Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Miku i shqiptarëve Joe Biden nominohet zyrtarisht kandidat për president të ShBA-së

BIDEN.jpg

Miku i shqiptarëve Joe Biden nominohet zyrtarisht kandidat për president të ShBA-së

06 qershor 09:25

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, e ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për t’u nominuar zyrtarisht si kandidat i Partisë Demokratike për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.


Një kandidati i nevojiten së paku 1,991 delegatë për ta siguruar nominimin. Joe Biden e kapërceu këtë prag pas publikimit të rezultateve në orët e vona të së premtes për zgjedhjet në shtatë shtete dhe në Distriktin e Kolumbisë, shkruan “Reuters”.



Kjo arritje ishte më tepër formalitet, sepse ai praktikisht ishte bërë i nominuar i partisë për zgjedhjet presidenciale që në muajin prill, kur rivali i tij kryesor, senatori Bernie Sanders, u tërhoq nga gara. “Ishte nder që së bashku të garojmë në njërin ndër grupet më të talentuara të kandidatëve që Partia Demokratike i ka vendosur ndonjëherë dhe e them me krenari që do të futemi në këto zgjedhje si parti e bashkuar”, u shpreh Joe Biden të premten, transmeton “Gazeta Express”.



Në një pikë të caktuar të garës brenda partisë, për këtë nominim garonin më shumë se 20 kandidatë. Sidoqoftë, disa prej tyre filluan të tërhiqeshin pasi panë se nuk kanë gjasa për ta fituar garën.


Joe Biden e kishte një fillim të ngadalshëm dhe e regjistroi fitoren e parë në Karolinën Jugore në fund të shkurtit.



Ndonëse Bernie Sanders ishte duke udhëhequr në garë gjatë fazës së parë, Joe Biden shënoi sukses gjatë “Super të Martës”, kur mbahen zgjedhje në shumë shtete, duke e rritur përqindjen e përkrahjes.


Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara pritet të mbahen në nëntor të këtij viti. Në këtë garë, Joe Biden do të përballet me presidentin e tanishëm të ShBA-së, Donald Trump, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane.


Ballina - Epoka e Re
 

Attachments

  • BIDEN.jpg
    BIDEN.jpg
    356.3 KB · Shikime: 0
  • BIDEN.jpg
    BIDEN.jpg
    356.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back