Miliarderet e Hollivudit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Kush janë çiftet dhe gratë që kanë fituar më shumë në Hollivud për vitin që shkoi? Ja renditja e “Forbes”

Ekziston mendimi se në Hollivud, jetesa është shumë më e lehtë për gratë e reja. Rolet për aktoret që i kanë kaluar të 30-at janë pak dhe producentët televizivë nuk e kanë problem që të përdorin 20-vjeçaret për të interpretuar personazhe më të vjetra në moshë. Pa folur pastaj për 17-vjeçarët, që tashmë transformohen thuajse gjithmonë në pop star. Për gratë që arrijnë t’i rezistojnë kohës dhe moshës duket se kompensimi financiar riparon çdolloj sforcimi. Mjafton t’i hedhim një sy klasifikimit të grave të Hollivudit që fitojnë më shumë. Pjesa më e madhe e tyre i kanë kaluar të 40-at, madje katër prej tyre janë më shumë se 50 vjeç. Të gjitha bashkë, nga qershori 2008 deri në qershor 2009, kanë fituar rreth 650 milionë euro. Edhe një herë, mbretëresha e klasifikimit është Oprah Winfrey, që sapo ka shuar 55 qirinj mbi tortë. Falë “talk show”-ut dhe programeve të nxënësve të saj, Doctor Phil dhe Rachael Ray, prezantuesja ka futur në xhep 195 milionë euro. Pa harruar këtu kontratën prej 40 milionë eurosh të nënshkruar me Sirius dhe prezantimin e kanalit të saj “Oprah Winfrey Network”, në bashkëpunim me “Discovery Communications”. Winfrey, ishte spostuar nga vendi i parë i “Celebrity 100” i këtij viti (që merret me fitimet dhe popullaritetin e yjeve) nga Angelina Jolie, por duke krahasuar këto dy personazhe nga pikëpamja ekonomike, mbretëresha e televizionit arrin ta lërë shumë mbrapa rivalen e saj shumë herë më të re në moshë. Në 12 muaj, bukuroshja Angelina ka arritur të fitojë vetëm 19 milionë euro, duke u renditur e dhjeta në klasifikim. Për të hartuar klasifikimin e 15 grave më të paguara të Hollivudit janë marrë aktoret, skenaristet, këngëtaret dhe persona të tjerë të njohur në botën e spektaklit. Për të mësuar se sa fitonin nga qershori 2008 deri në qershor 2009, u desh të pyeteshin menaxherët apo agjentët e tyre. Nga analiza u përjashtuan artistet të cilat janë pjesë e grupeve muzikore. Për këtë arsye, pavarësisht se “Sugarland” fituan 10 milionë euro, këngëtarja Jennifer Nettles nuk është marrë në konsideratë. Në krah të Oprah, pozicionohet një tjetër zonjë e spektaklit. Bëhet fjalë për të parezistueshmen Madonna, me 78 milionë euro. Pavarësisht moshës së saj 50-vjeçare, është ende në gjendje t’u mësojë brezave të rinj se si të performojnë dhe si të jenë gjithmonë nën vëmendjen e së gjithë botës. “Hard Candy” është cilësuar si turi muzikor që ka fituar më shumë në vitin 2008: 200 milionë euro me 58 koncerte në 17 vende. Nëse yjet më të reja nuk ishin në gjendje t’u rezistonin presionit të paparacëve, Madonna vazhdoi të fitonte edhe pas divorcit me Guy Ritchie pas zërave për një lidhje dashurie me kampionin e bejsbollit, Alex Rodriguez. Celine Dion, 41 vjeçe, ka çuar në shtëpi të njëjtën shifër si zonja Ciccone. Turi i saj “Taking Chances” u rendit i dyti për vitin 2008, për sa i përket fitimeve. Mes qershorit 2008 dhe atij 2009, artistja fitoi 71 milionë euro. Në vend të katërt renditet Beyoncé Knowles, e cila edhe pse 27 vjeçe, është një nga artistet më të reja të klasifikimit. Knowles ia detyron suksesin albumit “I Am ... Sasha Fierce”, që doli në nëntor të vitit 2008 dhe pjesëmarrjes në dy filma, “Cadillac Records” dhe “Obsessed”. Talenti i saj për këngën dhe aktrimin e bëri që të fitonte 62 milionë euro. Në vend të pestë gjejnë shkrimtaren
Stephenie Meyer, 35 vjeçe. Seritë e “Twilight”, saga e famshme e vampirëve me zemër të butë, u bënë shumë të njohura në të gjithë botën, falë edhe prezantimit të filmit. Meyer ka shitur rreth 29 milionë kopje dhe ka fituar rreth 35 milionë euro.
اiftet më të pasura

Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, në krye të renditjes nuk është çifti Pitt-Jolie, që e kanë dëmtuar paksa imazhin edhe për shkak të probleme në çift dhe zërat për ndarje. I pari renditet çifti Jay-Z-Beyonce, fitimet e të cilëve nuk varen vetëm dhe ekskluzivisht nga karrierat muzikore, por edhe nga veshjet, parfumet dhe reklamat që bëjnë. Jo më kot, çifti shpenzon shifra marramendëse nëpër restorante luksozë pothuajse çdo natë. Në total, nga qershori 2008 deri në qershor 2009, çifti ka fituar 83 milionë dollarë, shumica e të cilave nga Beyonce, që vetëm me turin e saj botëror fitoi 59,6 milionë. Në vend të dytë, me 47,3 milionë euro, renditen Harrison Ford dhe Callista Flockhart, pjesa më madhe, rreth 45 milionë euro, të fituara nga Ford me filmin e fundit të drejtuar nga Spilberg, ndërsa bashkëshortja ka fituar 2 milionë euro me serinë “Brothers & Sisters”. Të tretët në listë janë Brad Pitt dhe Angelina Jolie, që në vitin e fundit kanë vendosur të punojnë më pak për t’ju kushtuar fëmijëve dhe familjes, por me sa duket e gjithë kjo nuk arriti t’i mbajë bashkë. اifti, i cili renditet i treti në klasifikim me 33,8 milionë euro, i ka fituar këto para kryesisht me filmat “Strange case of Benjamin Button” dhe “Wanted”. Will Smith bashkë me gruan pozicionohen të katërtit, me 32,9 milionë, dhe menjëherë pas tyre vijnë David e Victoria Beckham me 31,8 milionë euro.
•shqip•
 
Back
Top