Lauri
Anunnak
Misteret e Bildeberg, grupi që komandon botën
Për herë të parë grupi Bildeberg publikon listën e pjesëmarrësve. Ja kush janë 138 personalitetet që bëjnë pjesë në klubin sekret
Shiko fotografinë 1789337
Në dyert e Londrës dje sapo ka nisur mbledhja e grupit më sekret në botë ku bëjnë pjesë personalitetet më të fuqishëm të botës ekonomike. Për herë të parë në samit do të ketë një zyrë shtypi që do të transparentë të ftuarit dhe axhendë. Por jashtë hotelit luksoz ku do të mbahet mbledhja kanë nisur protestat kundër tyre, ku spikasin parullat: Duan të na kthejnë në Mesjetë!
LONDثR – “Ja, ja”. Një zhurmë e fortë frenimi e një limuzine bën që turma të gjallërohet dhe të lëshojë thirrje kundër personave që janë brenda. “Plehra, plehra, në ferr do të digjeni”, ulërasin demonstruesit. Se kush është brenda veturës luksoze është një mister, i ka xhamat e zinj, ajo ecën e qetë mes kordonit të protestuesve dhe hyn shpejt pas kangjellave të Grove, një hotel luksoz me 5 yje në lagjen Watford të Londrës. Kjo skenë vazhdon çdo 15 minuta, sa herë aty kalon një makinë për të shkuar në hotel. Aty ku do të zhvillohet mbledhja e Grupit Bildeberg dhe ku do të marrin pjesë 138 personalitete nga e gjithë bota.
Nuk i numërova sa makina ishin për të mësuar sa pjesëmarrës do të ishin në mbledhjen e vitit 2013, sepse në limunizat e tyre (që kanë hapësira të jashtëzakonshme) mund të kishte më shumë se një person. Ishte e lehtë për të arritur tek numri 138. Sepse për herë të parë, Bilderberg ka bërë publike listën e të ftuarve. Bie në sy ministri i Thesarit britanik, George Osborne, homologu i tij laburist (pra ministri i Thesarit në qeverinë hije të opozitës), Ed Balls, ish-guru-ja e blerimit Peter Mandelson, themeluesi i Amazon Jeff Bezos, bosi i Google Eric Schmdt, presidenti i Goldman Sachs Peter Sunderland, ish sekretari i shtetit amerikan Henry Kissinger, ish komandanti i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan David Petraeus. Nga Italia është ish kryeministri Mario Monti, një duzinë e administratorëve të deleguar të shoqërive të mëdha, dhe gazetarja Lilli Gruber.
Të premten edhe kryeministri britanik David Cameron mori pjesë në në një mbledhje të Bilderberg, dhe ky veprim ka provokuar polemika në Londër, sepse kryeministri shkoi i vetëm, i pa shoqëruar me fuksionarë apo zëdhënësin. Lideri konservator gjithnjë i ka bërë transparente veprimet e tij, këtë herë jo. Doëning street u mbrojt në këtë pikë duke thënë se ishte një mbledhje “private” dhe nuk kishte të bënte me politikat qeveritar.
Risia e këtij samiti të këtij viti nuk janë vetëm pjesëmarrësit, por edhe zyra e shtypit dhe axhenda. Kjo lëvizje mendohet se grupi po e bën që të zhdukë konspiracionit që bëhen në emër të tyre. Megjithatë as kjo lëvizje nuk mund të fshehë sekretet që ata mbajnë pas, dhe deri të dielën kur mbaron samiti, njerëzit që protestojnë jashtë do të shtohen edhe më shumë në numër.
Si u themelua Grupi Bildeberg
Në vitin 1954, njerëzit më të fuqishëm të botës u takuan për herë të parë, nën kujdesin e kurorës hollandeze dhe të familjes Rockefeller, në luksozin Hotel “Bilderberg” në qytetin e vogël Osterbeek. Për një fundjavë të tërë diskutuan të ardhmen e botës. Në fund, vendosën që të takoheshin një herë në vit për të shkëmbyer ide dhe për të analizuar çështjet ndërkombëtare. E quajtën veten “Grupi Bilderberg”. Qysh atëherë, janë mbledhur çdo vit në hotele luksoze në pjesë të ndryshme të botës për të tentuar që të vendosin të ardhmen e njerëzimit. Midis anëtarëve të seleksionuar të këtij klubi, gjejmë Bill Clinton, Paul Wolfowitz, Henry Kissinger, David Rockefeller, Zbignieë Brzezinski, Tony Blair dhe shumë kryeministra të tjerë, afaristë, politikanë, bankierë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Megjithatë, në më shumë se 50 vjet takime të tyre, nuk i është lejuar asnjëherë shtypit që të asistojë, nuk janë lëshuar deklarata mbi konkluzionet e pjesëmarrësve, nuk është bërë publike asnjë axhendë e një takimi Bilderberg. Ndërsa tani kanë ndryshuar strategji. Në të kaluarën liderët e “Grupit Bilderberg” theksonin se ky diskrecion është i nevojshëm për t’ju mundësuar atyre që marrin pjesë në debate që të flasin lirisht, pa u regjistruar apo përcjellë publikisht deklarimet e tyre. Në rast të kundërt, pohojnë anëtarët e Bilderberg, do të ishin të shtrënguar të flisnin me fjalorin e një komunikate për shtyp. Pa dyshim, ky diskrecion i mundësi “Grupit Bilderberg” që të vendosë më lirisht, por në këtë mënyrë nuk i jepet përgjigje pyetjes themelore: për çfarë flasin në këto takime njerëzit më të fuqishëm të botës?
اfarë është Grupi Bilderberg
Grupi Bilderberg, një konsurcium elite mendimtarësh perëndimorë dhe agjentësh të pushtetshëm, është akuzuar për vendosjen e fateve të botës, dhe këtë e bën me dyer të mbyllura. Si organizatë ajo ka më shumë se 50 vite që ekziston, dhe tani zërat janë përhapur më shumë se kurrë. Duke pasur parasysh reputacionin e saj si ndoshta organizata më e fuqishme në botë, grupi Bilderberg është i centralizuar në operacionet e tij. Kushdo që aksidentalisht ka formuar numrin ndoshta do të mendojë se kishte ngecur vetëm tek një përgjigje automatike e sekretarisë telefonike.
Shiko fotografinë 1789338
اfarë po bën aleanca më e fuqishme në botë në Britani?
Por prapa kësaj ultrafasade modeste qëndron një nga aleancat më të diskutueshme dhe fort të debatuara të kohës sonë. Të premten disa prej shefave të lëvizjes politike të Perëndimit, liderët e biznesit, bankierët, industrialistët dhe mendimtarët strategjik janë akomoduar në një hotel me pesë yje në Britani për të biseduar rreth çështjeve globale. Ajo çfarë përcakton Bilderberg pavarësisht nga takimet e të pushtetshmëve, të tilla si Forumit Ekonomik Botëror vjetor (WEF), është misticizmi i tij. Gazetarët vërtet janë ftuar këtë herë, por vështirë të kuptohet se ç’bisedohet në sallat e mbyllura.
/Nga i dërguar i La Repubblica-s
në Londër, ENRICO FRANCESCHINI
T.Observer