Milani zhvilloi një 90 minutësh perfekt ndaj Lazio-s, të cilën e mposhti me rezultatin e pastër 2-0 përballë tifozëve kuqezinj në San Siro.
Skuadra e Piolit dominoi ndeshjen dhe krijoi raste të shumta te porta e Lazio-s, dy nga të cilat i ktheu në gol me anë të Leao-s dhe Ibrahimovic në pjesën e dytë.
Gjiganti suedez u aktivizua në minutën e 60, ndërsa realizoi vetëm 7 minuta më pas. Kjo ishte fitorja e tretë në po kaq takime për Milanin këtë sezon në Serie A, i cili të mërkurën do të rikthehet në Champions League, ku do të ndeshet në Angli me Liverpool.
A2news.com