Metodat e abortit

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Metodat e abortit

Ekzistojnë proçedura të ndryshme të abortit. Përgjithësisht ato ndahen në dy kategori kryesore: kirurgjikale dhe iprovokuar me medikamente.
Aborti kirurgjikal ka të bëjë me zbrazjen e përbërësve të mitrës (embrionit ose fetusit,placentës dhe veshjes së brendëshme të mitrës). Për këtë përdoren metoda të nd yshme që varen nga madhësia e indit të shtatzënisë, eksperienca e personit që e kryen, mënyrat e preferuara të komunitetit lokal mjekësor dhe pajisjet/mjetet në përdorim. Kategoria tjetër ka të bëjë me përdorimin e medikamenteve. Deri tani, këto aborte janë kryer vetëm gjatë
trimestrit të dytë dhe të tretë.

1. Thithja me vakum është një nga proçedurat më të zakonshme të abortit. Ajo bëhet gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë dhe mundësitë për ndërlikime dhe risqe janë më të pakta sesa gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Në fakt, sot konsiderohet si ndërhyrja kirurgjikale më e sigurt se heqja e bajameve dhe syneti. Ajo është një proçedurë e shkurtër, zgjat 15 minuta
dhe mund të kryhet me po atë lehtësi dhe siguri nga specializantët ashtu si dhe mjeku.

2. Në një abort të hershëm të provokuar me medikamente, personeli mjekësor i jep gruas ose një dozë mifepriston nga goja (e njohur më shumë me emrin francez RU-486 ose " kokrra e abortit") ose një injeksion metotreksat.

3. Zgjerimi (nganjëherë përdoret termi zgjerim dhe evakuim (Z&E) përdoret për abortet në javën e 14-24 të shtatzënisë. Cerviksi zgjerohet me laminaria (alga të vogla që lihen në cerviks për disa orë ose gjithë natën dhe që shërbejnë për të zgjeruar hyrjen e qafës). Mjeku zbraz indin e shtatzënisë nga mitra me anë të teknikës së thithjes me vakum së bashku me forcepsin.

4. Zgjerimi dhe ekstraktimi (Z&X) është një proçedurë që lejon nxjerrjen e fetusit të paprekur (të padëmtuar). Më shpesh përdoret për shtatzënitë 14-24 javëshe por mund të përdoret më vonë nëse rrethanat mjekësore të rënduara kërkojnë ndërprerjen e shtatzënisë.

5. Aborti i provokuar me medikamente gjatë trimestrit të dytë quhet ndryshe lindje e provokuar. Në këtë rast medikamentet përdoren për të provokuar lindjen e fetusit. Një nga p roçedurat e përdorura për të provokuar lindjen është injektimi. Mjeku injekton një solucion provokues të lindjes (solucion kripe, ure dhe/ose prostaglandina) nëpërmjet barkut, në qesen amniotike që rrethon fetusin.

6. Gjatë histerektomisë, kirurgu nxjerr jashtë fetusin dhe placentën nëpërmjet një çarjeje në bark dhe mitër, e ngjashme me prerjen çezariane. Incidenca e ndërlikimeve madhore për këtë ndërhyrje është shumë më e lartë se për metodat e tjera të abortit.



 
1. Thithja me vakum është një nga proçedurat më të zakonshme të abortit. Ajo bëhet gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë dhe mundësitë për ndërlikime dhe risqe janë më të pakta sesa gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Në fakt, sot konsiderohet si ndërhyrja kirurgjikale më e sigurt se heqja e bajameve dhe syneti. Ajo është një proçedurë e shkurtër, zgjat 15 minuta
dhe mund të kryhet me po atë lehtësi dhe siguri nga specializantët ashtu si dhe mjeku.
nje nga procedurat me te dhimshe nga ana shpirterore per femren:(
 
aborti eshte gjeja me cnjerezore qe nje nene mund te beje kunder vetevetes dhe jetes se krijuar brenda saj.

"NENA," eshte ajo qe ja dhuron, por edhe ajo qe i jep fund jetes se asaj qe krijohet ne vete trupin e saj. S'arrij ta kuptoj sesi nje "nene" mund ta beje nje gje te tille qe s'eshte asgje pervec se c'njerezore per mendimin tim.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top