Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Meta shpërthen ndaj Ramës: Ku ke gjunjë ti! Pi doping e të duket vetja i fortë!

meta rama.JPG

Ilir Meta shpërtheu në akuza të forta ndaj Edi Ramës në Berat.

Meta doli komplet jashtë figurës që ndërtoi me aq përkushtim këto 4 vite, si njeriu që moto kishte shprehjen “me qetësi dhe dashuri”.



Ai akuzoi Ramën se pi doping. Dhe kur pi doping (drogë), sipas Metës, njeriut i duket vetja i fortë. Por, presidenti i zgjedhur thotë se shumë shpejt Rama do t’i kërkojë falje Petrit Vasilit.

Sipas Metës, as Sali Berisha i I-rë (i viteve 90-të) nuk ka mundur të nënshtrojë popullin e Beratit, dhe jo më Rama, që sipas tij, nuk mban dot as ekuilibrin.


“Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin. Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë, por kur t’i dalë dopingu do i kërkojë falje Petrit Vasilit.” – u shpreh Meta.

Kjo është deklarata më e fortë e Metës ndaj Ramës, që prej asajt të vitit 2011, që e cilësonte Ramën një “fundërrinë të pashembullt të shoqërisë shqiptare”.

Duke e quajtur Beratin vendin e gabuar për t’i shpallur luftë LSI-së, Meta tha se nuk kanë krahasim vendimet e PS me ato të LSI në këtë qytet.

Ai tha se ish-bashkëkryetari i tij i shpalli luftë LSI-së me shpifje të shëmtuara dhe të papranueshme. Meta tha se në Berat ka pasur harmoni mes PS-LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës erdhi një kumarxhi që iu bën presion njerëzve.

“Kë grua socialiste ka hequr LSI këtu në Berat, Arta Daden apo Valentina Leskaj, apo shumë e shumë gra me kontribute të çmuara për t’i zëvendësuar me biznesmenë? Nuk i heq LSI-ja gratë socialiste por ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin për të hapur luftë me LSI-në me shpifje nga më të shëmtuara dhe më të papranueshmet. Berati e di shumë mirë se ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë këtyre viteve mes PS- LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi dhe ju bën presion njerëzve që të mos shkojnë me LSI-në. E di Berati dhe ndaj do votoj për LSI-në sepse kjo është partia e socialistëve dhe jo oligarkëve”, - deklaroi Meta.
LAPSI.AL
 
Ca dopingu pi ku i here,me cilesi,apo pa cilesi? :P
 
PPSL ....kalova lumin te "lemofsha" kalin i thone ksaj...
Edhe pse politika e tille eshte
 
Sa kot ky likja.
Edi nuk pi asgje, e shumta ndonje gote vere.
Edi thith.....lol
likja pi.....raki skrapari
 
Po ky a nuk eshete president,presidenti duhet te jet i paanshem
 
Po ky a nuk eshete president,presidenti duhet te jet i paanshem

Shume e drejte kjo qe thua ti por ligjerisht nuk eshte akoma.
Moralisht nuk mund te beje fushate por dihet qe likja dhe morali jane armiq te njeri tjetrit.
Ligjerisht akoma nuk e ka bere betimin si president , keshtu qe nuk ke ci thua.
 
Deri sa te behet President Likja,i ben hyzmetin partise se tij klienteliste!

Politika eshte bere,vl..
 
Deri sa te behet President Likja,i ben hyzmetin partise se tij klienteliste!

Politika eshte bere,vl..

Ca te beje i shkreti.....e ka kuptuar qe edi me salulin duan ti bejne pucin :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back