Titulli: Miss Bukuria?!
haha normale moj
.. Shiko kur vendos gjuhen jasht mos i merrni 100 % ju ca them une,
dhe kte loool ne fund kur e ve mos e marrim se na tall e na perqesh ja ju budallenj qe sme merrni vesh e, se pak si perqeshje duket
E nejse te dalim ne teme, pasi mu dha leja (se gjysma shakase e vertete thone
). Qe ka te drejte ka, ok nuk e mohoj dot, qe standardet e bukurise qe ka vene shoqeria e sotme jane joreale dhe kjo i shtyn femrat te jene te pasigurta e t'u drejtohen operacioneve dhe kjo eshte e pakenaqshme,por...
1. Ai konkursi qe do mbahej nga edukatoret e goces sbesoj qe do ishte kaq serioz, ka qene me shume si argetim
2. Bukuria dhe trupi nuk jane ceshtje presioni vetem ne keto konkurrime, ke psh baletin, ku vajzat cohen qe ne moshe te vogel dhe sduhet as te hane as te pine (ne rastin me te ekzagjeruar) qe ta kene trupin e lehte dhe imagjino komplekset dhe konlfiktet qe krijojne ata femije me veten perderisa rriten. Tani shtrohet pyetja, nese nje femije eshte gjeni intelegjent nuk do kishte njerez qe do i benin presion mos fleje, mos socializohet qe ne kohe te pubertetit e adoleshences e vetem te rrije ne nje laborator e te shpike gjera? Ka ndodhur dhe kjo seshte imagjinare, por doja te them qe problemi seshte bukuria, por presioni qe vjen nga njerezit
3. Bukuria femerore eshte vleresuar qe ne kohet e lashta dhe pse jo mos realizohen keta konkurse ne menyre argetuese, pastaj kemi Miss-et qe promovojne world peace dhe qe shkojne per ndihma ne vende te ndryshme (eh kjo sa per sy e faqe, po sdo ishte keq nese vertete do shfrytezohej rasti per te dhene ndihma atje ku ka nevoje me tere ata leke qe derdhen ne ta)
4. Si konkludim, nuk e ka fajin konkursi por qasja drejt tij, ate qe thoshte ne prezentimin e bukur ne Prezi qe talentet e femijeve duhet te jene prioritet, por dhe ne kete rast femijet mos shkojne nen presion por ta dijne se eshte nje loje ku mund te argetohen me njeri tjetrin.
Une psh jam kunder qe nje femije te rritet me ambicje garuese ne cfaredo lloj fushe, mos e kete ate ndjesi te jem i pari te jem me i miri, te kete bashkepunim dhe argetim, kudo qofte kjo
dhe se fundi Sol e gjitha kjo ma kujtoi nje film, sdi nese e ke pare, por nese jo shikoje, Little Miss Sunshine, eshte shume film i lezetshem