Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mijëra vajza të virgjëra konkurrojnë për grua te Mbretit

Mijëra vajza të virgjëra, gjysmë të zhveshura kanë konkurruar për të fituar Mbretin e Swzilandës, një zonë në Afrikën e Jugut, me një kërcim tradicional të zonës.

Duke ecur midis turmës që kërcente, dhe i veshur me një lëkurë leopardi, monarku absolut i shtetit Afrikan pritej të zgjidhte gruan e tij të 14-të.

Kritikët thonë se Mswati, bën një jetë të shthurur dhe harxhon shumë para, ndërkohë që dy të tretat e vendit të tij jetojnë në varfëri të plotë. Ai ka vendosur një shembull të keq duke lejuar poligaminë dhe seksin te adoleshentët, në një vend ku 40% e adoleshentëve janë me SIDA.

“Kam ardhur këtu të kërcej. Shpresoj që mbreti të më zgjedhë pasi është bukur të jetosh në pallatin e mbretit. Gratë e tij jetojnë mirë” – thotë Tenene Dlamini, 16 vjeç, e veshur me një veshje tradicionale ngjyrë kafe.

“Ai bën gjithçka për ato. Ato nuk punojnë”.

Dita e kërcimit është e shënuar në kalendarin Swaziland që kur Mswati e vendosi në vitin 1999.

Që atëherë, shumë gra nga Swazilandi vijnë në fshatin mbretërore të Ludzidzinit për të treguar admirimin e tyre për monarkun.

“E respektoj mbretin dhe kulturën tonë” – tha Nontobeko Sidlamini, 16 vjeç, e cila mban një veshje me lëkurë kafshësh dhe një byzylyk ku shkruhej “Seksi pret”.

Disa vajza thanë se nuk kanë dëshirë të bëhen pjesë e poligamisë së mbretit dhe kishin ardhur në ceremoni vetëm për të provuar virgjërinë e tyre.

“Motra ime është gruaja e 10-të e mbretit. Nuk mendoj se mund të më zgjedhë mua pasi ai ka zgjedhur motrën time” – tha Zandisile Ntentesa, një punonjëse 21 –vjeçare.

Mbreti, i rrethuar nga bodigardë me pistoleta dhe shkopa, merr gjithmonë vërejtje nga kritikët guximtarë.

Muajin e kaluar, revista Forbes e renditi në vendin e 15-të si monarku më i pasur në botë. Ai ishte i vetmi afrikan në listë.

Gjatë ceremonisë, njëra nga gratë e mbretit u paraqit në një BMW luksoze. Policia u kërkoi njerëzve të kalonin nga ana tjetër dhe të mos i afroheshin makinës.


Shekulli
 
hahaha:)
interesant lajmi:)
dhe i kan bere kontroll tek gjineko ketyre?:)
 
uauuuu !!!!
 
Po flasim per boten e IV-t, s'eshte per te te bere pershtypje.
 
sikur n'pazar kur shitet malli...
 
hahahhahahahaha ca lajmi..hahha gruaja e 14 thot...ahhahah 14 gra paska ky
 
Vitin e kaluar ne kete gare ishin paraqitur 40.000 femra virgjeresha :ciaoo:ndersa kete vit ky numer kishte arritur shifrat 60.000 femra te cilat vallzonin pothuajse lakuriq :kercejme::kercejme:dikur prane grumbullit frymor u paraqit edhe mbreti per te zgjedhur viktimen e radhes :lexim::lexim:
 
Prandaj jane kaq perpara keto vende.....
 
Po pse thone meshkujt qe ska me vajza te virgjera?!!!! :D
 
ku tisha kan vllau i mbretit breee hehehehehe
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back