Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mikroqark në sy për të rikthyer shikimin

Një qark brenda në sy për të ndihmuar të verbrit të shohin sërish po bëhet realitet nga kërkuesit e MIT të cilët po punojnë me një implantim në retinë që mund të zëvendësojë qelizat e dëmtuara dhe të përçojë shikimin direkt në tru.

Pacientët që përdorin këtë qark do mbajnë një palë syze që kanë brenda një kamera të vogël. Kamera do i dërgojë pamjet mikroqarkut të implantuar në sy i cili do kanalizojë inputin drejt trurit.

N4k do kthejë shikimin tërësisht normal, thonë kërkuesit, por do ofrojë aq shikim sa i nevojitet një të verbri për t’u orientuar brenda një dhome.

“Nëse ata njohin fytyrat e personave në një dhomë, kjo i fut në një ambient shoqëror ndryshe nga sa prisnin që dikush t’u fliste,:” thotë Shawn Kelly, një kërkues në Laboratorin Kërkimor për Elektronikën në MIT.

Funksionimi është i tillë. Syzet që do mbajnë pacientët përmbajnë një bobinë që mund të transmetojë energji bobinave marrëse që rrethojnë kokërdhokun e syrit. Kokërdhoku ka një mikroqark të izoluar në një mbajtëse titani për të shmangur dëmtimin nga lëngëzimi. Qarku merr informacione vizuale dhe aktivizon elektrodat të cilat aktivizojnë qelizat nervore që marrin dhe përcjellin inputin vizual në tru.

Një skuadër testimi, drejtuar nga profesori i inxhinierisë elektrike në MIT John Wyatt, ka në plan të fillojë testimet mbi pacientët brenda tre viteve të ardhme.

Në bazë të rezultateve, shkencëtarët mund të konfigurojnë një algoritëm për të sjellë pamje të pranueshme, me qëllimin që qarku të përdoret nga pacientët për të paktën 10 vite.

*Krokodili | Lajme ditore mbi teknologjinë
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back