Mishi i pjekur dhe kanceri ne pankreas

Kresha

A pretty face can never trick me
Ndërsa stina e verës po afron, njerëzit përgatiten për gatime duke përdorur zgarrën për të pjekur mishra të ndryshëm. Mishi i pjekur në zgarrë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin.

Një studim i kryer nga shoqata amerikane e kërkimeve në fushën e kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në zgarrë krijon në sipërfaqen e mishit një ndryshim kimik që mund të shtojë rrezikun e kancerit në pankreas. Mjekët e shkollës së shëndetit publik pranë universitetit të Minesotës vëzhguan 62 mijë persona për 9 vjet rresht.

Gjatë studimit, ata vunë re se personat që parapëlqenin biftekë shumë të pjekur kishin 60 për qind më shumë gjasa që të prekeshin nga kanceri në pankreas, një nga kaceret më vdekjeprurës deri më sot.
Në përgjithësi, personat që kishin ngrënë shpesh mish të pjekur në zgarrë kishin 70 për qind gjasa të prekeshin nga kanceri në pankreas, në krahasim me personat e tjerë.

Ekspertët thonë se skuqja ose pjekja e mishit në zgarrë në temperaturë të larta, krijon në sipërfaqen e mishit substanca kimike që shkaktojnë kancer.

Por në studim thuhet se kur mishi piqet në furrë ose zihet këto kimikate shkaktare të kancerit nuk krijohen.
Shkencëtarët nuk janë në gjendje ta lidhin përfundimisht mishin e pjekur në zgarrë me rrezikun e kancerit në pankreas sepse në këtë proces, thonë ata, mund të ndikojë edhe dieta ushqimore që ndjek një person.

Por si paralajmërim, autorët e studimit i këshillojnë njerëzit, që para se ta hanë mishin e pjekur, duhet t’i heqin shtresën e djegur që krijohet nga pjekja e tepërt, si dhe ta shmangin mishin e zgarrës kur ai është pjekur tej mase. // keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top