i tille mund te realizohej atehere kjo do i jepte kohe ekuipazhit qe te fuste pjesen derrmuese te pajisjeve.

Duke mos e patur idene sesi funksiononte saktesisht hapja e gurit, te gjitha eksperimentet perqendroheshin ne kete ide, pra te mundesise se zgjatjes ose perseritjes se tonit vibracional por pa u tentuar te futej brenda. Ky eksperiment u be me shume per te pare nese menyra e hapjes ishte ose jo elektronike. U hartuan te gjitha format inxhinjerike te mundeshme duke perdorur aparatura rregjistruese zanore, radare, sonare, lazera zanore, rreze-x dhe dedektore minash qe arrijne te dallojne pajisje elektronike te fshehura ne gur. Keto eksperimente te pazakonta kerkuar jave te tera kohe me deshtime dhe prova pa fund.

Ne perfundim te te gjitha eksperimenteve, mbas nje periudhe 3 mujore u arrit me ne fund suksesi duke dublikuar kohe hapjen dhe duke u bindur qe ne fakt guri hapej ne menyre elektronike por shtyrja ne kohe nuk mund te behej per me shume se 12 sekonda.
Ne 3 Nentor filloi eksperimenti. Kater anetare ishin te pranishem per kete prove dhe kishin ne dispozicion te gjitha pajisjet elektronike. Ne oren e sakte, plus shtate, toni vibracional u aktivizua drejt pikes se duhur ne gur dhe mbas hapjes se gurit toni do perseritej cdo 2 sekonda. Fillimisht u duk sikur eksperimenti po funksiononte por diktofoni dhe vibracioni zanor arriti te mbante te hapur gurin jo me shume se shtate sekonda dhe pas kesaj per deshperimin e madh te shkenctareve, guri i rimbyll vetem se me ngadale se me pare. Sidoqofte u arrit te provohej qe guri levizte ne menyre elektronike dhe se pajisjet tona nuk ishin te afta ta vononin mbylljen per me shume se 7 sekonda. Nese kjo do ishte arritja e fundit atehere do te na duhej te kenaqeshim me kohe zgjatjen dhe te arrinim te fusnim brenda nje tejter person, nese do ishte i shkathet ne veprimet e tij. Pra kater veta ne total.

Maketi si dhe eksperimenti me gurin rreshqites treguan vetem nje gje te rendesishme. Kater persona nese do ishin te shkathet aq sa duhet do te arrinin te futeshin ne shkallen poshte gurit. U bene prova mbas prove dhe me ne fund u bindem qe kater persona mund te futeshin por nje pjese e mire e pajisjeve duhej hequr nga lista. Kjo ishte lista perfundimtare me pajisjet qe do merreshin: Dy ene me presion te mbushura me nga 3 gallone solucion kimik qe nevojitej per te sperkatur pluhurin. Dy kamera me rreze infra, nje kuti e vogel e ndihmes se shpejte, kater elektrike te fuqishem dore, 12 bateri rezerve, shtate pako me ushqim te konservuar per sejcilin nga personat dhe nje pagure me uje si dhe nje tjeter me leng limoni qe ndihmonte ne rrezistimin ndaj etjes. Ato objekte qe mund te futeshin neper xhepa ishin te domosdoshem, te tjerat duhet te ngjiteshin ne pjese te trupit (zonen e stomakut) duke e bere te nevojshme rreshqitjen per ne hyrje me kurriz. Ne momentin qe do hynim ky lloj paketimi mund te spostohej ne kurriz si cante shpine. Kjo u be per arsye te shmangies te cdo lloj vonese.

Kalvari i dyte filloi ne oren 7.30 te pasdites ne 4 Dhjetor 1976 dhe qellimi ishte qe te arrihej ne destinacion perpara orarit kyc i cili vlente per te hapur hyrjen. Kur mberritem ne maje te Piramides beme disa ushtrime gjimnastikore per te cliruar muskujt nga tensioni gjate ngjitjes dhe per te qene gati per momentin e rendesishem. Veprimi i sakte nuk kishte te bente thjesht me hyrjen sa me te shpejte brenda por edhe zbritjen e menjehereshme te 15 shkalleve qe te mund ti lejohej vend personit tjeter qe do hynte nga mbrapa. Momentin e fundit u vendos qe nese personi i katert do e shikonte qe do e kishte te veshtire te hynte atehere ai duhet te braktiste misionin. Ata qe do hynin kete mision nuk do hynin ne tjetrin qe ti linin mundesi te gjithe te tjereve te shikonin varrin. Mbas 40 vjet pergatitjesh ishte konsensusi i perbashket kushdo qe merrte pjese ne kete ekspedite do kishte te drejta te barabarta per te vizituar ate qe kishin enderruar gjithe keto vite. Vetem dy nga pjestaret e grupit fillestar te eksploratoreve nuk ndodheshin aty dhe ishin zevendesuar 5 vite me pare (sepse nuk jetonin me).

Me ne fund ora e madhe erdhi. Ishte rregjistruar koha e sakte dhe diktofoni u ndez. Te gjithe ndaluan frymarrjen duke pritur me padurim cdo ndodhte. Zemrat na rrihnin me force dhe njeri prej nesh i filloi nje dhimbje koke e forte si rezultat i eksitimit. Kjo ishte ora e shumepritur dhe nese cdo gje do shkonte me se miri, ne do hynim ne histori. Megjithe ato deshtime dhe perpjekje madheshtore (qe shpesh kishin pefunduar ne disfate) asnjeri prej nesh nuk ishte i sigurt qe cdo gje do shkonte sipas planit te hartuar dhe nese do arrinim te hynim te gjithe ne hapjen e gurit pa bere asnje gabim, kjo do konsiderohej si nje sukses i madh.

Foto e meposhte eshte nje punim grafik qe tregon hyrjen e fshehte, Shkallen, dhomen e fshehte dhe tunelin e “trans-tubit”.



A = “dhoma” zyrtare e njohur qe perdorej per ritet dhe per te ndare trupin fizik nga ai astral ne menyre qe personi mund te perjetonte pavdeksine dhe shkalle me te larta te ekzistences.

B = Dhoma e Mbyllur dhe dysheme te shumta.

C = Kalim i panjohur per tek Sfinksi.

D = “trans-tub” sekret (i hapur me laser ne koren e Tokes shenje e gjurmave te teknologjise se larte jashtetoksore?)

E = Shkallet e ngushta te fshehura dhe sekrete.

Guri levizi sic pritej dhe cdo gje shkoi me se miri. Ne vend qe te prisnim per hapjen komplet njeri nga anetaret u zvarrit per ne brendesi te kalimit duke i dhene kohe me shume atyre qe vinin nga pas. Te gjithe arritem te futeshim brenda pa patur nevoje te perdornim aparaturat per te vonuar mbylljen e kalimit. Do i ishim gezuar shume ketij suksesi po te mos ishte per faktin qe ky veprim i shpejte ngriti nje re te tille pluhuri qe na mbyti dhe ndonese perdorem sperkatjen ishte e pamundur qe pluhuri te shperndahej per 20 minuta. Fatmiresisht pluhuri nuk pati ndonje disavantash dhe ne momentin qe u kthjellua mjaftueshem qe te mund te perdornim elektriket, sperkatja u be me efikase per te vazhduar zbritjen neper shkalle.

Vetem pak me poshte se mesi i shkalleve (sipas perllogaritjeve te bera te sheshpushimeve) tekniku i ekspedites filloi te skanonte muret duke kerkuar ndonje dere te mundeshme per te vertetuar deklaraten e teknikut te pare nese ishte dicka reale apo thjesht nje halucinacion. Mbas sheshpushimit te 21-te pati nje sinjal. Ne krahun e djathte qe ishte ne te kunder te sheshpushimit ne murin gelqeror dallohej qarte nje prerje ne forme dere por qe ta arrije ate duhej te kishe aftesi te majftueshme atletike pasi dera gjendej ne nje lartesi te konsiderueshme mbi shkalle dhe ishte e pamundur te arrihej qe nga plaforma. Nuk kishim asnje dyshim qe ajo prerje ne mur ishte nje dere por nuk ishte nje dere e zakonshme. Ishte nje vije e drejte nemenyre perfekte, e larte 7 kembe, 4 kembe e gjere.
Ndersa ndodheshim aty provuam disa here tingujt vibracional por pa sukeses. Asgje nuk e levizte kete dere te gurte dhe mbasi humbem nje ore aty vendosem qe te studionim kete dere ne udhetimin tjeter. Vetem dy sheshpushime me poshte dhe kete here u gjendem perpara nje dere te vertete qe ndodhej ne fund te plaformes. Fillimisht pamja nuk ishte e qarte per shkak te pluhurit shume shekullor qe i mbulonte siperfaqen. Mund te mos ta kishim pare sikur te mos ishte per nje carje vertikale qe dukej aty e paprekur dhe e pambuluar nga pluhuri dhe myku mijeravjecar.

Kjo, sic e theksova me perpara, ishte nje dere dhe kur e sperkatem per te parandaluar nje tjeter re pluhuri mund te dallohej nje perberje si metalike. Kur goditem siperfaqen prodhoi nje tingull te mbytur qe tregonte nje dicka te trashe dhe solide. Ngjante me ato lloj dyersh qe perdoreshin ne Kishat Katolike gjate kohes se Romes. Kjo dore ashtu si dhe hyrja e gurte mesa dukej ishte e mbyllur dhe cdo perpjekje per ta hapur me kode zanore mund te ishte e kote. Pra per te mos humbur me kohe vendosem te vazhdonim udhetimin tone. Dy prej nesh rreshkiten pak neper shkalle dhe gjate perpjekjeve per te ruajtur ekulibrin dhe rrezimin u mbajten ne muret anash qe ishin te mbushur me gure te mprehte dhe te thepisur. Per kete arsye te dy ata kullonin gjak nga shpatulla deri tek pellembet. U detyruam te perdornim ndihmen e shpejte per te parandaluar cdo infeksion te mundshem si dhe morem masa te mbulonim carjet neper rrobat e tyre, me aq sa kishim mundesi.

Mbas ketij aksidenti te vogel, vetem dy prej nesh ishin ne gjendje te mire fizike ndersa dy te tjeret po mundoheshin te kontrollonin cdo hap duke e shoqeruar me ofshama dhimbjeje. Udhetimi i gjate per ne varr perfundoi dhe te kater qendruam te shtangur perpara deres. Si dhe me pare, tingujt e duhur zanore funksionuan dhe dera u hap ne te njejten menyre. Dy prej nesh qe kishin qene me pare ne udhetimin e pare qendruan ne hyrje dhe po ashtu bene dhe dy te tjeret te shtangur dhe te mrekulluar me nje ndjesi te pabesueshme brenda vetes sikur nje dore magjike i kishte cuar mbrapa ne kohe dhe po hynin ne dhomen historike te te gjithe koherave ku asnje qenie njerezore nuk kishte hyre me pare. Sekreti i fenomeneve te panjohura dhe moria e papershkrueshme e thesarit shtriheshe para syve te tyre, me shume se gjithe ari dhe argjendi i kesaj bote. Aty perpara syve te tyre gjendeshe rezultati i 40 viteve studimesh, pune stermunduese, borxhe financiare, semundje dhe deshperim dhe me te vertete ajo qe shikonin ishte jashte cdo kufiri te pershkrimit njerezor.

vazhdon...
_________________
mare nga darius.
 
Misteret e Piramides

Pjesa e Trete


Sekretet e Varrit


Ndersa leviz perpara ngadale dhe hyn me kujdes ne deren sekrete qe permenda me perpara, e gjen veten perpara misterit te koherave. Kalimi me shkalle qe te conte tek kjo dhome ishte i mbuluar nga shtresa te tera pluhuri dhe myku dhe era qe leshonin ishte nga me te temerrshmet qe mund te nuhaste hunda njerezore, shto ketu dhe akumulimin e aromave te tjera neper shekuj. Por ne momentin qe kaloje pragun e deres nuk gjeje as gjurmen me te vogel te ketij pluhuri, myku apo ere te keqe. Kjo dhome perfaqesonte nje nga misteret me te medha te kohes sone pasi pabesueshmerisht ishte tejet e paster dhe sidomos ajri qe thithnim aty ishte i kulluar, me i paster se ai qe mund te thithje ne siperfaqen e shkretetires, 980 kembe mbi kokat tona.

Nuk kishte asnje shenje te dukshme tuneli ajroses, mur apo vrima ajrimi ne tavan por pavaresisht nga kjo ndihej vazhdimisht nje shtjelle ajri i fresket qe vinte nga cdo drejtim. Qe te gjeje nje dhome te tille te mbyllur, te varrosur me qindra metra poshte Piramides dhe te vjeter me shume se 5000 vjecare (numer modest ky) pa gjurmen me te vogel te ajrit te keq, mykut dhe pluhurit ishte jo vetem nje faktor misterioz por edhe nje mrekulli e papare. Natyrisht aty skishte ndricim, gjurme te telave elektrike apo celesa neper mure. Per aq sa mendonim e ndjenim se duhet te kishte ndricim dhe per ta gjetur ate kaluam nje aventure te vertete. Pergjate murit jugor kishte disa vrima ne lartesine e kokave tona me nje distance prej 21 kembesh nga njera tjetra dhe kishin disa si lente qe mbulonin ate qe gjendej pas tyre. Duke qene se ne murin perballe tyre nuk gjendeshin te njejtat vrima, u hodh poshte teoria qe ato mund te ishin ndonje lloj aparature sy vezhguese. Keto lente paraqesnin nje tjeter mister dhe gjate cdo misioni, secili nga pjestaret ndihej si i survejuar. Keto vrima me lente gjendeshin ne cdo dysheme dhe kur i afroheshe nuk mund te shikonim asnje gjurme drite, ajri apo tingulli.

Thesaret e varrosura te nje civilizimi te lashte shtriheshin tashme para syve tane. Pa e patur fare idene e permbajtjes se dhomave ne thjeshte menduam se thesaret e gjetura duhet te ishin dokumente arkivore ose dicka e ngjashme enje civilizimi shume te lashte. Perpos atyre qe ne mendonim se duhet te ishin arkivat historike, mbas nje vezhgimi te kujdesshem nen driten e elektrikeve te dores pame akoma dhe me shume objekte misterioze. Ne katin e pare ndodheshin disa makineri te cuditshme qe ishte e pamundur ti kuptoje ne shikim te pare, madje edhe mbas nje hulumtimi me te kujdesshem. Qe te arrinim te kuptonim funksionin e tyre do te duhej nje tjeter udhetim per ne varr gje qe kishin filluar ta planifikonim menjehere gjate ketij udhetimi te dyte.

Thesaret e fshehura te ketyre antikeve qe ishin ruajtur nga syri i publikut natyrisht qe nuk ishte ajo qe nje eksplorator i thjeshte do pretendonte te gjente pasi aty nuk kishte gure te cmuar, argjend e flori. Thesari i vertete, me i vlefshem se gjithe ari i botes gjendeshe ne formen e dokumentave arkivore, artifakte te zgjedhura me se miri dhe makina te dizenjuara me nje menyre shume te panjohur qe kalon cdo lloj imagjinate. Me aq sa mund te arrinim ne konkluzion paraprakisht, ndarjet e ndryshme te paradhomave funksiononin si periudha kohore dhe datime te disa civilizimeve. Objektet qe ne po studionim me padurim ndonese ishin vendosur aty me qindra mijera vjet me pare dukeshin sikur sapo ishin vene disa dite me pare. Asnjera prej tyre nuk tregonte shenja vjetersie madje dhe pjese te drunjta nuk kishin as rrenjen me te vogel apo shenje te kalbezimit. Cdo objekt me permbajtje metalike nuk tregonte asnje shenje ndryshkjeje, madje as formen me elementare te korrozionit.

Ndersa shikonim me vemendje rreth e rrotull arritem ne konkluzionin e perbashket qe shume pak gjera mund te arrinin te nxirreshin nga ky varr dhe po ashtu ishim te bindur qe hyrja e ngushte ishte bere me qellim e tille qe te evitonte daljen e objekteve nga dhoma. Pra nese ishte keshtu atehere cdo lloj pajisje e rende qe dallohej ne katet e ndryshme duhet te jene vendosur gjate ndertimit dhe jo mbas ndertimit te dhomes. Edhe dicka tjeter qe u be menjehere e qarte ishte fakti qe varri ishte nje kapsule kohe, e njejte me kapsulat tona te kohes qe jane varrosur thelle ne toke ne pjese te ndryshme te Shteteve te Bashkuara.

Shume vite me pare (me shume se c’mund te perpiqem te kujtoj) isha i ftuar ne nje ceremoni ku qeveria jone do varroste thelle ne toke nje nga kapsulat tona te kohes. Kjo lloj kapsule ishte nje cilinder i rende metalik, ne forme te ngjashme me nje bombel oksigjeni. Perpara se te mbyllej gryka dhe te vendosej nen toke u futen keto objekte: nje Bibel, nje liber historie i rifreskuar qe konsistonte ne ngjarjet e te gjithe botes, nje liber mjeksie ku perfshiheshin te gjitha semundjet dhe mjekimet respektive, nje kopje e kushtetutes sone dhe kopje te te gjitha ligjeve te krijuara nga njeriu deri ne ate dite te vitit 1932, himne kishtare te fese Katolike, Cifute dhe Protestante, nje harte e Shteteve te Bashkuara, monedha ne flori dhe argjend, nje liste e pothuajse cdo shpikje teknologjike me fotot perkatese, historia e fluturimit dhe projekti per te arritur neper planetet e tjera, lista e te gjitha luftrave tona dhe atyre te mundeshme ne te ardhmen, numerimi i popullsise, libra mbi ushqimin dhe dieten, nje harte e galaksise dhe qindra objekte te tjera qe u konsideruan te nevojshme ne menyre qe civilizimi i ardhshem qe do vije mbas Epokes se Peshqve (epoka jone) mund te fitoje disa njohuri se kush ishim ne dhe cfare rroli luajtem ne historine e Tokes.

Te gjitha civilizimet e kaluara (pese te tilla qe jane rregjistruar) kane lene disanga gjurmet apo arkivat e arritjeve te tyre, ose te varrosur neper varre si ky qe u futem ne, neper tabela, piktura ose doreshkrime. Eshte nje fakt qe cdo civilizim ka lene gjurme te se kaluares se tyre. Pra ky varr duhet konsideruar si i tille por ketu (sic mesuam me pas) keto arkiva nuk i perkisnin vetem civilizimeve te Tokes por te gjithe historise se njerezimit – ketu dhe pertej sistemit tone diellor.

Ne fund fare te hollit kryesor arkitektura e te cilit arrinte 300 kembe, ne nje mbajtese prej mermeri qendronte nje liber i mbyllur ne xham. (Xham eshte e vetmja fjale qe mund ti afrohet pershkrimit te atij materiali pasi nuk ishte as xham dhe as plastik po nje forme totalisht e panjohur e nje materiali te shkelqyeshem.) Ky liber i hapur pothuajse ne mes te tij u fotografua dhe mbasi u deshifrua vite me pas tregoi per te gjitha civilizimet e meparshme dhe se kur vuri kembe njeriu ne kete planet 576.000 vjet me pare. Keto civilizime ishin listuar ne faqet e fillimit te ketij libri. Vetem keto dy faqe ishin te disponueshme pasi sic e thashe libri ishte i mbyllur ne nje mbulese mbrojtese por sidoqofte mjaftonte per te mesuar disa gjera thelbesore mbi banimin ne Toke qe ne fazat e hershme te saj.

Per ti dhene ketyre arkivave nje forme dokumenti me te fresket ne informacion do deshiroja te citoja disa thenie nga Bibla juaj ne te cilen shkruhet si vijon:

“Kur njeriu filloi te shumohej ne faqe te dheut dhe bijat e tij linden, bijte e Perendise e pane qe bija e njeriut ishte e bukur; dhe ata i zgjodhen dhe i moren per grua. Atehere Perendia tha, ‘Shpirti im nuk mund te rrije pergjithmone tek njeriu pasi ai eshte prej mishi dhe kocke por ditet duhet te jene 120 vjet (perkthyer sipas kohes universale dhe perdorimit te sistemit metrik si 582001 vjet ose datimi i sakte 576.000 vite me pare. Ky numerim i referohet deri ne vitin 2001.) Nefilimit ishin ne toke ne ato kohe si dhe me pas, kur bijte e Perendise ju afruan bijes se njeriut dhe linden femije me to. Keta ishin njerezit e fuqishem te se kaluares, njerez te famshem.” (Gjeneza, Kapitulli 6)

Kjo fraze tregon faktin qe perpara Adamit dhe Eves ne kete toke kishte njerez te famshem dhe per aq sa mund te arrihet ne lashtesi, rraca e Nefilimeve ekzistonte ose filloi te ekzistonte rreth vitit 32.000 P.E.S. ose 28 mije vjet perpara Adamit dhe Eves. Sipas shkrimeve Adami dhe Eva filluan jeten e tyre ne toke ne vitin 4000 P.E.S. dhe ishin kreret e asaj epoke te re te Kristianizmit sipas mbreterimit te ri te Zotit... i cili mbaroi po aq papritur si filloi.


vazhdon...
__________________
 
vazhdimi......

Pervec arkivave te provuara te civilizimeve te kaluara dhe u listuan dhe fotografuan, grupi bashkarisht vendosen qe kishte ardhur momenti qe te perqendroheshin tek disqet metalike misterioze qe ndodheshin neper raftet e shumta ne fillim te Korridorit te Madh. Mbas nje vezhgimi me te hollesishem dhe nga afer te disa prej disqeve metalike qe zgjodhem rastesisht pame nje si shkrim te gedhendur ne siperfaqen e shkelqyer dhe qe tregonte nje gjuhe totalisht te huaj dhe te panjohur ne krahasim me cdo gjuhe tjeter qe kishim pare ne te kaluaren. Te dy, Sherman Stiles dhe Amend Abouu kishin njohuri te detajuara te gjuheve Arave, Cifute, Greke, Atlantides dhe Maja dhe ajo qe po shikonin nuk perngjante me asnje prej atyre qe ishin studiuar me pare. Edhe mbasi udhetimi i trete ne Varr kishte perfunduar ne perberje te te cilit ishte nje pjestar shume me teper familjar me gjuhen e Atlantidasve, asgje nuk perputhej ose te pakten perafrohej me ndonje alfabet ose strukture gjuhesore te njohur prej njeriut modern. Vete disqet ishin te cuditshem pasi ishin te perbere nganje metal i panjohur, i holle si nje fije leter. Nesenje disk i tille mblidhej shuk ne dore sic behet zakonisht me nje cope leter, ai rikthehej perseri ne gjendjen fillestare pa lene as gjurmen me te vogel te perkuljes.

Keto disqe nuk ndryshonin ngjyre nen nxehtesine e flakes se nje cakmaku dhe po ashtu nuk thithnin as sasine me te vogel te nxehtesise nga flaka. Metali i holle, pavaresisht nga elasticiteti ishte teresisht rrezistent ndaj nxehtesise. Nuk mund te pritej, demtohej apo gervishtej as me briskun me te mprehte. Madje as diamanti me preres nuk mund ti shkaktonte as shenjen me te vogel. Ne kete pike u hipotezua qe duhej te ishte i njejti material relativ me ate te pedorur ne mbeshtjelljen e anijeve kozmike aliene. Per ta bere pershkrimin akoma dhe me shume misterioz duhet te themi qe mbishkrimi ne disk ne formen e simboleve (gjuha) nuk ishte aspak e pikturuar, gedhendur apo stampuar. Germat e bardha ne nje fushe paksa si te gjelber ishin te mahnintshme dhe ndonese mund te duket e pabesueshme, germat ishin ne disk si pjese perberese e tij. Sikur te ishin derdhur ne momentin qe vete disku ishte prodhuar. Madhesia e tyre varionte nga nje forme drejtkendeshe me gjeresi 7 inc dhe e gjate 14 inc me nje forme ovale diskoidale qe kishte nje diameter prej 7 inc. (1 inc = 2.5 cm). Sic doli me pas nga studimi i hollesishem i cdo gjeje qe permbante ky varr, pothuajse cdo objekt kishte pranine e shtates ose shumezimin me shtate.

Keto pjese jo te zakonshme metali u fotografuan sipas rastit pasi nese do fotografinim seicilen prej tyre ne menyre individuale do te na duhej te rrimin ne varr per shume muaj pasi aty gjendeshin mbi gjysem milioni fleta te tilla metalike dhe do na duhej me shume film, nje sasi qe sdo te mund te siguronim dot ne nje vend si Egjypti. Mbishkrimi nuk ishte i nje lloji qe te mund te quhej hieroglif pasi ky i fundit perbehet mese shumti nga figura si ato qe jane pare me shumice neper token e Egjyptit. Ishte i nje lloji te vecante pasi cdo simbol paraqiste nje vecori individuale. Per te deshifruar kete shkrim do te duhej nje kohe jashtezakonisht e gjate dhe per te mesuar gjithe permbajtjen e asaj qe paraqitej neper disqe mbase zdo te mjaftonte as edhe nje shekull. Disa prej disqeve nuk kishin asnje mbishkrim ne siperfaqe. Madje disa ishin thjesht fleta metalike ose metal qe dikush mbase kishte harruar ta stamponte ose nuk e kishin vrare mendjen ta hiqnin prej andej mbasi kishin mbaruar arkivimin. Kjo natyrisht qe ishte menyra e te menduarit te njeriut te siperfaqes pasi cdo gje ne ate varr duhet te kishte nje qellim te caktuar.

Kohe me vone u mesua qe keto fleta metalike permbanin vibracione verbale qe perdoreshin ne njeren prej makinerive qe ndodhej ne brendesi te varrit, gjashte ore mbasi u mesua sesi mund te perdorej. Keto vibracione u rregjistruan nga aparaturat tona dhe ndersa studimi vazhdoi per kater vjet me rradhe u be e qarte prania e toneve vibracionale. Ne vend qe tju pershkruaj keto fleta metalike dhe permbajtjen e tyre do ju sugjeroja qe te shikonit me mire foton e meposhtme qe i perket fletes metalike me numer 19 (sipas skedimit tone) dhe do e shikoni vete se cfare pune na u desh te benim per kater vjet me rradhe duke shpenzuar 14 ore ne dite, 7 dite ne jave.



Ne kete vizite te dyte ne varr kryem 1200 fotografi te disqeve dhe kjo u be per arsyen qe nese nuk arrinim dot te ktheheshim perseri ketu atehere do te mund te kishim mikrofilmat per ti studiuar ne laborator. Vizites po i vinte pothuajse fundi per shkak te perkeqesimit te gjendjes se dy pjestareve te ekspedites, Jessie Durham dhe Norman Zeller. Plani fillestar ishte qe te rrinim aty me shume se 24 ore por sic doli me pas beme mire qe e nderpreme viziten. Dy pjestaret e demtuar ndersa ngjiteshim drejt siperfaqes u perkeqesuan shume dhe dhimbjeve te plageve hde infeksionit ju shtua nje temerature e larte.

Vizita e Trete

Ka qene 12 Janari 1977 dhe ora e njejte kur vendosem por veshtiresite ishin shtuar shume pasi nderkohe grupi yne ishte vizitor i perhershem i piramides dhe skishte sesi te mos binte ne sy. Njohja me disa zyrtare te larte Egjyptiane na kishte siguruar mundesine e nje leje per te bere rimatje te perimetrit te jashtem te Piramides mbas argumentin tone qe te dhenat aktuale mbi strukturen duhet te freskoheshin. Per te qene ne rregull me cdo gje per udhetimin e nates, filluam diten si zakonisht ne oren 10 me disa matje paraprake dhe analizime te mbi 100 gureve te jashtem duke dhene pershtypjen sikur ishim gjeometra dhe specialiste te perkryer ne metrike. Ne momentin qe rojet u larguan filluam ngjitjen per ne maje te Piramides dhe kur arritem aty ishim aq te derrmuar sa nuk e vrisnim me mendjen nese na kishin pikasur apo jo.
Kete here ishim pergatitur akoma me mire duke paketuar cdo gje te nevojshme ne pako te vogla, dysheke per fjetje, uje dhe ushqime pasi kishim vendosur te qendronim me gjate. Duke qene se aktiviteti yne kishte rene ne sy te autoriteteve egjyptiane, cdo udhetim qe benim per ne varr mund te ishte i fundit dhe per kete arsye kete rradhe kishim vendosur te studionim cdo gje me detaje sa me te hollesishme, dmth makinerit e cuditshme, te kryenim foto te tjera dhe te eksploronim pjeset e tjera te varrit me katet e mbetura pa kontrolluar. Grupi prej kater vetash kishte marre detyra specifike dhe seicili prej nesh do studionte nje nivel te caktuar per te mundesuar keshtu studimin e plote te te kater niveleve qe kishte varri.

Ndersa personat e caktuar per te kryer fotot kishin vendosur llambat e ndricimit, te tjeret u shperndane neper katet per te analizuar makinerite e cuditshme. Kishte shume gjera per te pare dhe shume pak kohe per ti studiuar me detaje. Per te arritur te studiohej cdo kat ishte vendosur qe do shpenzohej nje maksimum prej 5 oresh ne cdo kat dhe kjo gje ishte teresisht e pamundur. Nuk duhet harruar qe po perpiqeshim te shfletonim nje histori antike qe kishte filluar 500 mije vjet me pare dhe per nje pune te tille do te duhej nje ekip prej te pakten 20 specialishtesh me teknologjine me te fundit. Si rezultat ajo qe mundem te benim ishte thjesht nje skanim qe mund te barazohet vetem me nje minute te kesaj historie qindra mijera vjecare.

Midis artifakteve sic mund ti quajme per hir te pershkrimit ishin te grumbulluara ose te paraqitura ne dhomen e fundit ne te djathte te Korridorit te Madh nje grup aparaturash qe dukeshin si kompjutera, forma te komunikimit kompjuterik, nje ekran i ngjashem me nje televizor i futur ne nje rrethuese metalike e bere nga i njejti material si ai i disqeve, harta grafike qe tregonin perimetrin e krijimit (jo te universit), instrumenta me pllaka te sensorizuara mbi nje si tastiere dhe nje mekanizem shume i cuditshem per te cilin shpenzuam ore te tera per ta kuptuar se cfare ishte. Mund ta merrje shume kollaj per nje prozhektor gjigand nga ata qe perdoren per te ndricuar qiellin e nates me rastin e ndonje feste te organizuar nga kompani te fuqishme.

Kjo makine e cuditshme perseri nuk ishte elektrike dhe mungonte cdo lloj kablli apo mjet tjeter qe te jepte nje shpjegim konvencional mbi menyren sesi prodhohej energjia,. Pertej mbuleses transparente prej metali (metal i tejdukshem si te ishte xham) mund te dallohej nje si filament metalik qe lidhej me qendren e cilindrit. Po pertej kesaj mburoje ndodhej nje kuti 53 me 53 cm dhe 16 cm lartesi qe dukej si nje kompjuter dhe qe dukej sikur leshonte grimca te vogla energjie . Po aty kishte pllaka te medhaja metalike te cilat pesonin nje lloj ndjeshmerie nga preka me gishta madje njera prej tyre filloi te funksiononte. Shenjat perkatese ne pllake (mbas perkthimit) do te thonin: Antigravitor !


vazhdon...
__________________
 
vazhdim....

Mbas studimeve te metejshme u zbulua se kjo aparature e shpikur nga njeriu krijonte nje nje rreze aktuale me fushe antigravitacionale ne gjendje per te ngritur nje bllok guri disa tonelatash duke e mbajtur ate pezull dhe me pas ulur ne vendin e paracaktuar. Kjo lloj aparature padyshim ishte makina operative qe ishte perdorur per te ndertuar Piramiden e Madhe dhe qe mund te jete nje forme mbajtje ne ajer mekanike. Menyra sesi furnizohej me energji duhej te fshihej ne bazen e gjere te aparatures e cila mbas nje ekzaminimi te hollesishem dukej si nje pjese teresore pa gjurmen me te vogel te bashkimit apo ngjitjes. Kjo makineri sado e cuditshme mund tju duket lexuesve, ne kohen e ekzaminimit ishte teresisht funksionale.

U zbulua qe ishte funksionale mbas 2 oresh studimi te kujdesshem kur vala e shkaktuar nga dora kalonte mbi nje si lente ne ngjyre te kuqe. Per te parandaluar cdo lloj alarmi qe mund te binte prej makines, tingulli i nje frekuencie te larte vazhdoi vetem per disa sekonda. Gjate ketyre sekondave elektriku i dores qe mbahej nga Sherman Stiles u ngrit pezull dhe drita qe ishte drejtuar paralel u ngrit vertikalisht drejt tavanit dhe fatmiresisht tingulli i alarmit u nderpre. Tingulli filloi i ngjashem me tingullin e nje violine ne rregjister te ulet dhe cdo sekonde ngrihej ne frekuence me nje kreshendo te papritur. U llogarit qe nese ky tingull arrinte maksimumin e tij, frekuenca e tij do ishte shume pertej diapazonit te degjimit njerezor.

Ndonese kjo duket shume e pabesueshme po ju kujtoj George Makefield nga Toronto, Kanada i cili kreu nje eksperiment me nje shpikje te ngjashme ne vitin 1931. Makina qe ai prodhoi u konsiderua nga dy qeverite, ajo Britanike dhe Amerikane si nje mashtrim dhe qe nuk mund te funksiononte. Po ne demonstrimin ne Ottawa, George Makefield provoi makinen e tij antigravitacionale duke ngritur pezull ne ajer nje automobil e markes Buick Sedan, 1930 dhe duke e mbajtur lart nga toka pothuajse 1.85 cm per me shume se 2 ore e gjysem. Per shkak te cmimit te larte te energjise qe ai perdori nuk u konsiderua si shpikje e vlefshme dhe te dy qeverite refuzuan ta pranonin shpikjen deri sa Makefield vdiq dhe mori me vete ne varr sekretin e shpikjes. Ai vdiq ne mjerim te plote si shume shpikesa dhe shkenctare te tjere.

Ne nje situate te ngjashme, George Worl nga Philadelphia eksperimentoi me nje makine identike ne vitin 1937 ku ai kishte rregjistruar tingullin dhe vibracionin e notes DO ne nje oktave shume te larte ne instrumentin e violines dhe e aplifikoi ate 20 mije here. Ky tingull dhe vibracion i padegjuar ndonjehere ishte ne gjendje te ngrinte nga toka nje bllok solid betoni me peshe prej 5 tonelatash. Ndejti ashtu pezull deri sa shpikesi morri perseri ne dore kontrollin e violines duke i rene nje akordi. Ne vend qe blloku te binte ngadale u perplas me force ne pllakat prej qeramike te dyshemese se laboratorit. Worl ishte ne rruge te drejte per te perfeksionuar shpikjen e tij por vdiq krejt papritur. Pra kjo lloj aparature ishte e njohur qe ne vitet 30-te dhe ajo qe shikonim perpara syve tane nuk paraqiste ndonje cudi te madhe. Shume shpikje te tilla jane realizuar gjate 2 gjeneratave te fundit po per shkak te skepticizmit te atyre qe kontrollojne fondet qeveritare si dhe te investitoreve private, shuhen dhe publiku as qe e merr vesh ndonjehere se cfare arritjesh madheshtore mund te gezonin.

Tani qe me ne fund kjo aparature u zbulua dhe zgjidhi enigmen sesi ishte ndertuar Piramida (nepermjet perdorimit te me shume se nje makine) lindi pyetja – kush e ndertoi dhe kush ishin shpikesit e kesaj makine ta pakrahasueshme?
Nje tjeter objekt qe meritonte nje vemendje te vecante ishte po aq i cuditshem dhe i pakuptueshem sa te tjeret. Behet fjale per nje unaze gjigande metalike me nje diameter prej 25 kembesh dhe me nje si te futur ne forme tuneli ne brendesi me nje gjatesi prej 12 kembesh. Me nje shikim te pare mund te mendohej qe ishte ndonje pjese e madhe kanali betoni nga ato te nendhshmit qe bejne derdhjen e ujerave por me nje ndryshim, ky qe shikonim ne ishte metalik.
Pjesa e brendeshme (me nje trashesi prej te pakten 10 cm) kishte nje siperfaqe shume te lemuar dhe te shkelqyer, te ngjashme me veshjen e disqeve fluturuese. Edhe ne kete pjese metalike provuam te gervishtnim, prisnim apo krijonim ndonje shenje por pa sukses dhe vete metali nuk paraqiste asnje shenje ndryshkjeje apo ngjyrosjeje artificiale. Ne pjesen ekstreme ne te djathte, nese e shikoje perballe (gje qe eshte e veshtire per ta shpjeguar) ndodhej nje si kuti kompjuterike, e njejte me ate qe pame tek makineria e antigravitetit. Duke u nisur nga eksperienca e pare me ate makine preferuam te mos e preknim. Askush nuk guxoi te provonte sepse nuk dihej cfare efekti mund te shkaktonte.

Ne brendesi te siperfaqes struktura ishte disi ndryshe. E gjithe veshja e brendeshme ishte e mbushur me vija te holla qe fillonin nga pjesa e jashteme e unazes dhe vazhdonin te ngushta ne forume spirale duke perfunduar tek pjesa tjeter ne krahun e kundert, 12 kembe ne thellesi te unazes. Keto vija te holla ishin prerje ne metal me nje distance prej 5 cm nga njera tjetra dhe ne kete distance brendesia e unazes kishte nje siperfaqe te ashper. Dyshemeja ishte po aq e lemuar sa edhe ajo jashte unazes pervec nje vendi te caktuar. Ne mes te tunelit ishte nje si urez horizontale qe lidhte dy pjeset e harkuara. Dukej si nje lloj platforme ku mund te rrinte dikush perpara se te aktivizohej makineria.

Me ndihmen e inxhinjereve tane si dhe te tjereve, mbas 2 vjetesh teoria me e forte qe mbeshtetej kryesisht ne pranine e atyre vija te cuditshme brenda unazes, mund te shpjegohet ne dy menyra. Nga dizajni i vijave spirale brenda unazes mund te dilje ne konkluzion qe kjo aparature mund te ishte nje “makine kohe” ose nje unaze transferuese (si ajo ne filmin Stargate) per teletransportim (duke e spostuar nje person nga nje pike e caktuar ne nje tjeter nepermjet ristrukturimit te atomeve fizike). Gjate studimit te 19 fotove nga afer te kesaj unaze te pazakonte, pergjigja duhej ti perkiste ose njeres ose tjetres teori. Ne perpjekje per te dhene nje shpjegim rracional sipas arritjeve te shkences sone ideja e nje “Makine Kohe” por...

Nje brendesi te dhomes u gjet nje tjeter dere hekuri e mbyllur por jo e kycur. Kjo dhome ishte komplet e boshatisur pervec nje modeli ne miniature te vete Piramides qe ishte vendosur ne mes te dhomes. Nuk e levizem por e matem dhe permasat e saj nga binden qe behej fjale per nje replikim te persosur te vete Piramides se Madhe e cila eshte 762 me 486 kembe ndersa modeli ishte 7.62 me 4.86 inc. Kjo strukture ne miniature ishte krijuar me nje material te ndritshem sikur te ishte plastike. Nga njera prej fasadave mund te dallohej nje fije e holle qe perdridhej per nje gjatesi rreth 2.86 inc dhe mund te krahasohet si trashesi me telin me te holle te pianos. Nuk kishte asnje buton, disk sensoresh apo hapje me drita te vogla. E pare nga jashte dukej si dicka krejt pa kuptim por jo gjithmone ajo qe ska kuptim do te thote se ska nje funksion. Mbas 4 vjetesh studime te kater fotografive ky objekt vazhdon te mbetet edhe sot e kesaj dite nje mister i pazgjidhur.

vazhdon...
 
Misteret e Piramides

Pjesa e Katert


Cfare zbuluan arkivat antike


Nga Qershori i vitit 1976 deri ne Maj te vitit 1977 u kryen 6 vizita. Ishte shume e dyshimte nese do te mund te realizonim nje vizite te shtate dhe nuk dihej se kur do te ishte e mundur kjo. Dyshimet per ekspediten dhe qellimin tone kishin filluar te ngriheshin ne mase nga ana e zyrtareve egjyptiane, sidomos per faktin qe disa here pjestaret e ekspedites sone ishin pare te ngjiteshin ne murin jugor dhe te zhdukeshin krejt papritur. Miqte tane egjyptiane mund te jene pak te ngadalshem ne te kuptuarin e qellimit te udhetimeve tona te shumta por jane shume larg te qenurit budallenj. Ishte fakt qe cdo pjestar qe shikohej te ngjitej ne Piramide zhdukej krejt papritur dhe kjo ishte nje dicka shume e pazakonte. Cdo justifikim i metejshem per te vazhduar qendrimin aty apo blerje te ushqimeve dhe filmave fotografike do e kishte cuar dyshimin ne esktrem dhe kjo do sillte ndjekjen e sejcilit prej nesh nga ana e zyrtareve egjyptiane.

Nga keto gjysem duzine udhetimesh ne varr u kryen 2700 filma fotografik te arkivave. Ne periferi te Bonit, Gjermani kishim ngritur nje laborator ku zhvillonim filmat dhe i zmadhonim ato 250 here deri sa efekti i paqartesise e bente te pamundur perkthimin e shkrimeve te lashta. Ne Nentor te vitit 1979 te gjitha perkthimet perfunduan ne forme te pergjithshme per tu vazhduar ne vitet qe vijuan. Per te percaktuar hapat fillestare ne dekodimin e shkrimeve duhej te stabilizohej nje lloj fjalori, pa i dhene rendesi nese ishin germa apo simbole. Disa germa qe shfaqeshin me shpesh se te tjerat u listuan ne nje grup tjeter germash. Simbolet qe i ngjanin trekendeshave fillimisht kishin kuptimin e Piramides por kur fjalia ndertohej, kjo fjale e humbiste kuptimin e struktures. Nje detaj thelbesor ishte nje germesimbol e ngjashme me nje “S” gjysem te anuar dhe me nje si vize ne mes. Kjo me pas u kuptua te ishte “qender”. Simboli i rrumbullaket ne brendesi te te cilit ishte nje si gjysem rrethi u kuptua te ishte simboli qe paraqiste planetin tone me nje vrime te madhe ne Polin e Veriut, ashtu sic u konstatua dhe nga zbulimi i bere nga Admirali Byrd. (Per admiralin Byrd dhe zbulimin e tij do bej nje shkrim menjehere mbas perfundimit te ketij shkrimi-Darius).

Duke i bashkuar keto germa dhe simbole me forma te cuditshme dhe vendosur ato ne vije te drejte sic pranohen nga nje fjali e strukturuar llogjikisht rezultoi pa sukses disa here dhe nuk jepnin asnje nga kuptimi i pritur. Simbolizimi i zbuluar ne fillim te perkthimit ngjasonte me Gjuhen e Atlantasve dhe duke u bazuar ne kete gjuhe progresi ishte i shpejte, ndonese njohuria per gjuhen e Atlantasve ishte shume e paket.

Petrie de La Rue, i famshmi Biblioskriptori francez qe drejtonte ekipin prej pese studiuesish te nje kalibri te njejte dhe qe ishin te gjithe mjeshtra te gjuheve antike, bene nje pune kolosale.
Fotoja qe eshte postuar me siper paraqet shkrimin ne njerin nga disqet dhe perkthimi i ketij shkrimi nxorri kete informacion:

Njohuri mbi shtate hapjet e Urimi, njera ne qendren magnetike te tij (Poli i Veriut), dy ne rajonet e mesit (rajoni i Jukatanit), nje ne Kuadratin Lindor (Shtetet e Bashkuara), dy ne krahun e kundert magnetik (Polin e Jugut) dhe nje ne mes te kuadratit oqeanik (Atlantik). Banore te nentokes ne kuadratin lindor dhe ne mes te gjysem sferes se perimetrit (Zona e Amerikes se Jugut) banor te solar 500 ne 1000 (qe do te thote se civilizimi i nendheshem ka ekzistuar prej 500 mije vjetesh solare) Baza e energjise Fizionike ne themel te sferes (kjo i referohet berthames se lenget te Tokes ose energjise se brendeshme).

Hapesira te krijuara nepermjet drites per te hyre mbas strukturave (qe do te thote se hapesirat e nentokes te banuara nga ky civilizim ishin krijuar nga rreze lazeri perreth qyteteve per te krijuar mundesine e lidhjes midis tyre.) E njejta metode ishte pershkruar ne librin e Rampas, HEREMITI. Shtate prej te shtatave te fizionit dhe 63 nga ndarja e atomeve (qe ka kuptimin qe nga 70 qytete, shtate prej tyre kane energji ne formen e fizionit te lenget ndersa 63 perdorin perdorin ndarjen e atomit, neutronit dhe fotonit) dhe vija e nisjes drejtohet nga forca dhe lazeri. (Kjo ka kuptimin e nje fushe force speciale qe perdorej per te siguruar sistemin shtytes per anijet komzike duke i dhene drejtimin e duhur nepermjet teknologjise lazer.)

Energjia per driten e lenget (fizionin) merrej nga qendra e pese planeve te ndryshme dhe nxirrej dhe kultivohej nga fushat e forces magnetike.

Te gjitha strukturat e nendheshme te siguruara nga brendesia e berthames se berthames dhe te perpunuara me lazer strukturoheshin nepermjet ngritjes pezull (ka kuptimin qe te gjitha ndertimet strukturale metalike siguroheshin nga brendesia e tokes dhe vendoseshin nepermjet ngritjes pezull duke perdorur lazerin).

Mbas 2 vjet e gjysem studimesh intensive dhe skanimi te detajuar te 2700 mikrofilmave duke zmadhuar ato qe paraqiteshin me te lehta ne perkthim, duke studiuar harta dhe te dhenat e tjera, u mesuan shume gjera ndonese fotot e bera ne librarine “metalike” nuk kishin rend kronologjik. Nepermjet ketyre perkthimeve ne mesuam per civilizimet tona paraardhese sic e permenda me perpara, gjuhen e tyre dhe arritjet e tyre, sidomos faktin qe perpjekjet dhe zhvillimi teknologjik nuk kishte nderhyre me elementet e natyres. Mesuam po ashtu qe Egjyptianet ishin pasardhes direkt te rraces Atlanteane dhe sesi sebashku kishin jetuar si njerez te civilizuar, ndryshimi i emrave qe ndodhi mijera vjet me pare si dhe vendet ku ata kane jetuar.


vazhdon...
 
Misteret e Piramides

Pjesa e Peste


Fuqia Supreme e Njeriut


2700 mikrofilmat e kryera ne varr nxorren ne shesh shume gjera mbi vizitoret tane Aliene dhe mesimet e tyre dhe perpjekjet per te nxjerre ne pah fuqite e padukshme te rraces njerezore si dhe per ta aftesuar ate ne thyerjen e barrierave tokesore. Zoti krijoi Token dhe mbi te krijoi njeriun, ky ishte mesazhi qe ishte shkruar. Njeriu duke qene i verber mbi ligjet universale dhe qellimit te ekzistences se tij si rrace njerezore eshte i paafte te kuptoje ate qe ishte shkruar dhe nuk mund te kuptoje qellimin e vete kohezgjatjes se jetes se tij. Disa te perzgjedhur nga te paret tane duke patur njohuri mbi universin ja u shpjeguan ato te tjereve por pjesa me e madhe e mases sone inkompetente i shmangen fakteve qe ata nuk munden ose nuk i pranojne si te verteta. Duke qene se njeriu eshte nje shpirt ne nje trup njerezor dhe eshte pasardhes direkt i Zotit dhe Alieneve refuzon me mosperfillje faktin qe te gjithe kane lindur te barabarte dhe pavaresisht nga zhvillimi qe arrin gjate kohes se shkurter te jetes se tij, ai dhe vetem ai mendon se ka krijuar cdo gje. Te tallesh me idene e nje inteligjence superiore, te ardhur nga planete te tjere eshte nje shprehje e injorances qe rraca njerezore ka kultivuar me kaq persosmeri.

Te dyja palet, alienet dhe njeriu kane te njejten aftesi te valeve mendore dhe te dyja palet jane pjese e fuqive universale. Duke u perqendruar ne faktin e fuqise supreme dua te citoj dicka nga libri “Universi Misterioz” i Sir James Jeans i cili shkroi fjalet e meposhtme ne lidhje me njohurine njerezore:

“Te gjithe ato trupa qe perbejne skeletin e fuqishem te teresise nuk do kishin asnje vlere substanciale pa mendjen. Ndersa jetojme ne nje epoke te nje progresi shkencor te paharrueshem, njohuria eshte shnderruar ne qellimin tone me kryesor ndersa besimi ne Zot dhe ne mendjen universale ka kaluar ne plan te dyte. Njeriu ka qene gjithmone pertej realitetit te tij te ngjergjegjes dhe te mendimit dhe nuk e kupton fuqine e madhe qe ndodhet ne mendje si dhe qellimi universal i kesaj te fundit, gje qe mund ti japi shume mire pergjigje se cfare dhe pse ndodhet pertej asaj qe mendojme se eshte kufiri i normales. Albert Einstein ka shprehur gjithmone besimin e tij qe njeriu duhet ta konsideroje kohen si nje dimension tjeter ku te gjithe te pranishem duhet te pergatiten per zgjerimin dhe hyrjen ne nje dimension qe vijon. Teorite e rifreskuara te Einstein e cuan ate ne perfundimin se me mendja eshte realiteti perfundimtar dhe celesi qe hap dyert e mistereve te universit.

Ne jetojme ne nje sfere rrotulluese ne hapesire, e ndodhur ne orbiten e nje ylli qe shkon nga Plutoni tek Merkuri. Ne e dime gjera per keto planete dhe historine e tyre, daten e perafert te lindjes dhe distancave midis njeri tjetrit. Ne ne menyre te vazhdueshme po eksplorojme hapesiren duke dizenjuar anije gjithmone e me te mira dhe te shpejta per te penetruar qiejte, satelite si laboratore ekzistence dhe komunikim me vizitore nga zona shume te largeta te universit por si per ironi (sic mund te duket) ne duhet ende te zbulojme misteret e vete mendjeve tona e cila eshte damari me i pasur i njohurise.

Ligji i mendjes tuaj eshte gjithashtu dhe ligji i universit dhe ligji i besimit qe do te thote se nese ju besoni ne vete besimin atehere cdo gje eshte e mundeshme pasi mendja juaj eshte nje qenie e pandare e shpirtit universal ku njeri nuk mund te ekzistoje pa tjetrit. Si rrjedhoje fuqia qe ndodhet tek sejcili prej nesh ne sbukoshiencen tone eshte supreme dhe si e tille eshte praktiuar nga civilizimet e lashta te se kaluares dhe te atyre qe sollen nje njohuri te tille ne Toke me shume se gjysem milioni vjet te shkuara. Nese fuqite e mendjes jane te njohura ne ditet e sotme nga shkenctaret, studiuesit, profetet dhe pjestaret e kulteve psiqike atehere kush mund te jete ne gjendje te luaje rrolin e gjykatesit dhe te gjykates mbi te dhenat qe dolen nga shkrimet e lashta te disqeve?”


Teletransportimi

Teletransportimi i perdorur ne kohet e lashta eshte teresisht pjese e fuqise supreme te Njeriut pasi trajton fuqine mendore dhe vetem ate (ne nje nivel shume te avancuar). Fjala “teletransportim” ne cdo fjalor i referohet nje transferimi te menjehershem te nje trupi ose objekti nga nje pike fillestare ne nje tjeter pike ne hapesire dhe kohe pa perdorur forcen fizike te dukshme. Eshte nje proces ku nje trup duket sikur dematerializohet dhe rishfaqet ne nje pike te caktuar distante, te ngjashme me historine fantastiko-shkencore te “Makines se Kohes” si dhe te filmit “Star Trek” ku njerezit teletransportohen ne Toke nga anija kozmike. Arkivat e lashta tregonin se pavaresisht nga cdo proces dematerializimi pa patur rendesi nese realizohej nepermjet aparaturave te nje teknologjie te larte ose duke perfshire transformimin spiritual, eshte vete nje ceshjte qe mund te realizohet duke bere rindertimin e struktures se atomeve, pak rendesi ka nese jane pjese e trupit njerezor apo te ndonje objekti te ngurte.

Pra Teletransportimi eshte nje proces i cili kryet ne nje te miliarden e sekondes. Detajet sesi funksionon nen rregullat e aparaturave jane pertej aftesie njerezore te te kuptuarit. Gjate transferimit te nje trupi ose objekti ka nje gabim i nje rreziku te pallogaritshem per njeriun dhe cdo gje tokesore. Teletransportimi kryhet vetem ne nje fraksion te sekondes dhe pertej kesaj nje te miliarde te sekondes, transferimi humbet pergjithmone. Nje shembull do e shpjegonte me mire kete ide; nese procesi i teletransportimit do vonohej ne momentin qe ka filluar per te transferuar nje trup ne nje dimension kohor tjeter ose nese ndarja e atomeve perdoret per te pershkuar nje mur atehere nje hezitim i tille ne fraksionin e sekondes do shkaktonte ngecjen e perhershme te njeriut apo objektit brenda murit.

Arkivat tregonin per dy forma teletransportimi. Njera behej nepermjet aparaturave ku rrezet e drites drejtoheshin mbi trupin ose objektin duke perdorur zberthimin e “dritens se lenget” , kompleksiteti i nje atom ndaresi dhe nje force fushe magnetike qe zgjaste vetem disa caste. Mbas kesaj procesi i menjehershem fillonte mbi trupin ose objektin qe zhdukej dale nga dale nga pamja per tu rishfaqur ne nje destinacion te ndryshem ne te njejtin moment, pa patur rendesi se sa larg mund te ishte. Nese e keni parasysh filmin serial “Star Trek”, kjo forme teletransportimi tregohet me saktesi pervec faktit qe kohezgjatja nuk eshte korrekte. I gjithe procesi i teletransportimit nga momenti i fillimit deri ne perfundimin e tij zgjat vetem 3 sekonda dhe gjate ketyre 3 sekondave vetem nje e miliarda e sekondes nevojitet per te krijuar rindertimin e perkohshem te struktures atomike.

Sic mund te jeni ne dijeni, cdo gje qe ekziston ne kete univers, perfshi ketu format e ngurta qeniet njerezore ose nje forme spirituale, konsiston ne perberje atomesh ose nje strukture atomi. Trupi dhe shpirti juaj jane atome por ndnryshojne ne dendesine e tyre dhe duke qene se atomet jane materie ato nuk mund te shkaterrohen asnjehere. Ato pranojne te ndryshojne nga nje forme ne tjetren dhe mund te rindertohen perkohesisht por kurre nuk mund te shkaterrohen perfundimisht. Atomet te cilat jane frymarrja e vete jetes mund te ndryshohen nga te padukshme ne te ngurta. Ato mund te behen njeri nje dite dhe spirituale diten tjeter; mund te ndahen per tu perdorur si energji shperthyese (bomba atomike) ose mund te ndahen per tu perdorur per energjine e paster. Pra nga kjo forme mikroskopike, pjesez e padukshme, vjen jeta dhe cdo gje per te cilen ne jemi deshmitare ketu ne Toke dhe ne univers.

Alienet ose antiket e famshem perdornin teresisht fuqine e mendjes. Ata perdornin atomet si nje njohuri per energji, teletranportim, penetrim kranial (lexim te mendjes), anije hapsinore, fuqi per te sheruar, telekinetike, ngritje pezull te objekteve dhe shtim ne mase te jetegjatesise ne me shume se 1 mije vjet (sipas mases kohore ne Toke). Teletransportimi pervec kryerjes nepermjet aparaturave ishte aplikuar edhe nepermjet fuqise se mendjes universale. Kur dikush ka nje eksperience jashte trupit (out of body experience) ai aktualisht prek nje forme dematerializimi vetem se ne kete eksperience ai shnderrohet ne nje qenie spirituale dhe i mungon teknologjia per te realizuar edhe transportimin e vete trupit fizik. Ne arkivat e fshehta te disa nga instituteve tona me prestigjioze ekzistojne materiale mbi “Forcen Transportuese” ose te fluturimit qe eshte klasifikuar si Top Sekret. Qeveria jone dhe agjensite e saj institucionale kane te dhena te detajuara qe liston zhdukjen e anijeve te medha te ngarkuara me mallra dhe me pasagjere, njerez qe jane pare krejt papritur te emetojne drite dhe te vibrojne si nje llambe inkandeshente dhe me pas te zhduken menjehere nga shikimi.


vazhdon...
__________________
mare nga darius!
 
Misteret e Piramides

Pjesa e Gjashte


Disa Sekrete Te Pathena


Ne vazhdim te studimit te metejshem dhe procesit te vleresimit te disqeve nepermjet fotografive mund te shpjegoj vetem nje porcion fare te vogel dhe po kaq mund te publikohet ose te nxirret. Shume nga te dhenat qe kane lidhje me nje teknologji te larte nuk mund te publikohen per kete brez deri sa te vazhdoje te sundoje te menduarit apatik te masave. I referohem te dhenave arkivore ne lidhje me formulat e sakta te telekinetikes, teletransportimit njerezor, burimin e drites se lenget ketu ne toke, arti i ngritjes pezull dhe hapat e avancuar te forcave transportuese dhe fare pak te dhena mbi vendndodhjen e sakte te hyrjeve per ne brendesi te tokes ku ekzistojne civilizime pikerisht ne kete epoke qe jetojme ne.

Ne pothuaj cdo shekull te kaluar njerezit kane marre pak a shume nje fijeze informacioni nepermjet legjendave te ndryshme qe kane kaluar nga brezi ne brez prej te pareve te tyre, nga folklori indian, historite nga Platoni, perrallat e Zhyl Vernit ose aventurat dramatike te Orson Wells ne lidhje me monstrat detare, njeriu i vogel gri nga hapesira ose njeriu i debores qe e ktheu skepticizmin ne nje realitet te frikshem. Pjesa me e madhe e mosbesuesve ne bote nuk jane komplet pa rezerva ndaj shume prej fenomeneve te pashpjegueshme sidomos kur kemi te bejme me deshmite apo referencat per Majat qe gjeten rrugen e tyre neper tunelet e nendheshme per ne brendesi te maleve, shpellave dhe vete tokes per te themeluar qytetet e tyre te brendeshme, pertej cdo turbullire dhe influences dekadente te rraces njerezore qe zoteron siperfaqen e tokes.

Pa llogaritur besimin apo mosbesimin ne lidhje me teorine e Tokes boshe, legjendat jo vetem kane ngulur kembe mbi “Zotat e Arte qe dolen nga thellesia” por edhe vete ne kemi konfirmimin tani nga mirkofilmat qe indikojne shtate hapje aktuale shume poshte siperfaqes se Tokes. Ne ato kohera kjo rrace e avancuar dhe me nje inteligjence shume superiore kane dhene referenca per fakteqesite qe do vijne per rracen tone dhe qe do ndodhin e Epoken e Peshkut (qe jemi ne) duke i dhene fund asaj. Vetem per kete arsye ata moren masa dhe kryen pergatitje shume kohe me pare per te siguruar nje ekzistence me te sigurt (nga Majat dhe Atlantasit) ne brendesi te Tokes dhe jo me mbi siperfaqen e saj. Po flasim per nje epoke qe shkon mbrapa ne kohe rreth 25 mije – 30 mije vjet.

Me aq sa arritem te percaktonim nga hartat e Majave, keto hyrje sekrete per ne brendesi te Tokes te cojne direkt ne qytete-shpella shume shume poshte siperfaqes. Dhe jo vetem Majat por edhe perpara tyre ka patur te dhena per keto hyrje por qe jane mbajtur te fshehta per arsye specifike. Kjo rrace e vecante ka qene shume e fshehte dhe e kujdesshme ne nxjerrjen e te dhenave per gjetjet dhe shpikjet e tyre teknologjike dhe mbase qellimisht kane eleminuar pjesen me te madhe te hyrjeve duke ju druajtur kuriozitetit te njerezve te siperfaqes.

Asnje prej shkrimeve te lashta te Majave nuk jepte detaje mbi vendndodhjen e sakte te rezidences se tyre, qyteteve te tyre te nendheshme apo kohes se kur ishin ndertuar.

Nga filmimet e bera te disqeve metalike ne ishim me fat qe mesuam vendndodhjen e te pakten shtate hyrjeve te medha. Po te mos kishte qene per kete zbulim te varrit, do ishin shpenzuar shume vite te tjera duke kerkuar gjithe siperfaqen e globit. Dhe ne nje rast te tille ato do te mund te gjeheshin vetem rastesisht si rezultat i ndryshimit te siperfaqes se Tokes nga aktiviteti sizmik, permbytje dhe zhvendosjeve tektonike. Ne kohen kur keto disqe ishin vendosur ne varrin e fshehte sipefaqja e tokes nuk ngjante aspak me kete te diteve tona.

Keto carje perbrenda tokes sone jane ne nje fare menyre shume me ndryshe nga cmund te presi nje turist. Keto hapesira poshte kores se tokes kane nje madhesi te tille ne gjendje te ndertojne disa qytete ne nje zone te vetme. Psh shpella ne themelin e hyrjes ne Veri (sipas hartave te lashta) mund te mbaje mese miri te gjithe qytetin e New York dhe Cikago sebashku dhe perseri te kete hapesire per mbjellje dritherash dhe te lashtash te tjera.

Ne Ameriken e Jugut ndodhet nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 70 grade dhe gjatesine 10 grade. Kjo shpelle ndodhet ne nje thellesi prej 312 miljesh ose 302 milje ne brendesi te mantelit te jashtem. (Nese kjo eshte korrekte atehere korespondon ne nje shkalle thellesie prej 1 cm ne 30 cm globale.) Ne zonen qe ndodhen ne Rusi ka nje hapje (vrime frymarrjeje) ne jug te Tombaut dhe ne veri te Voronezhit ne nje gjeresi 90 grade dhe gjatesi 30 grade. Thellesia e kesaj shpelle ishte e percaktuar si 1 milion e 788 mije e 159 pike 9 qe duke ndjekur terminologjine e duhur do percaktohej si nje thellesi prej 508 miljesh (1,788,159.9). Kina ka nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 110 grade dhe gjatesine 25 grade qe ne harte ndodhet afer qytetit Kweilin. Ne disqe permbaheshin te dhenat per kete shpelle dhe per thellesine e saj qe ishte 277 milje poshte nga korja e jashteme ose 267 milje ne mantelin e jashtem. Fatkeqesisht hapja e katert eshte e percaktuar ne gjeresine 40 grade dhe gjatesine e njejte qe i bie ne nje zone ne mes te oqeanit Atlantik. Hapja e peste e njohur e brendesise se tokes shtrihet ne gjeresine 42 grade dhe gjatesine qe nuk e kalon 77 grade (plus minus disa grade per shkak te levizjeve tektonike gjate 200 mije vjeteve te fundit.) Kjo indikonte nnjerin nga shtetet veriperendimore te USA-s.

Sipas atyre qe ishin arkivuar ne brendesi te varrit sekret ne toke ne kemi bote binjake qe ose perputhen me njera tjetren ose jane dy qenie te vecanta. Kjo e fundit eshte teoria qe do me pelqente me shume te besoja. Per ata lexues qe mbeten mosbesues mbimundesine e botes binjake mund tju kujtoj se poshte siperfaqes se tokes ka me mijera milje tunele, duzina te tera liqenesh te nendheshme, qindra milje lumenjsh te nendheshem, shpella gjigande qe ndodhen vetem brenda 10 miljesh nga siperfaqa e kores se tokes. Ka vullkane qe zgjatojne deget e tyre ne thellei nga tete deri ne 10 milje ne thellesi te tokes me kanale lidhese dhe degezime qe shkojne edhe 400 milje ne thellesi. Vullkanet e shuara jane nje network natyral tunelesh dhe kalimesh dhe qe eventualisht te cojne ne porcione ende me te thella te brendesise se tokes dhe ne disa nga keto zona te brendesise mund te jene ndertuar qytete madheshtore.

Ne Indi jane zbuluar shkrime tre mije vjecare qe tregojne per faktin se ne Token tone kane qarkulluar mjete hapsinore te pilotuara nga qenie te cilat jetonin thelle nen siperfaqen e tokes. Te njejtat shkrime zbulojne proven e forte qe fotografia ka ekzistuar per me shume se 200 mije vjete dhe nga disa filma antik shikohen aliene te veshur me nje veshje hapsinore nje formeshe dhe e nje materiali metalik dhe kokore ne koke qe ishte shume me teper e avancuar se ajo e cdo veshje e dizenjuar nga inxhinjeret e NASA-s. Komandanti Paulo Strauss, nje ofiver brazilian i marines beson ne teorine qe shumica e disqeve fluturuese qe shikohen sot vijne nga brendesia e Tokes dhe disa prej tyre pertej galaktikes sone nga ku e kane dhe origjinen e tyre te meparshme.

Nje eksplorator i famshem rus i quajtur nicholas Roerich deklaron se Lhasa, kryeqyteti i Tibetit ka qene padiskutim e lidhur me Shamballen – emri me te cilin quhet njeri nga qytetet kryesore i kesaj bote te nendheshme. Nje tunel i tille ne Kine ndohet ne nje zone te ndaluar dhe sipas arkivave qe lexonim eshte njeriprej te shumteve qe jane mbyllur per shkak te shkarjeve te tokes dhe dukurive te tjera natyrore. Kjo hapje e vecante qe pershkruhet nga Roerich eshte po ashtu dhe pjese e disqeve metalike qe zbuluam duke i dhene shume besueshmeri historise se Roerich. Aktualisht ka nje bollek tunelesh qe ndodhen ne Ameriken e Jugut, Jukatan, shkretetira e Egjyptit dhe ne damare guresh gelqerore ne Rusine Veriore, Indi, Indokine, ne shume zona te Shteteve te Bashkuara dhe pothuajse te ne gjithe kontinentin Afrikan.

Keto tunele sic jane pershkruar nga Majat dhe Agarthianet (Agartha mendohet se eshte mbreteria e nendheshme dhe Shamballa eshte qyteti i saj kryesor –Darius) jane ne fakt tunele ajrosese per shpellat e nentokes. Numri i hapjeve ndiqet nga madhesia e shpellave dhe zona e populluar nga civilizimi i nendheshem duke vertetuar faktin qe Amerika e Jugut permban me shume hapje per vete faktin qe ka nje numer te madh shpellas. Shumica e tuneleve qe jane gjetur, jane mbetje te epokes Atlante dhe kane qene Atlantasit ata qe kane kolonizuar zonat malore te Amerikes se Jugut dhe te luginave te Jukatanit.

Per detaje te me shumta ne lidhje me jeten poshte siperfaqes se tokes do ju rekomandoja librin nga i njejti autor “Qytetet e Pabesueshme Te Brendesise Se Tokes” i cili eshte i bazuar ne nje ekspedite reale ne brendesi te tokes ne nje distance prej 320 miljesh. Kjo ekspedite e sponsorizuar privatisht arriti te gjente komplekse te nendheshme ku ishte e pranishme jeta por jo ashtu sic e njohim ne ne sipefaqe.
(Kete liber skam shume qe e kam mbaruar dhe me te vertete eshte nje mrekulli. Nese do te keni mundesi ta gjeni online ju keshilloj sepse eshte dicka mahnitese. –Darius)


vazhdon...
 
Dituri egzotike

Piramida e Gizes eshte vetem njera nga monumentet qe qendron si strukture e nje profecie por nuk eshte e vetmja piramide ne bote. Ne te vertete ka me dhjetra te tilla ne Azi dhe ne zona te ndryshme te Europes, ne Ameriken e Jugut, ne mes te Trekendeshit te Bermudes, ne zonen e Jukatanit, Meksike dhe ne zona te tjera qe presin te zbulohen. Nga keto qindra qe jane te shperndara ne te gjithe globin, vetem 6 prej tyre perputhen me madhesine e asaj te Gizes. Pra nga keto 7 ne total, njera sic e dini dhe ju eshte e vendosur ne hyrjen Perendimore te Shkretetires Egjyptiane ne Pllajen e Libise, ne Sahara sic njihet ndryshe Giza. E dyta indikohet te jete ne Malin Kunlua Shar afer Cherchem ne Kine e njohur ndryshe si zona e Chorkhlik. (Kjo eshte konfirmuar kohet e fundit mbas Kina si vend u hap me shume ndaj studiuesve te huaj). Piramida e trete eshte nentoke (maja e saj eshte 100 kembe mbi nivelin e detit) ne Ishullin e Pashkeve, pothuajse 2000 milje ne perendim te Saltoc, Argjentine. E katerta eshte ne mes te Trekendeshit te Bermudes, e varrosur thelle pothuajse 400 kembe nga maja e saj. E pesta ndodhet ne Meksike ne piken verilindore te Gadishullit te Jukatanit. E gjashta ndodhet ne zonen e Amerikes se Jugut afer Lihado Bananal, Brazil. Kjo zone po sahtu permban te dhena qe tregojne per tunelet qe zbresin ne nje pjerresi prej 65 gradesh ne thellesi te panjohura aktualisht por vete rrugekalimi perfundon ne buzet e nje shpelle ne thellesi te tokes. Ndodh dicka e cuditshme kur vizaton vija per te lidhur keto destinacione. Se bashku ato formojne nje trekendesh gjigand ose nje piramide globale.

Sejcila prej ketyre shtate piramidave kane dicka te perbashket qe ato jane (ose kane qene) te lidhura me njera tjetren nen siperfaqen e tokes nepermjet Trans Tubave ose Mjete te Drites (drita ketu ka kuptimin si burimi i energjise qe i ve ato ne levizje). Networku kompleks dhe gjigand i tuneleve te nentokes eshte pertej cdo imagjinate apo mundesie te te kuptuarit per teknologjine e sotme. Jemi duke folur per networkun origjinal qe tejkalonte gjatesine prej 300 mije miljesh ndersa tani kjo shifer eshte reduktuar ne 32 mije per shkak te termeteve te nendheshme, permbytjeve dhe spostimit te tokave te cilat virtualisht kane shkaterruar shume zona te tuneleve te brendesise se tokes. Keto tunele jane ndertuar ne faza te ndryshme nga civilizime te ndryshme dhe kane patur nje qellim te caktuar.
Nga te dhenat del se keto tunele nuk jane te nje madhesie qe ju mund te merrni me mend normalisht dhe as qe mund te krahasohen me kalimet e sigurise nga qyteti ne qytet qe kemi ne sot. Ato jane relativisht te vogla dhe mund te perllogariten me nje diameter prej 6 kembesh, gjysem rrethore qe do te thote se dyshemeja e tyre ka nje siperfaqe te sheshte.
Ato jane te drejta ne menyre perfekte vetem me disa kthesa te vogla qe ndihmojne per te ndryshuar drejtimin e udhetimit. Ne kete network ka shenja te 77 stacioneve ose dyer daljeje dhe njera ishte indikuar ne varrin poshte Piramides se Madhe te Gizes. Vizatimet gjysem te perfunduara tregonin dy shenja horizontale, sejcila prej tyre per cdo ane te tunelit tub. Dhe mund te merret me mend qe keto vija sjane gje tjeter vecse burimi i energjise i cili ishte rregjistruar si drite e lenget. Nese drita e lenget eshte burimi i tyre i energjise atehere kjo teknologji duhet te kete ardhur pertej sistemit tone diellor dhe ky konkluzion del po te kemi parasysh menyren e furnizimit me energji qe kane disqet fluturuese te cilat perdorin te njejtin energji te lenget. Me perdorimin e drites se lenget si burim energjie keto mjete tunelesh jane ne gjendje te arrijne shpejtesi qe i kalojne 1500 milje ne ore dhe me nje drejtim direkt nen siperfaqen e tokes, koha nuk do jete nje faktor i rendesishem nese vendosim te udhetojme psh nga Kairo per ne Pllajat e Amerikes se Jugut. Shkurtimisht nje largesi e tille mund te realizohet brenda 2 oreve.

Keto tunele tuba te nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim te menjehershem nga piramida ne piramide dhe drejt shtate hyrjeve te tjera ne bote. Kjo do te thote qe sipas madhesise se tyre ato nuk ishin te dizenjuara per te transportuar pesha apo bagazhe te teperta. Nuk ishin krijuar per te transportuar skllever, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte. Diametri i ketyre mjeteve nuk ishte me shume se 4 1/2 kembe e te gjithe siperfaqes duke lejuar keshtu nje hapesire me ajer perreth edhe gjate udhetimit me shpejtesi te frikshme. Sidoqofte dicka nuk eshte e qarte. Ne nuk e dime nese keto mjete udhetojne mbi ndonje lloj shine apo qendrojne pezull mbi siperfaqen e fundit te tunelit.

Shtabi i Pergjithshem i Prifterinjeve te Medhej i cili mund te vazhdoje ende te perdori keto trans-tuba vinte nga njera prej shpellave gjigande shume larg siperfaqes se tokes, nga nje qytet qe ata e quajne Ty-ne Abilah qe i perkthyer do te thote Qyteti i Drites se Perjetshme. Nga hartat qe pame ky qytet mund te lokalizohet ne pjesen e jashteme te kores se tokes me hyrje ne kontinentin e Amerikes se Jugut. Ndonese nuk ka ndonje verifikim te ketij fakti mendohet se keta prifterinj jane te fundit e rraces se Majave dhe jane mbajtesit e arkivave dhe te sistemit transportues trans kontinental. Po ashtu besohet (meqe jemi thjesht duke teorizuar) qe Majat kontrollojne varrin sekret, freskojne permbajtjen e tij dhe kujdesen per mirembajtjen. Qellimi i tyre i plote besohet se eshte qe keta prifterinj jane po ashtu pergjegjes per shume nga zhdukjet e shkenctareve tane dhe njerezve te tjere. Midis atyre qe jane zhdukur ne menyre te menjehereshme dhe misterioze jane si me poshte:

Nathan Doubleday, nje shkenctar qe kishte perfeksionuar teorine moderne te Fushes se Forcave. Zhdukja e tij ndodhi fill mbasi ai hyri ne nje shpelle te vogel ne pjesen veriperendimore te Jukatanit ne 19 Prill 1937. Doubleday ishte i mirenjohur dhe i vleresuar per eksperimentet e tija ne fushat specifike te magnetizmit qe e cuan ate ne Jukatan per te kerkuar metale speciale ne shpellat thelle nen toke. Ai nuk u gjet me kurre dhe te gjitha kerkimet per te rezultuan te kota.

Nje person tjeter ishte Albert Newell, nje shkenctar i njohur i fushes se telekinezes i cili i kishte kushtuar pothuajse 20 vjet te jetes se tij kesaj teknologjie dhe kishte arritur rezultate mahnitese. Newell u largua nga Chicago ne 3 Maj ne nje udhetim per ne Jukatan dhe u konsultua per nje pjese te zbulimeve te tija me nje tjeter shkenctar qe kishte arritur rezultate te mira ne projektimin e mendimit. Te dy u pane per here te fundit te udhetonin ne pjesen verilindore te kufirit me Jukatanin ne 2 Korrik. Makina e tyre u zhduk pa lene asnje gjurme dhe vete ata nuk u gjeten me. Dhe eshte zona e Jukatanit pjesa ku rezidentet e brendesise se tokes mund te gjehen nga ku dalin shpesh ne siperfaqe dhe zhduken krejt papritur duke i lene te gjithe me goje hapur dhe akoma me shume me ndjesine e misterit.

Keta jane dy nga rastet e shumta te atyre qe jane pare ne keto zona dhe qe jane zhdukur pa lene as gjurmen me te vogel...

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kjo eshte dhe fundi i historise. Autori ka shkruar shume libra me subjekte te ngjashme por deri diku eshte misterioz. Kam kerkuar konfirmime te deklaratave te tija por deri tani vetem ajo e Al Bielek duket se mbeshtet theniet e D H.Lewis.
 
Redaktimi i fundit:
Shume interesante Bledi:). Eshte nje tregim i mahnitshem ky. Une per vete i kam besuar shume gjera te kesaj ngjarje.
 
Shume interesante Bledi:). Eshte nje tregim i mahnitshem ky. Une per vete i kam besuar shume gjera te kesaj ngjarje.


Me duket se dikur kisha degjuar diku se ne njeren nga keto piramidat ishin gjendur fosilet e nje lloje bime barishtore qe rritej vetem ne kontinentin e Amerikes!!

Lus Alko71 apo Bledikorcarin qe nese kane njohuri lidhur me kete te mos pertojne te shkruajne dic. Ta bejne kete per respektin qe kam ndaj tyre :ciaoo::dong:
 
Shume mire te gjithen e lexova se me interesojne keto tema....flm prej teje qe e ke postuar edhe prej atij qe e ke marr se dikun e pash qe e ki marr prej dikuj .

Shum interesant me ato makineri e sene qe kan gjet en Piramida.Tash ta kqyri nmujsha mi gjet kit liber shqip mi lexu :).
Flm.
 
Keto jane gjera te bukura tema terheqese edhe mund te rrish me ore te tera duke i lexuar ose shikuar ne tv Nice joob Bledi :)
 
Me duket se dikur kisha degjuar diku se ne njeren nga keto piramidat ishin gjendur fosilet e nje lloje bime barishtore qe rritej vetem ne kontinentin e Amerikes!!

Lus Alko71 apo Bledikorcarin qe nese kane njohuri lidhur me kete te mos pertojne te shkruajne dic. Ta bejne kete per respektin qe kam ndaj tyre :ciaoo::dong:

Kam degjuar edhe une dicka te tille Kitrra por jo me shume se sa ke thene ti. Mund te jete, pasi qe ka tunele nentoksore nen Piramida qe lidhin te gjitha kontinentet dhe nuk eshte çudi ti kene sjellur ato bimë.

Me perdorimin e drites se lenget si burim energjie keto mjete tunelesh jane ne gjendje te arrijne shpejtesi qe i kalojne 1500 milje ne ore dhe me nje drejtim direkt nen siperfaqen e tokes, koha nuk do jete nje faktor i rendesishem nese vendosim te udhetojme psh nga Kairo per ne Pllajat e Amerikes se Jugut. Shkurtimisht nje largesi e tille mund te realizohet brenda 2 oreve.

Keto tunele tuba te nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim te menjehershem nga piramida ne piramide dhe drejt shtate hyrjeve te tjera ne bote. Kjo do te thote qe sipas madhesise se tyre ato nuk ishin te dizenjuara per te transportuar pesha apo bagazhe te teperta. Nuk ishin krijuar per te transportuar skllever, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte. Diametri i ketyre mjeteve nuk ishte me shume se 4 1/2 kembe e te gjithe siperfaqes duke lejuar keshtu nje hapesire me ajer perreth edhe gjate udhetimit me shpejtesi te frikshme. Sidoqofte dicka nuk eshte e qarte. Ne nuk e dime nese keto mjete udhetojne mbi ndonje lloj shine apo qendrojne pezull mbi siperfaqen e fundit te tunelit.
 
Kam degjuar edhe une dicka te tille Kitrra por jo me shume se sa ke thene ti. Mund te jete, pasi qe ka tunele nentoksore nen Piramida qe lidhin te gjitha kontinentet dhe nuk eshte çudi ti kene sjellur ato bimë.

Te falemnderit per sqarimin. Them te drejten se kur lexoj gjera te tilla madje kur ndalem dhe analizoj me kete mendjen time rreth piramidave me mbushet mendja se civilizimi yne eshte mjafte mbrapa krahasur me civilizimin e kohes piramidale. :gjujpeshk:
 
Piramidat nuk kane absolutisht asnje lloj misteri,jane ndertuar nga puna e rende e mijera e mijera sklleverve...jane thjesht varre faraonesh...pra kemi te bejme me varre gjigande,sepse dhe faraonet nuk e konsideronin veten njerez te zakonshem,ne fakt nuk ishin,ishin plotesisht dhe te cmendur,praktikonin dhe incestin, martoheshin moter dhe vella per te garantuar gjoja gjakun faraonik.

persa i perket mbishkrimeve te lashta qe jane gjetur neper piramida,ato dhe sot e kesaj dite nuk jane deshifruar,duke lene menjane intepretimet bla bla bla si puna e ketij David Lewis.....kto mbishkrime jo se mbajne ndonje mister,thjesht gjuha e egjiptianeve te lashte nuk egziston me,kemi te bejme me nje gjuhe te vdekur.


ps.ju lutem modeve dhe smodeve per nje gje,po te doni mos e merni parasysh....mos e ktheni kte forum,ne nje forum sharlatanesh njesoj si forumishqiptar.com,ku gjen budallalleqe me teori konspirative,me ufo,me planete Nibiru,me marduke dhe aliene dhe debilizma te tjere sa te duash...ruajeni karakterin shkencor te ketij nenforumi,dhe pse ketu jemi tek paranormalja.

pseudoshkenca nuk i sherben askujt,ne kte kontekst as kjo teme.


beni copy-paste sa te doni,por kopjoni shkence te vertete jo budallenjte e forumitshqiptar.com.


me respekt

land

tung
 
Per detaje te me shumta ne lidhje me jeten poshte siperfaqes se tokes do ju rekomandoja librin nga i njejti autor “Qytetet e Pabesueshme Te Brendesise Se Tokes” i cili eshte i bazuar ne nje ekspedite reale ne brendesi te tokes ne nje distance prej 320 miljesh. Kjo ekspedite e sponsorizuar privatisht arriti te gjente komplekse te nendheshme ku ishte e pranishme jeta por jo ashtu sic e njohim ne ne sipefaqe.
(Kete liber skam shume qe e kam mbaruar dhe me te vertete eshte nje mrekulli. Nese do te keni mundesi ta gjeni online ju keshilloj sepse eshte dicka mahnitese. –Darius)

Ju keshilloj te lexoni vetem dhe vetem ca gjera te vogla elementare nga gjeologjia dhe te kuptoni qe kjo gje eshte plotesisht e pamundur. kto qytetet ne brendesine e tokes.320 milje thelle thote ky idioti...pra nja 400-500 km thelle...a e di ky budallai se ca presioni dhe densiteti dhe ne ca gjendje eshte lenda ne ate thellesi?????????????????????po temperatura sa shkon!!!!....

kush di anglisht shikoni nje tabele poshte


Depth
km Component Layer Density
g/cm3
0–60 Lithosphere —
0–35 ... Crust 2.2–2.9
35–60 ... Upper mantle 3.4–4.4
35–2890 Mantle 3.4–5.6
100–700 ... Asthenosphere —
2890–5100 Outer core 9.9–12.2
5100–6378 Inner core
 
me poshte keni dy foto qe paraqesin brendesine e tokes,njera shkencore,ku ne thellesine 320 milje(ku ufologet pretendojne se ka qytete alienesh)lenda eshte krejtesisht e lengshme dhe me temperature shume te larte,pra ne mantelin e tokes...dhe foto tjeter eshte me hollow earth-in e uflogeve idiote:p:@pp
 
Piramidat nuk kane absolutisht asnje lloj misteri,jane ndertuar nga puna e rende e mijera e mijera sklleverve...jane thjesht varre faraonesh...pra kemi te bejme me varre gjigande,sepse dhe faraonet nuk e konsideronin veten njerez te zakonshem,ne fakt nuk ishin,ishin plotesisht dhe te cmendur,praktikonin dhe incestin, martoheshin moter dhe vella per te garantuar gjoja gjakun faraonik.

persa i perket mbishkrimeve te lashta qe jane gjetur neper piramida,ato dhe sot e kesaj dite nuk jane deshifruar,duke lene menjane intepretimet bla bla bla si puna e ketij David Lewis.....kto mbishkrime jo se mbajne ndonje mister,thjesht gjuha e egjiptianeve te lashte nuk egziston me,kemi te bejme me nje gjuhe te vdekur.


ps.ju lutem modeve dhe smodeve per nje gje,po te doni mos e merni parasysh....mos e ktheni kte forum,ne nje forum sharlatanesh njesoj si forumishqiptar.com,ku gjen budallalleqe me teori konspirative,me ufo,me planete Nibiru,me marduke dhe aliene dhe debilizma te tjere sa te duash...ruajeni karakterin shkencor te ketij nenforumi,dhe pse ketu jemi tek paranormalja.

pseudoshkenca nuk i sherben askujt,ne kte kontekst as kjo teme.


beni copy-paste sa te doni,por kopjoni shkence te vertete jo budallenjte e forumitshqiptar.com.


me respekt

land

tung

Ade ti tregona masiqe pe dishe shume sene per kto Mistere...se leht osht me thon Jon, e SJON!!!

Pse as sot njerz nuk mujin mi ndertu Piramiden?Me kete teknologji te sodit qe eshte shume e avancuar edhe smujin mi ndertu Piramiden?Bile bile as me permasa 10 here me te vogla skan mujt mi ndertu.Jep pergjigje!!!
Tjetra,qysh po krijohen ato rrath neper Livadhe?Dora e njeriut???

Kom edhe plot pytje tjera se ti kuke i dishem e qe po thu jo kshtu jo ashtu,na folim ktu me fakte,kshtuqe qe din nasjan me fakte fol lirisht!!!
 
[youtube]W6xjcKaTSW8[/youtube]
[youtube]qM1n5jL52zM[/youtube]
[youtube]oEMh-ovwnO8[/youtube]
[youtube]qC9xNbahy-Y[/youtube]
[youtube]G-7csRV16HQ[/youtube]
 
Titulli: Misteret e piramides.

Nuk e di por shume gjera mu duken te pabesushme ,te pretendosh per nje qyteterim poshte tokes me duket shume absurde dhe jo e llogjikshme .
 
Titulli: Misteret e piramides.

jashtetokesoret apo ufo-t apo krijesat e paidentifikuara apo si te doni quajini nuk jane njerez qe te mendojne si ty dhe une,ne njerezit mendojme si milingonat qe hapin folete ne dhe????!!! pse duhet te mendojne si ne dhe te jetojne siper tokes,se kuptoj mendimin tend!!!!
 
Titulli: Misteret e piramides.

Bledi fantazia jone mund te projektoje shume gjera ,por realisht duken te pamundura .Ndoshta ne si qenie njerzore jemi te paafta per te kuptuar te verteten ....
Natyra ka rregulla dhe ne jetojme duke qene ne harmoni me keto rregulla ,nje qyteterim poshte tokes bie ne kundeshtim me ligjet e natyres.

Gjithsesi cdo gje mbetet enigme
 
Titulli: Misteret e piramides.

Bledi fantazia jone mund te projektoje shume gjera ,por realisht duken te pamundura .Ndoshta ne si qenie njerzore jemi te paafta per te kuptuar te verteten ....
Natyra ka rregulla dhe ne jetojme duke qene ne harmoni me keto rregulla ,nje qyteterim poshte tokes bie ne kundeshtim me ligjet e natyres.

Gjithsesi cdo gje mbetet enigme

Mfal që po ndërhyj, por a kishe mundur ta cekësh së paku
një thyerje të ligjeve apo rregullave të natyrës?
 
Titulli: Misteret e piramides.

Mfal që po ndërhyj, por a kishe mundur ta cekësh së paku
një thyerje të ligjeve apo rregullave të natyrës?

Pa drite nuk mund te behet azgje
Pa ajer po ashtu
pa uje po e njejta gje etj etj
 
Titulli: Misteret e piramides.

Pa drite nuk mund te behet azgje
Pa ajer po ashtu
pa uje po e njejta gje etj etj

Pse drita shihet gjithmonë me sy?
Pse ajri a nuk mund të hyj nën tokë?

Po ujë ka edhe nën tokë!


Nëse ke shikuar videot në youtube për gjallesat që jetojnë
thellësira atje drita normale nuk depërton!

Një duhet ta dijmë se ka shumë ligje dhe nuk vlen vetëm
një ligj për gjithçka. Jeta ka shumë forma!
Psh ti jeton në tokë, peshki në ujë , të dy keni nevojë
për oksigjen, mirëpo dallon mënyra se si e marrni!


Në fund kisha dashur të them se natyra ka ligjet e veta,
por ne ende nuk i dijmë ato, andaj vështirë është të kategorizosh
diçka si thyerje të ligjeve!
 
Titulli: Misteret e piramides

Sekreti i Piramidës
Shiko fotografinë 1414317
Të gjithë kemi dëgjuar për piramidën e famshme të Keopsit, edhe pse deri sot dinim shumë pak gjëra për mënyrën se si u ndërtua kjo mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për vitet 2700-3100 para Krishtit. E dimë se është më e madhja...
Të gjithë kemi dëgjuar për piramidën e famshme të Keopsit, edhe pse deri sot dinim shumë pak gjëra për mënyrën se si u ndërtua kjo mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për vitet 2700-3100 para Krishtit. E dimë se është më e madhja nga tri piramidat kryesore në luginën e Gizës dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën.

Ajo u ndërtua nga Faraoni Keops, ka një lartësi prej 136,86 metra, ndërsa gjatësia e çdo brinje të bazës është rreth 227 m. Piramida e famshme përbëhet nga 2500000 blloqe me masë nga 2 deri në 5 tonë secila.

Pesha e saj mendohet se i afrohet 6000000 tonelatave, ndërsa blloqet formojnë 203 shkallë, me lartësi mesatare prej 1 metri.

Nga analizat e ndryshme që janë bërë, është përcaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug, ndërsa lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

Duke shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148208000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në kilometra nga Toka deri në Diell.

Por, siç e thamë më lart, pavarësisht gjërave që dimë me saktësi, ajo që nuk njohim është mënyra se si është ndërtuar.

Për këtë arsye, pyetja se si u realizua një strukturë kaq madhështore në një mënyrë kaq të saktë, me një teknologji primitive që bazohej vetëm te kavot dhe forca e krahut është tërësisht e drejtë.

Si u ndërtua dhoma e Faraonit me blloqe gjigante graniti, ku secila prej tyre peshon 60 tonë? Por, edhe pse me kalimin e viteve janë hedhur shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar bindëse, ndoshta kjo edhe për faktin se egjiptianët nuk kanë lënë asnjë gjurmë për mënyrat që përdorën për ndërtimin e saj.

Megjithatë, sot arkitekti francez, Zhan-Pier Houdin, propozon një zgjidhje. Sipas tij, pjesa më e madhe e piramidës është ndërtuar nga brenda falë një skele në formë spiraleje deri në kulmin e strukturës së piramidës. Falë kësaj mënyre, ata arritën të ndërtonin edhe dhomën e Faraonit. Ja se si:

Modeli virtual

Fillimisht u ndërtua në kompjuter i gjithë "monumenti", ku përfshiheshin jo vetëm përmasat e tij gjeometrike, por edhe llojet e materialeve, madje dhe pesha e forca e njerëzve që punuan aty, duke krijuar kështu për herë të parë një imitim tredimensional të kantierit të vitit 2500 para Krishtit.

Fërkimi, rezistenca e kavove e litarëve të ndërtuar me materialet e asaj kohe, temperatura, çdo element u fut në llogaritjet e hartuesit.

Falë arkeologjisë dimë përmasat, materialet e përdorura, kohëzgjatjen e punimeve dhe numrin e punëtorëve (rreth 4-5 mijë të tillë).

"Hodui ka rindërtuar punën e bërë nga punëtorët në kompjuter sipas hipotezave, që në pjesën më të madhe njihen", shpjegon Alesandro Rokati, dekan i egjiptologjisë në Universitetin e Torinos në Itali.

Megjithatë, Houdin ka kërkuar të vërtetojë në kompjuter hipotezat e ndryshme rreth ndërtimit të saj. Sipas tij, e gjithë kjo "mrekulli" është ndërtuar në tri faza, ndërsa i gjithë ndërtimi ka zgjatur 21 vjet.

Tri fazat e famshme

E para nis nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e piramidës deri në lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë piramidës.

Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar ishte e nevojshme që të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që janë përdorur për ndërtimin e piramidave.

Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të ndërtuar dhomën mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës.

"Prej vitesh e dimë që galeria e madhe nuk mund të kishte vetëm një funksion dekorativ, edhe pse nuk është treguar kurrë përdorimi i saktë i saj", shpjegon Rokati.

Vitet 15-21: Skela e brendshme. Në këtë pikë piramida mund të dukej se ishte drejt përfundimit. Në katin që i korrespondonte me çatinë e dhomës së Faraonit, u bë i mundur ndërtimi i një skele të brendshme, që shkonte përgjatë mureve, deri në kulmin e piramidës.

Ajo ishte e hapur te këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të transportonin deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.

Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e punëtorëve të tjerë.

Një sistem perfekt që lejonte të punohej me siguri, por dhe në kushte të përshtatshme (edhe në hije), pasi temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë.

Rrotullimi i blloqeve ishte i nevojshëm në çdo cep të piramidës dhe bëhej i mundur përmes një argani që kontrollohej nga një numër i vogël punëtorësh. "Edhe skela e brendshme është një hipotezë e besueshme, por për të qenë i sigurt duhen çmontuar piramidat", komenton Rokati.

Faza finale

Pjesa e majës përfaqëson ende një tjetër mister. Të gjithë mendojnë se është bërë e fundit, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu.

Madhësia e saj sa 6-7 blloqe betoni dhe forma e saj njësoj si ajo e një piramide në miniaturë, nuk lejonte që të manovroje lehtë.

Sipas Houdin, maja u vendos në qendër të kantierit, pas përfundimit të dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur me sistemin e rrotullimit të kavove. Në praktikë, një grup i vogël punëtorësh i lidhte blloqet në cep me litarë dhe i rrotullonin.

Llogaritjet në kompjuter treguan se litarët në atë kohë ishin në gjendje të duronin rrotullimin e nevojshëm pa u këputur.

Sot, pamja e piramidave që ka humbur disa dhjetëra metra lartësi, për shkak të erozionit (në fillim ishte 146 metra e gjatë) është shumë ndryshe nga ajo që duhej të ishte në vitet e mbretërimit të Keopsit.

Nga brenda ajo ishte e veshur tërësisht nga blloqe gëlqerorë më të vegjël dhe të ngjashëm me ata që edhe sot shihen në majën e piramidave të Kefrenit, pak metra larg saj. Por ku përfunduan këto piramida?

Nuk janë prishur, por janë "pushtuar" për të realizuar ndërtime të tjera, fshatra dhe shtëpi. Edhe brenda piramidat janë plaçkitur.

Megjithatë, varret brenda tyre nuk janë dëmtuar. Një tjetër mister në lidhje me këto piramida është ai i ndërtimit të varreve, edhe pse në kohën e Herodotit të Hilakarnasit (482-425 para Krishtit) nuk flitej ende për to.

Pikërisht Herodoti, në një nga librat e tij të asaj kohe, përshkruan vetëm mënyrat dhe kohët e ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Megjithatë, besueshmëria e pohimeve të tij është subjekt i shumë kritikave. Herodoti flet për përdorimin e një skele të madhe të jashtme, që, sipas llogaritjeve të bëra nga Houdin, duhet të ketë qenë e gjatë 3.3 kilometra për të pasur një pjerrësi të shfrytëzueshme në një largësi kaq të madhe.

Për më tepër, Herodoti tregon fakte që ka zbuluar nga vitet 449 deri në 430 para Krishtit, gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, kur mori lajmet nga një prift mbi ndërtimin e piramidës rreth 2 mijë vjet pas ngjarjes.

Asnjë gjurmë

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe mbi misterin e simbolit të Egjiptit i detyrohet mungesës së plotë të informacioneve historike mbi metodat e ndërtimit: dokumenti më i vjetër që flet për varrin e Keopsit është i ashtuquajtur "papirusi Westcar" (që e mori emrin nga një udhëtare angleze që e kishte blerë) në vitin 1600 para Krishtit, 900 vjet më parë se piramidat.

Pas Herodotit, të tjerë kanë folur për skelat e mëdha të piramidave, por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk kishte mundur kurrë të eksperimentonte funksionin dhe mënyrën se si ishin ndërtuar.

Puna e Houdin, që pati edhe bekimin e egjiptianit të njohur Zahi Hawass, do të shpjegonte edhe enigmat e mbetura të pazgjidhura për shekuj.

Veçanërisht, ishte e çuditshme prania e kanaleve në "galerinë madhe", përveç mungesës së shkrimeve dhe dekoracioneve në mure: për shekuj ishte një mister i pazbuluar, pavarësisht dimensioneve të pashpjegueshme të korridoreve në brendësi të tij, që ishin të gjatë rreth dhjetë metra.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top