Mesi, pasardhësi i Ronaldinjos te Barça!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Mesi, pasardhësi i Ronaldinjos te Barça!
18 Korrik Fanella me numër “10”, që në ditët e sotme të futbollit i përket lojtarit lider të skuadrës, tashmë është një fanellë që ka mbetur pa “pronar” te skuadra e Barcelonës. Një fanellë të tillë e kanë mbajtur më parë Luis Suarez, Maradona apo edhe Romario, ndërsa në vitet e fundit ka qenë Ronaldinjo, i cili ka patur fatin të mbajë numrin “10” dhe gjithashtu të bëhet lideri i Barçës. Por, largimi i tij për te Milani, kërkon gjetjen e një “pronari” të ri dhe ai mund të jetë Lionel Mesi. Dëshira e drejtuesve të klubit katalanas është që kjo fanellë t’i kalojë pikërisht talentit argjentinas, i cili është edhe lideri i i ri skuadrës katalanase dhe i projektit të Pep Guardiolas. Vetë Lionel Mesi nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë temë. Argjentinasi e di fare mirë se fanella me numër “10” i përket vetëm Ronaldinjos, me të cilin ka patur një miqësi shumë të ngushtë dhe ka qenë pikërisht braziliani i cili e ka ndihmuar Mesin të përshtatet me skuadrën. Argjentinasi asnjëherë nuk i ka dhënë rëndësi numri të fanellës, ku dri tani ka mbajtur “19”, numër të cilin e ka edhe në kombëtaren argjentinase.Padyshim, që largimi i Ronaldinjos do të ndryshojë edhe rolin e Mesit në skuadër. Ndërtimi i Barcelonës së madhe kalon pikërishtnga emri i tij. Të gjithë u besojnë këmbëve të argjentinasit, megjithatë Guardiola dëshiron që të jetë skuadra ajo që do të vendosë në lidhje me fanellën me numër “10”.
 
Titulli: Mesi, pasardhësi i Ronaldinjos te Barça!

Messi po ben epoken e vete te Barca...skrahasohet dot me Ronin......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top