Microsoft konfiskon 50 faqe interneti të hakerëve verikoreanë

WxP

Staf në FV.AL
bb.jpg

Gjiganti teknologjik, Microsoft ka thënë se ka fituar një rast në gjykatë për të konfiskuar 50 domene të faqeve në internet, të cilat janë shfrytëzuar nga grupet e Koresë Veriore për të kryer sulme kibernetike, duke shënjestruar punëtorë qeveritarë, institute kërkimore si dhe staf universitar.

Grupi i lidhur me 50 faqe qëllimkëqija në internet, quhet Thallium dhe besohet se është “grup aktiviteti i lidhur me shtetin”, ka thënë Tom Burt, nën-presidenti i kompanisë Microsoft për sigurinë e konsumatorëve.

Ai ka thënë se shënjestrat kryesore kanë qenë në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Korenë Jugore, si dhe sulmet janë “fokusuar në paqen botërore dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë individët që punojnë në çështjet bërthamore”.

Në ankesën e Microsoft në gjykatë është thënë se Thallium ka hyrë nëpër llogari dhe rrjete të konsumatorëve të kompanisë amerikane me qëllim të vjedhjes së informacionit të ndjeshëm.

Hakerët verikoreanë besohet se kanë qenë aktivë nga të paktën viti 2010.

Thallium është grupi i katërt që përkrahet nga qeveria, ndaj të cilit Microsoft ka marrë masa ligjore, në mënyrë që t’i shkatërrojë infrastrukturën që shfrytëzon për të kryer sulme kibernetike.



Top Channel
 
Po nese e ka shkruar Kill-Bill kte artikull nuk vlen, se ai vete bere nje software me aftesi te limituara dhr krijoi dhe viruset, e shiste nga te dyja anet, ti XP do e mbash mend Norton32 😂 qe sa e instaloje te duheshin dhe 2gb ddr3 1600mhz me teper per Pentium 3 ne 3.4Ghz :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top