Milika Jaho - Mësuesja ime

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Miranda Haxhia

Në kujtimet e mia ka shumë gjëra që ikin, rrëshqasin, harrohen. Por kujtoj fort mirë një fshat të vogël, ndarë mëdyshas nga një rrjedhë përroi dredharak, kujtoj një shkollë me çati të gjatë dhe me mure të ulëta, suva të rënë e të plasaritur, kujtoj mëngjeset, të gjitha mëngjeset kur shikoja tej, figurat e vogla që vinin e afroheshin drejt shkollës duke u zmadhuar, pak e nga pak. Vështrimi im qetësohej kur mes tyre dallohej ecja e ngutshme e një gruaje. Ishte mësuese Milika. Nuk e harroj atë ecjen e saj, gjithmonë të ngutshme për të mbërritur në orar.
Për të mbërritur në kohë kur me grushtin larg, gjithë shkolla betohej: “Pionierë, në emër të Partisë dhe të shokut Enver të jemi gati!” Po të mos ishte, po të mos ishte në orar, i shtrëngonin prangat. Pa pyetur se kishte fëmijët e vegjël, të dy binjakë, lindur njëherësh, që qanin njëkohësisht, sëmureshin njëkohësisht. Pa pyetur në e kishte përcjellë bashkëshortin për në punën e vështirë të gurores. Pa i dhënë mundësi të ushtronte edhe ai profesionin e mësuesit!

Milika-Jaho-1996-2000-194x300-prere-150x150.jpg

Pastaj,… pastaj, klasa dhe gjuha e leximi nga magjia e mësuese Milikës ishte një mrekulli e vogël, një lule e qëndisur mbi një stof gjithë arna, kundërmimi i fjalës së saj poetike i ngjasonte manushaqes që mbyt aromën shpuese të ferrave. Fjala e saj, poezitë, gjuha shqipe ishin një ishull i magjishëm rrethuar nga dallgë të ashpra.

Isha e vogël. Pothuaj 10-11 vjeç. Nuk dija se në vendin tim të dashur kishte burgje, nuk e dija se kishte të dënuar politikë. Nuk e dija se kishte njerëz që për një shkak të paarsyeshëm, përndiqeshin, dënoheshin, hera herës qëllonte t’i sillnin të punonin në fshatin tim të vogël, ndoshta dënim me hatër, i butë, po të mendoje se mund të punonin në gurore, mund të punonin në ndërtim, mund të ishin në pranga.

Bota rreth meje ishte një iluzion i kuqërremtë. Mes atij iluzioni të rremë, ishte bardhësia e mrekullueshme e mësuese Milikës.

Mësuesja ime Milika Jaho është moshatare me nënën time. Edhe pse të dyja lindën pa pranga, mësuesja ime, ndryshe nga nëna ime, i ndjeu gjithë jetën në duar. Por sot nuk po shkruaj për nënën. Sot dua të shkruaj për mësuesen time, të ngjashmen me personazhin e Kira Argunovës te libri “Ne të gjallët”. Të paepurën, të bukurën, njerëzoren deri në kufij të perëndishëm.

Nëna më rrëfente nën lëkurë dhe fshehurazi, si të ishte një përrallë, se meqë nuk ia shtrënguan prangat mësuese Milikës kur dashuroi dhe u martua me njeriun “me damkë” në biografi, e lejuan të jetonte duke ndjerë shtrëngimin e tyre në çdo hap të jetës, të punës. Ai pushtet u tregua “i butë” me mësuesen time. Mund ta linin edhe pa punë. Dhe ajo do endej udhëve, duke ruajtur krenarinë. Dhe këtë e provuan. Ajo nuk u mposht. Asnjëherë.

ثshtë pak titulli “Mësuese e Popullit” me të cilin e kanë nderuar në vitin 1996. ثshtë pak për pasionin me të cilin e kreu misionin e mësuesisë. ثshtë pak për vullnetin e pathyeshëm që përçoi te ne duke na i bërë të dashur librat. ثshtë pak për fuqinë që kishte për të mos e rrëfyer dhimbjen, fyerjen, poshtërimin, dhunën psikologjike që i lëshuan ca e nga ca për ta thyer. Të them që ishte një pemë dhe nuk i bënin dot gjë erërat e diktaturës, nuk e besoj, se më ngjasonte vështrimi i saj me brishtësinë e vështrimit të mjellmës. Megjithatë, kur e vështroj, ngre kokën lart e më ngjason si pemë e lartë dhe gjithë fëshfërima të buta dashurie. Të them se ishte një fole për botën tonë të vogël, nuk besoj se hera-herës më ngjasonte me ditën e fundit të shtegtimit të gjatë të një lejleku të lodhur. Megjithatë, ato kërcet e fjalëve të saj optimiste na mbronin të mos rrëzoheshim. Asnjëherë.
Oh, mësuesja ime e dashur!
Të falënderoj shumë për çka jam sot.
Të puth duart!
Mos më ik asnjëherë, e dashur mësuese.
Pa ty nuk e përfytyroj dot botën, kur të jem e lodhur ku do ta vendos kokën?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top