Miami Heat e LeBron, në fronin e NBA

cent

...Lontano
LeBron james është kampion i NBA. Fjalë që ndoshta dhe vetë ai nuk mendonte se do ti dëgjonte, por titulli I parë për të erdhi, një vit më pas nga sa parashikohej, jo në finalen ku Miami Heat konsideroheshin superfavoritë në 2011 kundër Dallas, por në atë ku konsideroheshin outsider me Oklahoma Sity që duket gati për të fituar pasi kishte eleminuar në rradhë Mavericks, Los Angelos Lakers dhe San Antonio Spurs.
nlshls.jpg

Miami Heat rremben titullin e dytë në histori pas fitoi me rezultatin 121-106 ndeshjen e peste me Thunders e cila praktikisht ishte një monolog I skuadrës nga Florida që dominoi që nga fillimi, duke e hipotekuar përfundimisht rezultatin që në periodën e tretë të cilën e mbyllën në avantazh 95-71 me disa trepikësha, që erdhën dhe falë faktit që Thunders u mbyllën në zonë për të ndaluar penetrimet e Një Lebron të papërmbajtshën, duke e lënë të zbuluar harkun që e kufizonte. Por rivaliteti i Thunders edhe kur rezultati nuk e tregonte me qartësi fatin e ndeshjes nuk ishte ai I duhuri. Oklahoma City nuk zbriti në fushë me sjelljen e një skuadre që nuk mund të gabojë më, e frikësuar dhe e ndrojtur, pa forcën e dëshpërimit që pritej të kishte. Miami nisej më së miri, me katër trepikësha që në periodën e parë, me një LeBron James që e sulmonte koshin në mënyrë konstante, Heat fluturonin plus 17 pikë, 53-36 që katër minuta e 41 sekonda para fundit të pushimit. Me një Harden gjente pikë vetëm në gjuajtjet e lira, një Westbrook egoist dhe një Durant jo në standartin e tij, Oklahoma City mbetej në sfidë në fund të pjesës së parë vetëm falë 17 pikëve të realizuara nga 18 gjuajtje të lira, duke parë se në fushë realizonte me 37 përqind kundrejt 55 përqind të efikasitetit që kishin kundërshtarët.

Kur në rikthimin në parket Oklahoma City shkurtonte diferencën në pesë pikë, përgjigja e Miamit i dha fund të gjitha aspiratave për përmbysje të Thunders me dy trepiëksha rradhazi nga Chalmers e Battier. Iluzionet zgjatën pak pasi Heat I futën një tjetër marsh me Battier Miller e Bosh që gjenin koshat nga larg, Thunders u fundosën me minus 25 pikë. Pjesa tjetër e sfidës ishte vetëm pasarelë për Lebron James, I cili u zgjodh dhe MVP I finaleve, por dhe shokët e tij të Miami Heat. Pritja që zgjaste prej 9 vjetësh, morri fund me titullin dhe unazat e kampionëve./albsport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top