Misteret e Henes

ida angel

:)
V.I.P
Gjurme ne Hene

Moduli henor Amerikan Apollo 11 fotografoi nje skelet njerzor kur zbriti ne Hene ne 1969.

Ky eshte mendimi i astrofizikanit kinez Dr. Kang Mao-Pang, i cili per here te pare shtangu boten kur botoi piktura te gjurmeve te kembeve te zbathura njeriu mbi Hene ne konferencen e lajmeve ne Pekin.

Shkencetari pretendoi ti kishte marre ato foto te cilat ishin aq sekrete aq sa as astronautet e Apollo 11 nuk dinin per egzistencen e tyre – prej nje “burimi te pakapshem Amerikan”

Fotografia e skeletit njerzor u perfshi ne nje grup te dyte fotosh dhe dokumentash qe ai mori nga i njejti burim ne vjeshte te vitit pasues.

"Amerikanet kane konspiruar ne nje fshehje te proporcioneve monumentale dhe ndoshta edhe kriminale," tha Dr. Kang per gazetaret ne Pekin.

"Ata fshehen foto gjurmesh te kembeve te zbathura njerzore mbi Hene per 20 vjet dhe u munduan edhe me shume te mbanin te fshehte skeletin. Implikimet e asaj qe ata mund te kene gjetur atje jane cfallsifikuese," vazhdoi ai. "Por me sa duket amerikanet ndjejne qe askush tjeter ne bote nuk eshte aq i privilegjuar me te cilin mund ta ndajne kete informacion

Lidhjet e bera nga Dr. Kang shtangen expertet hapsinore dhe te inteligjences se SHBA-se, njeri prej te cileve u fsheh pasi reporteret filluan ti drejtonin pyetje ne nje restorant ne Washington, D.C.

Edhe burime te tjera refuzuan te komentonin edhe pasi u tha qe eksperti kinez ka kopje te mbi 1,000 fotografive te NASA qe qarte shfaqin dhe tregojne gjurme kembesh te zbathura dhe nje skelet njeriu ne siperfaqen henore.

Shume intriguese, skeleti duket te kete pas veshur jeans. Duke gjykuar nga pozicioni i eshtrave, ka te ngjare qe personi te cilit i perkiste te kete qene pjeserisht pandjenja dhe te kete perballur nje vdekje te dhunshme.

Eshte gjithashtu e mundshme qe skeleti te jete transportuar neper hapsire per nje kohe te gjate pasi personi te jete vrare. Dekompozimi i kockave dhe mishit nuk do te kishte qene i mundur te ndodhte ne atmosferen pa ajer te Henes.

Eksperti kinez me tej vuri ne dukje se mosha e skeletit nuk mund te vleresohej pa analizuar kocken ne rradhe te pare.

"Si gjurmet ne Hene, keto foto e moren prej nje aparati ne bordin e kapsules henore dhe mu dhane nga nje burim amerikan qe eshte jasht cdo kontaktimi," thote Dr. Kang.

"Kam gjithashtu ne dore dokumenta dhe letra te klasifikuara te cilat pershkruajne gjurmet si te freskta dhe skletetin padyshim njerzor.

Pyetja te ciles i duhet pergjigjur eshte si shkuan ne Hene gjurmet dhe skeleti. Implikimi me i dukshem eshte qe forma jete jashtetokesore ishin te perfshira por kurr nuk do jemi ne dijeni, derisa amerikanet te nxjerrin informacionin qe kane."

Dokumentat te cilat Dr. Kang ka paraqitur jane te stampuara "top secret" dhe te datuara Gusht 3, 1969, qe do te thote se jane shkruar vetem 2 jave pasi astronautet Neal Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulen dhe ecen mbi Hene me cizme me 20 Korrik 1969.

Pjese te medha te teksit jane hequr. Por eshte e qarte se ekspertet e SHBA-se pranuan se jashtetokesoret kishin te benin me gjurmet dhe skeletin ne Hene.

Perpjekje te vazhdueshme per ti bere zyrtaret e cfaredo niveli te qeverise te adresojne reportin e Dr. Kang kane qene te pasuksesshme..


Statuja 200 mijë vjeçare e gjetur në Hënë

hena.jpg

WASHINGTON, DC - një shkencëtar sjellë prova që sipërfaqja e Hënës ka qenë e banuar nga jetë inteligjente.

Gjeologu Dr Charles Morris zbuloi se në laboratorin e NASA-së gjendet një statujë femre me krahë në shpinën e saj, të cilën ekipi i APOLLO 11 e solli nga hëna 40 vjet më parë, në vitin 1969.

"Kjo nënkupton që në një kohë Hëna ka pasur një atmosferë nxitëse për jetën. Për më tepër, një herë ishte shtëpi e një race të njerëzve të sofistikuar me një sens të lartë të bukurisë", ka thënë Dr. Charles, për uebsajtin The Crit.

Këto artikuj, kanë bërë të ditur edhe detajet lidhur me përbërjen e "statujës së engjëllit", që përfshin një përzierje të hekurit dhe gurit. Ajo besohet se është gjetur nga astronautët në një shkëmb në një mal hënor.

Analizat kimike ka zbuluar se skulptura është 200 mijë vjet e vetër, që mund të nënkuptojë se ajo është bërë 170 mijë vjet para se njerëzit të paraqiten në Tokë.

Tunele ne Hene
Shiko fotografinë 1729521
Misioni Indi-1 hapsinor i Indise njofton te merkuren 6 prill 2010 se nen siperfaqeqen e henes jane zbulluar tunele bosh,ku mendohet se ne to mund te krijohen kushte ideale per jeten njerzore ne te ardhmen.





Drejtori i Aplikimeve Hapësiinore,Dr Ahmedabad Ranganath R Navalgund tha se kamera e hartës se terrenit, një instrument indian mbi misionin hënor, ka gjetur "lloje te reja gurësh" dhe tunele pa ''bukë.'',bosh

Ai mendon se keto tynele jane krijuar si rezultat i rrjedhjes se hereshme te llaves vullkanike.

"Tunelet qe jane gjendur nen siperfaqen e henes jane te thate,deklaron personi ne fjale.Kamerat tona te sofistikuara,per hartat e terrenit,kane bere nje pune te shkelqyer ne percaktimin e ketyre tuneleve.

Tani këto tunele,të cilat janë nën sipërfaqen e Hënës dhe të cilat janë identifikuar ... kanë karakteristika disi interesante," u tha gazetarëve Navalgund,me kete rast.
Shiko fotografinë 1729522


'Jo sot, as nesër por në vitet që vijnë, ata (ato tunele) mund të jenë fushat e mundeshme ku mund të ketë një vendbanim të caktuar ....", tha ai, duke shtuar se shkencëtarët janë aktualisht duke hetuar këtë përfundim.


Hena, pse njeriu nuk shkon me atje ?

Zbulimi i Hemisiferes perëndimore, me mendësinë e shek. të XV, ishte vërtet “hap i vogël për njeriun dhe hap gjigand për njerëzimin”.

Gjithashtu, ndërsa mjetet e sotme të udhëtimit as që mund të krahasohen me ato të Kristofor Kolombit, edhe eksplorimet në Hapësirë kanë zgjuar të tjera përmasa të kureshtjes njerëzore. Eksplorimet gjeografike të shek. XV – XVII nxitën fantazinë e shkrimtarëve për të krijuar vepra si “Robinson Kruzo”, “Aventurat e Guliverit”, “20 mijë lega nën det” a “Rreth tokës në 80 ditë”, ndërsa sot udhëtimet në Hapësirë e kanë shpënë imagjinatën përtej çdo kufiri të menduar ndonjëherë.

Jashtëtokësorët, UFO-t, udhëtimi në të kaluarën a në të ardhmen, janë ide po aq nxitëse sa ç’ishin dikur ëndërrat për të shkuar në zonat e pashkelura ekzotike të rruzullit tokësor.

Në dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” . Kështu, eksplorimet në Hënë, që kishin filluar më 1969 me anijen Apollo 11, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972.

Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori. Kjo ndodhi kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me Apollo 11 në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem. Bota i nderoi këta astronuatë si heronj.

Neil Armstrong dhe Edvin Aldrin ishin të parët që zbritën atje. Por ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë, e njohur me akronimin Nasa, ndërmori edhe gjashtë misione të tjera në Hënë me anije Apollo.

Apollo 12 u nis vetëm 4 muaj pas kthimit të Apollo 11. Një natë më parë kishte rënë shi. Retë ishin shpërndarë, por shira të tjerë parashikoheshin. Zyrtarët e Nasa-s arritën në përfundimin se moti ishte i përshtatshëm dhe, kështu, Apollo 12 u nis nga Toka për në Hënë.

Vetëm 36 sekonda pas nisjes, një rrufe goditi raketën Saturn 5 që shtynte anijen. Anija Apollo humbi rrymën elektrike në sistemin e kontrollit. Aparaturat e ndërprenë funksionimin. Astronautët punuan me gjakftohtësi dhe e kthyen rrymën. Por një tjetër rrufe ra dhe rryma elektrike u ndërpre përsëri.

Rrufeja e dytë nuk e preku raketën Saturn 5. Kështu, ajo vazhdoi ta shtynte anijen në udhën e saj. Astronautët shumë shpejt ndreqën defektin. Gjendja u normalizua dhe Apollo 12 mundi të vazhdonte fluturimin drejt Hënës.

Tre astronautët në bordin e saj ishin pilotë të marinës. اarls Konrad ishte komandant i fluturimit. Richard Gordon, pilot i modulit komandues dhe Alan Bean ishte pilot i sondës për zbritjen në Hënë.

Pas katër ditësh, Apollo 12 arriti afër vendit të uljes. Zona quhej Stuhitë e Oqeanit, rreth dy mijë kilometra në perëndim të zonës, ku ishte ulur Apollo 11. Richard Gordon qëndroi në komandë të modulit, duke i ardhur Hënës përrreth.

اarls Konrad dhe Alan Bean fluturuan me sondë dhe e ulën në sipërfaqe të Hënës. Ata iu afruan sondës Surveyor 3, një anije pa pilot që kishte mbërritur dy vjet më parë dhe kishte dërguar në Tokë rreth gjashtë mijë fotografi të Hënës, para se të ndalte së funksionuari.

Konrad zbriti në sipërfaqen e Hënës. “Sipërfaqja është e butë, shpresoj të mos fundosem në të”, tha ai dhe zëri regjistrohej në qëndrën e kontrollit të fluturimit në Tokë.

Alan Bean ndoqi Konradin në sipërfaqen e Hënës dhe të dy mblodhën rreth 35 kilogram gurë. Ata lanë aty pesë instrumente shkencore, që do të dërgonin informata në Tokë.

Para se të iknin, Bean dhe Konrad vizituan edhe sondën Surveyor, e cila kishte kohë që nuk funksiononte. Këta dy astronautë qëndruan në Hënë rreth tridhjetë orë. Pastaj u kthyen në anijen Apollo, e cila i priste në orbitë dhe prej andej u nisën për në Tokë.

Kapsula me tre astronautët ra në oqeanin Atlantik, vetëm gjashtë kilometra nga vendi ku po i priste anija e flotës detare.

Gjatë projektit amerikan prej tetë fluturimesh në Hënë,vetëm Apollo 13 nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Tri ditë pas nisjes nga Toka, një shpërthim e dëmtoi anijen.

Astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbristjes si “varkë shpëtimi”. Oksigjeni i saj i mbajti gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë.

Apollo 14 u nis në janar të vitit 1971 dhe u ul në Hënë në zonën Fra Maouro, paksa në lindje të rajonit ku kishte zbritur Apollo 12. Fra Maouro është një zonë kodrash të larta, të krijuara miliona vjet më pare nga rënia e një meteori të fuqishëm.

Për këtë arsye, shkencëtarët donin ta studionin këtë sipërfaqe. Ata besojnë se nga studimi i të dhënave nga Fra Maouro, mund të sigurojnë infomata të rëndësishme rreth historisë së herëshme të Hënës.

Komandant fluturimi i Apollo 14 ishte Alan Shepard. Ai njihej atëhere si amerikani i parë në Hapësirë. Stuart Rosa dhe Edgar Miçëll ishin dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Në Apollo 14 astronautët kishin marrë me vete edhe një pajisje udhëtimi dy rrotëshe, që do ta përdornin për të mbajtur kamerat e mjete të tjera kur të zbriznin në Hënë.

Ky mjet u krijoi mundësi të udhëtonin larg nga vendi i zbritjes, për të mbledhur gurë e për të bërë eksperimente. Astronautët mundën të ecnin deri në tre kilometra larg nga sonda.

Edhe pse kishin mjetin dy rrotësh, Shepard e Miçëll nuk mundën të arrinin në njërin prej objektivave të tyre, kraterin e quajtur Kone. Ata nuk kishin mjaft oksigjen për të udhëtuar aq larg dhe u kthyen në sondën që i priste.

Apollo 12 dhe Apollo 14 grumbulluan për shkencëtarët shumë informacione, që e shtynë Nasa-n të vazhdonte projektin e udhëtimeve në Hënë.

Tre misionet e tjera do t’u lejonin astronautëve të qëndronin atje më gjatë. Tani ata do të përdornin një mjet me katër rrota për të udhëtuar në sipërfaqen e Hënës. Ky automjet u quajt Rover hënor dhe punonte me bateri.

Me të astronautët mund të shkonin më shumë se tridhjetë kilometra larg nga vendi i zbritjes. Roveri hënor mund të mbante pajisje me peshë prej 110 kilogramësh dhe në të ishte instaluar edhe një kamera televizive, që u dërgonte stacioneve në tokë pamje me ngjyra me cilësi transmetimi.

Ekuipazhi i anijes Apollo 15 përbëhej nga atronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille, afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendin ku ishte ulur Apolli 11.

Astronautët u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e quajtën Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh. Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar kur Hëna kishte qënë në moshën e saj më të herëshme.

Gjithashtu, dheu që astronautët sollën nga Hëna përmbante copa xhami në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thonë se ky xham ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës.

Në prill të vitit 1972, Apollo 16 u nis për në Hënë. Në bord ndodheshin astronautët Xhon Jang, Thomas Mattingly dhe اarls Djuk. Jang dhe Djuk zbritën në jugperëndim të vendit, ku ishte ulur zbritur Apollo 11. Ata qëndruan në Hënë 45 orë.

Gjjatë asaj kohe, mblodhën gurë dhe vendosën në sipërfaqe disa aparate shkencore.

Astronautët Juxhin Kerman, Harrison Shmid dhe Ronald Evans ishin të fundit që udhëtuan në Hënë me misionin Apollo 17. Ishte dhjetor i vitit 1972. Kerman dhe Shmid zbritën në një luginë thuajse në veri të vendit, ku ishte ulur Apollo 11. Ata qëndruan në sipërfaqen e Hënës 72 orë dhe më shumë se 24 orë i kaluan duke punuar jashtë sondës, me të cilën kishin zbritur.

Këta astronautë kryen tre udhëtime me Roverin hënor, duke bërë fotografi e duke mbledhur gurë. Ata gjithashtu lanë atje edhe shumë pajisje shkencore, që do të vazhdonin të dërgonin në Tokë informata të ndryshme rreth Hënës.

Kerman dhe Shmid u nisën nga Hëna më 14 dhjetor dhe, para se të largoheshin, lanë atje një pllakë metalike ku thuhet: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës.

Shpirti i paqes me të cilin ata erdhën le të pasqyrohet në jetën e të gjitha qenieve njerëzore.” Pllaka metalike me këtë mbishkrim, sigurisht në anglisht, ka mbetur në sipërfaqen e Hënës si e vetmja shenjë e përherëshme e mbërritjes së njeriut atje.

Me Apollo 17 mori fund edhe prodhimi i raketës Saturn 5, si dhe projekti i anijeve Apollo. Eksplorimet e Amerikës me njerëz në Hënë kishin përfunduar.

Kjo ishte një kohë e veçantë në historinë e njerëzimit, sepse për herë të parë njerëzit shkuan përtej planetit të tyre të vogël brenda sistemit gjigand diellor. Pas kësaj, Hëna përsëri do të bëhej e paarritëshme për njeriun, por jo për imagjinatën e tij.

Ndonjëherë dëgjohen njerëz që pyesin: përse duhej shkuar në Hënë, thjesht nga kureshtja? Përgjigjia mund të jetë edhe ”Po”, sepse është kurioziteti që nxit eksplorimin, nga i cili vjen zbulimi i pasuar nga kënaqësia, që e bën njeriun ta përsërisë deri në përftimin e vlerave dhe aftësive, të cilat krijojnë vetëbesim për ta hedhur atë në eksplorime të tjera.

Parë nga ky kënd, 40 vjet pas shkeljes së njeriut të parë në Hënë, njerëzimi duket se ndodhet tani në fazën e krijimit të vetëbesimit për eksplorime të reja.

Por ka nga ata që thonë se suksesi i katër dekadave të mëparshme vështirë të përsëritet, apo se njerëzimi ka përfituar pak nga ky eksplorim, ose se shkuarja në Hënë ishte aventurë.

Dhe shpesh harrohet se epoka e eksplorimeve vetëm në planetin Tokë, që filloi rrreth fundshekullit XV, zgjati të paktën 200 vjet para se njerëzimi të shihte përfitimet e para: krijimin e kolonive, shteteve a qytetërimeve të reja.

Prandaj, edhe sikur për kthimin e Hënës në një vendbanim a “koloni” të pritej 200 vjet të tjera, përsëri do të ishin pak, sepse sa më e përparuar është teknologjia e udhëtimeve sot në krahasim me pesë shekuj më parë, qindra herë më larg ishin edhe zonat e eksplorimeve të dikurshme të Tokës krahasuar me ato të Hënës në kohën tonë.

Zbulimi i Hemisiferes perëndimore, me mendësinë e shek. të XV, ishte vërtet “hap i vogël për njeriun dhe hap gjigand për njerëzimin”. Gjithashtu, ndërsa mjetet e sotme të udhëtimit as që mund të krahasohen me ato të Kristofor Kolombit, edhe eksplorimet në Hapësirë kanë zgjuar të tjera përmasa të kureshtjes njerëzore.

Eksplorimet gjeografike të shek. XV – XVII nxitën fantazinë e shkrimtarëve për të krijuar vepra si “Robinson Kruzo”, “Aventurat e Guliverit”, “20 mijë lega nën det” a “Rreth tokës në 80 ditë”, ndërsa sot udhëtimet në Hapësirë e kanë shpënë imagjinatën përtej çdo kufiri të menduar ndonjëherë.

Jashtëtokësorët, UFO-t, udhëtimi në të kaluarën a në të ardhmen, janë ide po aq nxitëse sa ç’ishin dikur ëndërrat për të shkuar në zonat e pashkelura ekzotike të rruzullit tokësor. .
ruhan


explorerunivers
 
Titulli: Misteret e Henes

Ne rradh te pare per sa i perket Henes nuk eshte ndonje mister i madh, sepse interesi per te harxhuar miliarda dollar per te ber cmenduri ne hene dhe per te varferuar nje planet te tere nuk eshte i domosdoshem apo i dobishem. Ky artikull eshte konsumuar shume here dhe pothuajse gjendet ne cdo website, dhe jeta vete nuk ka kuptim nese ne do dinim gjithcka rreth saje apo mistereve, kshu qe shume gjera mbahen sekret qoft per te miren e planetit tone dhe qoft per arsye sigurie... : )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top