Milan pëson humbjen e dytë radhazi dhe del nga zona Champions

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
calha-1100x620.jpg

Milani është mposhtur 3-0 në transfertë ndaj Lazios dhe ka zbritur në vendin e 5 të renditjes, me 66 pikë, aq sa Juventus e Napoli, por me golaverazh më të keq se këto dy ekipe.

Lazio shënoi dy herë me anë të Correa dhe më pas vulosi fitoren me kapitenin Ciro Immobile, i cili dërgoi topin në rrjetë pak minuta para vërshëllimës finale.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në kuotën e 61 pikëve, me një ndeshje më pak se kundërshtarët, duke qenë se ka për të rikuperuar sfidën me Torinon, më 18 maj.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli deklaroi se priste më shumë nga lojtarët e tij.

“Kemi aftësitë teknike për të luajtur më mirë, duhet të bënim më shumë. Ata u treguan më të zotët se ne. Lufta për zonën Champions tani ndërlikohet shumë, duhet të tregojmë se jemi të fortë aq sa mendojmë se jemi. Dy humbjet e fundit kanë ndërprerë rrugëtimin tonë, por jemi ende aty, luftojmë me skuadra të mëdha dhe duhet të tregojmë që edhe ne jemi ekip i madh”, deklaroi Pioli.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top