Misteret e çuditshme që vazhdojnë të jenë të pazgjidhura

Abisi

offline✌
Ndonëse kanë kaluar shumë vjet që kur njerëzit kanë filluar të mundohen t’i zgjidhin këto mistere, ato vazhdojnë të jenë një enigmë e frikshme për njerëzimin

Përbindëshi i Flletuodsit


Krijesa në fjalë për herë të parë është vërejtur në Flletuods të Virxhinias Perëndimore në shtator të vitit 1952. Dëshmitarët e kanë përshkruar këtë krijesë si 2.1 metra të gjatë, me trup të errët dhe fytyrë që shkëlqen. Fytyra e saj është e zgjatur në mënyrë horizontale dhe prapa ka një lloj drite në formë rrethore. Krijesa e frikshme për herë të parë ishte vërejtur nga një grup djemsh, të cilët kishin qenë duke hetuar një objekt me dritë të kuqe, që ishte vërejtur në qiellin e natës.
auto_flamo11457366867.jpg

Zëri i llahtarshëm në oqean

‘Tingulli ‘Bloop’ është etiketimi që i është dhënë një zëri shumë të fuqishëm, me frekuencë tejet të ultë, që është kapur disa herë nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1997. Sinjali është kapur disa herë në jug të Oqeanit Paqësor dhe zëri në fjalë është disa herë më i fuqishëm sesa zëri i balenës më të madhe të njohur për njerëzimin – balena e kaltër. Sipas hulumtuesve, kjo mund të jetë një shenjë që në thellësi të oqeanit ekziston një krijesë gjigante, e panjohur për njerëzimin, që është disa herë më e madhe sesa balena e kaltër.

Rasti misterioz i anijes ‘Ourang Medan’

Ky është një rrëfim klasik i anijeve të pushtuara. Në vitin 1947, dy anije amerikane kishin qenë duke udhëtuar nëpër oqean kur kishin marrë një thirrje shqetësuese nga anija holandeze ‘Ourang Medan’. Mesazhi i ardhur kishte qenë i koduar dhe thoshte që kapiteni dhe të gjithë oficerët në anije kishin vdekur. Pa kaluar shumë kohë personi që po transmetonte mesazhin kishte thënë ‘Po vdes dhe unë’, para se të mos dëgjohej më asnjë zë. Anijet amerikane kishin arritur ta gjenin anijen holandeze dhe kishin parë që në të gjendeshin trupa të pajetë, të shtrirë në shpinë, me gojë e sy të hapur. Nuk kishte ndonjë shenjë traume. Disa minuta më vonë në brendësinë e anijes ishte dëgjuar një zhurmë e pashpjegueshme që kishte bërë që ekipi i shpëtimit të largohej dhe anija kishte shpërthyer, duke u bërë copë e grimë dhe si e tillë duke sharruar në fund të oqeanit. Vdekjet misterioze të ekuipazhit nuk janë shpjeguar asnjëherë.

auto_flamo31457366873.jpg


Masakra e Hinterkaifekut

Hinterkaifek është një fermë e vogël e fshehur në pyjet bavareze të Gjermanisë dhe është njëra nga hapësirat kur ka ndodhur njëri prej krimeve më të pashpjegueshme në historinë e Gjermanisë. Të premten e 31 marsit të vitit 1922 të gjashtë banorët e fermës ishin vrarë në mënyrë brutale, me një mjet të mprehtë që ngjante me sëpatën. Në mesin e viktimave ishin një çift më i moshuar, vajza e tyre dhe dy fëmijët e saj si dhe shërbëtorja e familjes. Trupat e pajetë ishin gjetur të hënën dhe besohet që vrasësi kishte qëndruar në shtëpi përgjatë gjithë fundjavës, pasi fqinjët e kishin parë tymin që dilte nga oxhaku i shtëpisë së familjes dhe të hënën ishte gjetur ushqim i freskët, që ishte gatuar gjatë fundjavës.


auto_flamo41457366876.jpg
(Kosova Sot)
 
Top