“MIKU IM”

“MIKU IM”

Alkol te bofsha gropen... sa i mire bohesh ndonjeher...

Je i vetmi qe te xhvesh nga llumi i makiazhit ku fusim veten. Nuk genjen kur thua qe guxo, ndrysho diçka sepse perndryshe do fundosesh ne ate grop qe po pergatit per veten tende. Je i çilter kur ngul rrenjet tek nje zemer qe ka kohe qe perpiqet te vishet me petkun e genjeshtrave. Te hapet syri, dhe gjuha flet ate qe mendja kurre nuk do t’ia lejonte. Manipulues i papare i kesaj mendje te semure pas detajeve qe ç’eshte e verteta askujt nuk i behet vone per ty. E kur gota e rradhes kthehet, fytyra vijn e ikin si iluzione , mirazhe te kota si nje labirint qe nuk ka fund. Kujtimet zbehen, veniten sepse ti flak tutje çdo dhimbje qe nje shpirt i tejmbushur ne meri mund te mbaj. Flak tutje memorien, fytyra qe qeshin, qajn, injorojne dhe te perbuzin. E atyre qe guxuan te thon te dua edhe pse ishte nje genjeshter. E atyre qe i behet zemra mal kur te shikojn duke u kacavjerre ne erresire. E atyre qe i dhe gjithçka e veç more refuzimin si pergjigje me te mire. E atyre qe u shtrive doren dhe ben sikur harruan. Ti je miku me mire, ti. Sepse me ty mund te flitet edhe pse nuk na e ndjen qe pergjgijen nuk do ta gjejm kurre por ama i lehtesohemi ksaj barre qe mbajm nder supe e sa vjen behet me rende. Ti je ai miku qe kushdo do te donte te te fliste, sepse ne gjendje normale askush nuk do guxonte te te donte. Genjehemi me nje te vertet iluzioniste, momentale. E kur cdo gje shkon per dreq, kthehemi nga ti. Sepse ti je i vetmi qe nuk paragjykon, nuk merr parasysh se ku je duke shkelur apo ç’mbart. Nuk fajeson askend , por vetem mbledh ashtu siç mbledhim brenda nesh veç mekate dhe te detyrojme e ty te behesh mekatar.

Gezuar!

24/01/20
B.S
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top