Milani e mbyll vitin i pari, fitore në frymën e fundit ndaj Lazio-s

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
milan-1-1100x620.jpgMilani tregon edhe një herë tjetër se është një skuadër me pretendime të mëdha këtë sezon, duke fituar ndaj Lazio-s 3-2 edhe pse me shumë mungesa në formacion.

Kuqezinjtë e Piolit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar dy herë. Fillimisht shënoi Rebic, ndërsa më pas Calhanoglu ktheu në gol një 11-metërsh.

Lazio reagoi dhe ngushtoi diferencën në pjesën e parë, Luis Alberto, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Immobile mposhti Donnarumma-n për herë të dytë.

Megjithatë, Milani nuk u dorëzua dhe në minutat e shtesës gjeti golin e fitores me Theo Hernandez, i cili shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Roma ndaj Cagliarit, ndërsa Napoli dhe Torino ndanë nga një pikë.

A2news.com
 
S'do me prishej qefi nese dilni kampion kete vit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top