Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mësymja kundër lirisë, nga islami tek puritanizmi i mediave sociale

Mësymja kundër lirisë, nga islami tek puritanizmi i mediave sociale

Screen-Shot-2017-10-23-at-10.10.35.jpg

“Javën e kaluar, Mel Brooks tha se komedia po bëhet e pamundur në këtë epokë të censurës dhe se nuk do të kish mundur kurrë të bënte filmin e tij të vitit 1974, “Gjysmë dite e gjysmë zjarr”, në klimën e sotme”, shkruan në Times editorialisti Matt Ridley.
“Një sondazh i kohëve të fundit ka zbuluar se 38% e britanikëve dhe 70% e gjermanëve mendojnë që qeveria duhet të ketë mundësinë të censurojë një debat publik, nëse ai është fyes ndaj pakicave.
Nëse dikush sot mban një diskutim inaugurimi, në cilindo universitet amerikan, pa marrë ndonjë fyerje nga të pranishmit, atëherë është një zotëri Askushi.
‘Shumë prej protestave kanë një veshje pothuaj fetare’, ka thënë Jonathan Hait i Universitetit të Nju Jorkut, duke komenduar këto ngjarje. Bret Ueinstein, javën e kaluar postoi në Tuiter: ‘Po bëhemi dëshmitarë të sabotimit të parimit themelor të shoqërisë së lirë, të arsyetuar si vetëmbrojtje’.
Ueinstein është një ish profesor Biologjie në Evergreen College, në shtetin e Uashingtonit, është i majtë, i cili i është kundërvënë kërkesës së bërë studentëve dhe profesorëve të bardhë për të qëndruar në shtëpi për një ditë, duke thënë se ajo vetë është një formë racizmi. Për këtë arsye u vu në shënjestër nga turma, dhe autoritetet e universitetit i thanë policisë së kampusit që të rrijnë pa lëvizur, në vend se ta mbrojnë.
Kjo kulturë fluide, depërtuese dhe kanosëse nuk është më e kufizuar në akademi, apo në Amerikë, por fshihet prapa puritanizmit në shumë media sociale. Të gjithë shkrimtarët që njoh ndihen në një farë mënyre të kërcënuar. Vende në të cilët, në rininë time, vajzat mbanin minifunde në publik, tani janë të shtrënguar të mbajnë shami.
Ligji i Sharias, homofobia dhe antisemitizmi eksplicit janë duke u përhapur në Britaninë e Madhe, ku në disa shkolla të financuara nga shteti, vajzat 4-vjeçe detyrohen të mbajnë vellon.
Qeveria turke është bashkuar me kristianët evangjelistë amerikanë, në përpjekjen për të hequr evolucionizmin nga kurrikula shkollore.
Optimizmi im u vu në provë të fortë nga një libër i ri dhe elokuent “Epoka që po errësohet”, i Catherine Nixey, e cila shkruan edhe për Times.
Argumenti qendror është marrja e perandorisë romake nga ana e të krishterëve, që ajo thotë se ka qenë më e dhunshme, jotolerante dhe shkatërruese, nga sa na është bërë të besojmë”.

“Jam tejet i sigurt”, përfundon Ridley, se “iluminizmi nuk ka marrë fund, se zbulimi dhe arsyeja do të fitojnë mbi dogmën dhe supersticionin. Megjithatë përhapja e fondamentalizmit islamik, rritja e nacionalizmit Hindu, autokracisë ruse, intolerancës ndaj mendimit të kundërt në universitetet perëndimore dhe tendenca puritane e mediave sociale, të bëjnë të mendosh se zhvillimi i lirisë në shekujt e fundit është nën rrethim. Jemi përpara një beteje”.

/ Përgatiti: Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-10-23-at-10.10.35.jpg
    Screen-Shot-2017-10-23-at-10.10.35.jpg
    60.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back