Minerali i cili qetëson muskujt dhe nervat

Kresha

A pretty face can never trick me
Ekuilibrin shëndetësor mbajeni me konsumim të përditshëm të magnezit.

Ky mineral është i nevojshëm për absorbimin e kalciumit dhe kaliumit, ndikon në imazhin hormonal, mbron qelizat nervore, parandalon dobësinë muskulore, të rrahurat e shpejta të zemrës dhe diarrenë, si dhe qetëson muskujt dhe nervat.
Njohuritë e sotme konfirmojnë rolin e dobishëm të magnezit tek të sëmurët nga sëmundjet e zemrës, tek ata me shtypje të lartë të gjakut, me arterosklerozë, diabet, tensionim nervash, nervozizëm, për parandalim të migrenës dhe dhimbjeve të kokës, është i dobishëm për shtatzëni dhe ushqim me gji, ndihmon kundër çrregullimeve të gjumit, të merremi me sport, në rast të kapsllëkut dhe urthit.
Me ushqim të përditshëm duhet të konsumojmë 375 mg magnez, sepse nuk krijohet në organizëm, ndërsa në ushqimet e sotme, për shkak të sasisë së madhe të sheqerit të përpunuar, bukës së bardhë, miellit të bardhë, alkoolit magnezi harxhohet edhe më shumë.
Mungesa e kalciumit mund të dallohet me ngërçe dhe dobësi të muskujve, me punë të çrregulluar të zemrës, me nervozizëm, dhimbje të kokës, migrenë dhe shtypje në kokë.
Mungesa e magnezit shkakton osteoporozën, gurët në veshka dhe forcim të arterieve, çorientim, humbje të oreksit, depresion, ngërçe të muskujve, rrahje të çrregullta të zemrës. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top