Arfenilla
Themelues i Forumit

Për shembull, studimet kanë treguar që në brokoli madje 98 për qind të materieve ushqyese të rëndësishme për luftën kundër zhvillimit të kancerit shkatërrohen në mikrovalë.
Nxehtësia i shkatërron shumë lehtë, dhe gati të gjitha ushqimet e përpunuara në mënyrë termike përmbajnë më pak materie ushqyese.
Përveç kësaj, vitamina C, karotenoidet, antioksidantët dhe molekulat tjera si DIM në brokuli ose antocianinet në perimet dhe pemët e kaltra dhe purpurta shkatërrohen lehtë nën ndikimin e mikrovalëve që depërtojnë thellë në ushqim dhe e nxejnë në nivel qelizor.
Mikrovala e ngroh ushqimin në mënyrë të njëjtë por njëkohësisht e shkatërron në nivelin qelizor sepse i ngroh molekulat e ujit në qeliza. Me këtë rast vjen deri te dekompozimi molekular i vitaminave dhe fitonutrientëve.
Pas përpunimit në mikrovalë mbesin kryesisht kaloritë, fibrat dhe minerale e zbrazëta, ndërsa pjesa e madhe e vitaminave dhe fitonutrientëve janë shkatërruar.
Për dallim nga përpunimi në mikrovalë ushqimi i zier në avull mund të përmirësohet sepse disa materie ushqyeses bëhen më lehtë të shfrytëzueshme. /albeu.com/