“Miss Rruga”

elbruna

Anëtar i Respektuar
Ka qene nje 58 vjeçarje ajo qe ka fituar në Belgjikë garën e parë për “Miss e pastreha” organizuar me qëllim që publiku të ndergjegjesohet me problemet e njerëzve te pastrehe qe jetojne ne rruge.
Emri i saj eshte Therese Van Belle nga Schaerbeeku, njofton agjencia e lajmeve “Belga”. Ajo ka fituar një vit banim në nje shtëpi me qera të paguar. Gjithashtu shoqerueset e Miss-it do te ndihmohen per te gjetur pune te perhershme.

- "Kandidatet duhet të kanë dëshirë për t’u larguar nga rrugët dhe të angazhohen në zhvillimin e jetës shoqërore", sqarojnë organizatorët e kësaj gare në faqen zyrtare.

Mirëpo, iniciativën e kanë kritikuar disa organizata të cilat ndihmojnë të pastrehët që në këtë garë shohin një iniciativë të kotë marketingu dhe zhvlerësim të respektit të personalitetit njerëzor.

"Me këtë përzgjedhje dëshirojmë të tërheqim vërejtjen për problemin e të pastrehëve", ka thënë njëra prej organizatorëve të garës Aline Duportail.
TAR
 

Attachments

  • 19130misssb.jpg
    19130misssb.jpg
    44.3 KB · Shikime: 5
Back
Top