Vinjol
Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se sjellja e Ramës ndaj Kosovës është anti-shqiptare.
“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam deh me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar,së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare.
Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartesisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund te quhet ndryshe promovimi i shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise qe copeton jo vetem Kosoven por I ve zjarrin gjithe rajonit apo fishekzjarret e tij demakogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për antarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çeshtje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke perjashtuar dhe tradhetuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtë i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës”, tha ajo.
Më tej Kryemadhi tha se: “Shqipëria ndodhet në një moment kritik të zhvillimit e progresit të saj. Humbja e besimit, ndalimi i emigrimit masiv, blerja e pushtetit me para të pista, uzurpimi i ekonomisë në pak duar oligarkesh, janë çështje madhore me të cilat ne kemi forcën dhe guximin që të përballemi. Kjo përballje nuk është më çeshtje e politikës, e partive apo drejtuesve të tyre. Kjo është një çështje jetike kombëtare. Prandaj, ky është momenti kur çdokush duhet t’i bëjë pyetjen vetes së çfarë duhet të bëjë, si mund ta kthejë vendin në shinat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si mund t’u kthejë shqiptarëve besimin se ky vend bëhet, se shqiptarët meritojnë të jenë qytetarë të Evropës ashtu si gjermanët, francezet, italianet, grekët apo kombet e tjerë të BE.
Shqipëria ka vetëm një rrugë, Integrimin në BE dhe aleanca e saj strategjike, e palëkundur me SHBA.
Serioziteti dhe luajaliteti i bashkëpunimit janë dy elemente thelbësore që rrisin dinjitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me partnerët tanë dhe që sigurojnë koherencën e një politike të jashtme në të mirë të shqiptarëve dhe të rajonit. Ne jemi sot një popull I vogël I një vendi të vogël dhe të varfër nën qeverisjen e një grupi kriminal e antishqiptar, Por jemi një komb I madh I një vendi të pasur që gjithmonë e ka gjetur forcën për tu ngritur nga vuajtja, varfëria, dhe diktatura”.
Top Channel
Last edited by a moderator: