Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon

qnexa-noa.jpg


Medikamenti që shikoni në foto është ilaçi i parë me recetë në 13 vjet kundër mbipeshës. Ilaçi Qnexa u miratua nga agjencia federale e ushqimeve dhe barnave. Ilaçi në formë pilule cilësohet “fishek argjendi” sepse mendohet që bën mrekullira – humbjen e 90 kilogramëve brenda një viti.
Për shkak se 80% e personave që humbasin peshë e rifitojnë atë, mjekët kanë bërë kërkime për dekada për një pilulë të sigurt që do të ndihmonte.
Doktor Tim Garvey në Universitetin e Alabamës në Birmingham thotë se ilaçi Qnexa do të jetë ilaçi më i fuqishëm në treg për trajtimin e mbipeshës. I njëjti ilaç ishte refuzuar 2 vjet më parë nga agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA), për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit.
Këto ditë, komisioni i ekspertëve të kësaj agjencie e miratoi ilaçin e ri, pasi arriti në përfundimin se përfitimet që Qnexa sjell për personat mbipeshë, janë më të mëdha sesa pasojat anësore si humbje kujtese, konfuzion, shtim të rrahjeve të zemrës, madje edhe lindje defektoze. Qnexa do të shitet me recetë, pra vetëm me rekomandimin e mjekut.
Ndërkohë skeptikët e fusin këtë ilaç të ri në kategorinë “shumë i mirë për të qenë i vërtetë”.

B:Noa
 
Pe: Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon

Shpresoj mos te abuzohet nga populli. :(
 
Re: Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon

Mos perdorni medikamente o njerez dembele!
Aktiviteti fizik eshte me i mire qe mund te egzistoje, behet pa patur nevoje per rekomandim mjeku & pa efekte anesore.
 
Titulli: Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon

Perderisa eshte nje medikament ka perberje kimike, nuk mendoj se eshte e leverdishme nje rrugezgjidhje e tille....
 
Pe: Titulli: Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon

Perderisa eshte nje medikament ka perberje kimike, nuk mendoj se eshte e leverdishme nje rrugezgjidhje e tille....

I njëjti ilaç ishte refuzuar 2 vjet më parë nga agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA), për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit.

Sic thoshte nje profesor i imi..."Mos te jesh i pari qe te provosh nje ilac, mos te jesh i fundit qe e perdor nje ilac" :)
 
Pe: Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon

Efektet anesore paska mjaftueshem,hani shendetshem,mbani trupin ne aktivitet dhe ska ngritje peshe...Ketyre medikamenteve si besoj aspak...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back