Misioni ndëryjor, Voyager 2, sonda që la sistemin tonë
Më 20 gusht të 1977-s ndodhej ende në Tokë, në Cape Canaveral, por sot është më shumë se 16 miliardë kilometra larg planetit tonë…dhe vazhdon të largohet.
Voyager 2 është kryevepra e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, e cila në 4 dekada zbuloi sekretet e sistemit tonë diellor dhe hapi një dritare të re në mënyrën e vëzhgimit dhe studimit të hapësirës.
Më 24 janar të 1986, pa mbushur ende një dekadë pasi kishte lënë Tokën, sonda nis në ‘vendlinjen’ e saj imazhe nga Urani, që ishte objektivi i saj kryesorë.
Para Uranit kaloi Jupiterin, Saturnin, Plutonin dhe gjithë satelitët e tyre natyrorë. Për Saturnin, Neptunin dhe Jupiterin shkencëtarët e NASA-s dinin mjaftueshëm dhe pritshmëritë se Voyager 2 do të sillte diçka të re ishin të ulta.
Vëmendja dhe objektivi ishte Urani dhe këtu sonda nuk zhgënjeu. Ajo i kaloi planetit në një distancë prej 80 mijë kilometrash, mjaftueshëm për të sjellë në Tokë imazhe domethënëse dhe me qartësi të konsiderueshme (kujtojmë që distanca mes Hënës dhe Tokës është 300 mijë kilometra dhe nga sateliti ynë natyror, planeti ynë shquhet qartë).
Për shkencëtarët sonda zbuloi më shumë se një sekret për Uranin. Së pari që ishte më i ftohtë se Neptuni, pavarësisht se ndodhet më afër Diellit se ky i fundit. Studiuesit thonë se kjo mund të jetë pasojë e mungesës së bërthamës në këtë planet.
Ndihmoi shkencëtarët që të kuptonin se fusha magnetike e Uranit nuk ka lidhje me aksin e tij të rrotullimit. Ed Stone, nga Instituti i Teknologjisë në Pasadena thotë se kjo mund të lidhet me faktin që planeti është i vendosur më pjerrët se planetet e tjerë të sistemit tonë, përfshi këtu edhe Tokën.
Më 11 shtator të 2007-s Voyager 2 tejkaloi zonën e ku pushon efekti i stuhive diellore. Aktualisht sonda ka dalë nga sistemi ynë diellor dhe vazhdon të largohet akoma me një shpejtësi prej 15 kilometra për sekondë.
Voyager 2 bart me vete informacione mbi jetën në Tokë me shpresën se ndonjë ditë do të bjerë në dorën e një forme inteligjence jashtëtokësore.
/ Top Channel