Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Misioni EULEX – të gjithë në pritje të New Yorkut...

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Drejtuesit e institucioneve të Kosovës janë takuar të dielën në mbrëmje me diplomatët e Grupit të Kontaktit në Prishtinë, për të diskutuar për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë. Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar, mirëpo nuk janë dhënë detaje të tjera. Ndërkohë është raportuar se në mbledhjen e KS të KB-së, sekretari Ban Ki-Moon do të potencojë “përparimin” e arritur në mes të UNMIK-ut dhe Beogradit...

Grupin e Kontaktit e përbëjnë SHBA-të, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia – ndërsa raportohet se ky takim është mbajtur pa përfaqësuesin rus.

Takimi i liderëve kosovarë me përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit vetëm sa shton edhe më shumë “thashethemet” që së fundi janë paraqitur në media për shtrirjen dhe funksionalizimin e misionit EULEX në Kosovë.

Nga njëra anë është raportuar se BE-ja është e gatshme të miratojë kushtet kryesore të Beogradit për vendosjen e EULEX-it në Kosovë – që ai të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të mbetet neutral në raport me statusin e Kosovës dhe të mos i referohet planit të Martti Ahtisaarit, ndërsa nga ana tjetër, raportohet se pala kosovare ka përjashtuar çdo mundësi që EULEX-i të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës.

Sidoqoftë, shumëçka pritet të sqarohet të martën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Kosovën dhe kur pritet raporti i sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, Ban Ki-Moon.

اka propozon sekretari Ban Ki-Moon?

Të dielën, televizioni KTV, duke u thirrur në burimet e veta diplomatike ka raportuar se sekretari Ban në raportin e tij, do të potencojë përparimin e arritur në mes të UNMIK-ut dhe Beogradit për gjashtë pikat e propozuara, sikur dhe vazhdimin e bisedimeve për këto çështje.

Sipas këtyre burimeve, sekretari Ban do të potencojë se këto aranzhmane do të jenë në fuqi deri në vendosjen e mekanizmave të tjerë – duke aluduar kështu në vendosjen e misionit EULEX.

Marrëveshja në mes të UNMIK-ut, OKB-së dhe qeverisë së Serbisë, sipas këtyre burimeve, parasheh formimin e stacioneve dhe nënstacioneve të reja të policisë, në zonat e banuara me shumicë serbe, raporton ky televizion.

Ndërkaq sa i përket doganave, parashihet puna e përbashkët në mes të doganierëve ndërkombëtarë dhe atyre serbë në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 (GATE 1 and 31) në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq. Sipas këtyre burimeve, mbetet të përcaktohet se si do të shpërndahen të hyrat nga këto dy vendkalime kufitare.

Në pritje të lajmit nga New Yorku!

Sidoqoftë, drejt New Yorkut të dielën është nisur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, i cili do të jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit.

Formati i mbledhjes së 11 nëntorit ende nuk është bërë publik, ashtu sikurse nuk dihet ende nëse përpos raportit të UNMIK-ut për Kosovën, do të ketë apo jo fjalë të tjera, ka njoftuar Zyra për informim e MPJ-së.

Nëse formati zyrtar i mbledhjes e lejon këtë, sipas MPJ-së, ministri Hyseni është i gatshëm të marrë fjalën në këtë mbledhje.

Njëkohësisht, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të marrë pjesë edhe Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq. Ditë më parë ai ka thënë se Serbia nuk do të përkrahë raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, nëse ai raport nuk ngërthen të gjitha kushtet që i ka kërkuar Serbia për vendosjen e misionit EULEX.

“Haber” prej New Yorku duket se po pret edhe Bashkimi Evropian. Në një deklaratë zyrtare të lëshuar për opinion, është bërë e ditur se në takimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, do të përshëndet përgatitja që po bëhet për misionin EULEX, përfshirë dhe vendosjen e tanishme të pjesëtarëve të këtij misioni, në mënyrë që t’i mundësohet fillimi i punës në dhjetor të këtij viti.

Megjithatë, bëhet e ditur se në takimin ministror nuk do të diskutohet për Kosovën e as për EULEX-in.

Dhe derisa pritet rezultati nga New Yorku, pritet që liderët kosovarë të zhvillojnë sot edhe një takim me Grupin e Kontaktit në Prishtinë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back