Meshkujt e kanë vështirë shmangien e diabetit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kontrollimi i masës trupore me anë të dietës dhe ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun për diabet te të dy gjinitë, mirëpo meshkujt duhet të mundohen më shumë për ta arritur të njëjtin sukses sikurse femrat.Gjatë një hulumtimi në të cilin janë përfshirë 1.100 të rritur, shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Colorados, kanë vërejtur se regjimi intensiv i kufizimit në konsumimin e kalorive dhe aktiviteti i shtuar fizik, në mënyrë të dukshme e zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së sëmundjes së sheqerit.

Mirëpo, pavarësisht se meshkujt kishin humbur më shumë peshë se femrat dhe kishin ushtruar më tepër, zvogëlimi i rrezikut kishte qenë identik.

Nga kjo kuptohet se meshkujt e kanë shumë më të vështirë ta shmangin diabetin se sa femrat, prandaj shkencëtarët rekomandojnë që meshkujt duhet të mundohen shumë më tepër se femrat për të mos e zhvilluar këtë sëmundje kronike.



telegrafi
 
Ndikimi i diabetit te fëmijët

Fëmijët të cilët para lindjes kanë qenë të ndikuar nga mbipesha dhe diabeti i nënës, janë të rrezikuar për ta zhvilluar diabetin tip 2 në adoleshencë.Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Colorados kanë përcjellë 79 të rinj të cilët kanë qenë të diagnostikuar me diabet tip 2 para moshës 20-vjeçare.

Rezultatet kanë treguar se participantët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë vuajtur nga diabeti, janë të rrezikuar për shtatë herë më shumë që ta zhvillojnë sëmundjen, ndërsa ata nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë pasur mbipeshë janë të rrezikuar tri herë më shumë për ta zhvilluar diabetin tip 2.
 
Diabeti, në origjinë të sëmundjes qëndron kequshqyerja

Tre milionë persona janë me diabet, ndërsa tre milionë të tjerë nuk janë në dijeni që vuajnë nga kjo sëmundje. Ky është alarmi i Agjencisë Ndërkombëtare për Parandalimin e Diabetit.اdo dy sekonda në botë shfaqet një rast i ri. Kjo është risia e fundit e diabetit të tipit 2 që ka pushtuar tokën, cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e pleqërisë (por që në pjesën më të madhe të rasteve prek 30-vjeçarët).

Në vitin 2007, numri i diabetikëve arriti në 246 milionë, ndërsa në 2025-ën është parashikuar që kjo shifër të arrijë në 380 milionë. Por nëse llogariten prediabetikët (shenjat e para me glicemi në pamje normale), vetëm në vitin 2007 numri i tyre arrinte në 555 milionë, ndërsa në 2025-ën ai do të shkojë 789 milionë. Kjo po që është një epidemi e vërtetë.
diabet1.jpg

Zakonisht kur flasim për diabetin të gjithë jemi të prirë të mendojmë se kjo anomali vjen si pasojë e mbipeshës. اdo vit nga kjo sëmundje vdesin plot katër milionë persona. Në fakt, kjo patologji nuk përfshin vetëm vendet e pasura, por edhe ato në zhvillim, veçanërisht "vendet e reja të pasura", siç janë Kina, India, Rusia, Brazili.

Dieta mesdhetare, që është edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur është "braktisur" nga të gjithë. Njerëzit janë të shëndoshë sot, e diabetikë nesër, edhe pse shpesh ushqimet diabetike kushtojnë shumë më pak se ato "mbrojtëse".
diabet3.jpg

Kujt duhet t‘i trembet njeriu: tërmeteve, luftërave apo sëmundjeve infektive? Njeriu i mijëvjeçarit të tretë duhet të frikësohet nga zjarri dhe diabeti. Këto janë dy "bombat" që mund të bllokojnë zhvillimin ekonomik, të varrosin bilancet, të nxisin luftëra të reja klasash: varfanjakë të uritur, pasanikë të sëmurë.

Në këtë rast, fjala e duhur do të ishte parandalimi drastik, por mesa duket media nuk është shumë e vëmendshme ndaj këtij fakti. Kanceri, infarktet dhe Sida janë sëmundjet që tërheqin më shumë vëmendjen e saj.
diabet5.jpg

Një tjetër disavantazh mbi këtë çështje është edhe shkollimi jo i mjaftueshëm i njerëzve, pra mungesa e informacioneve të shumta mbi shëndetin dhe ushqimet që duhen përdorur, si për shembull: orizi është më diabetik se makaronat, apo që yndyrat e hidrogjenizuara janë më diabetike se vaji ose gjalpi.

Sa vetë e dinë këtë gjë? Shumë pak, nëse kemi parasysh edhe grafikun zbritës të njerëzve që me kalimin e viteve kanë një pankreas i cili nuk arrin më të prodhojë sasinë e duhur të insulinës.

Dhe pas kësaj ç‘ndodh? Nëse sasia e insulinës që prodhon pankreasi nuk mjafton, atëherë ajo duhet injektuar. Për këtë problem nuk ekzistojnë kura alternative. Pra është e udhës që çdo njeri të kujdeset për veten, të mos abuzojë me ushqimin apo pijet alkoolike. Nëse përpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do të shihni përmirësime dhe jo përkeqësime, veçanërisht një kujdes të veçantë duhet të tregoni për zemrën.
diabet2.jpg

Gjithashtu, një regjim i rregullt në të ngrënë dhe një ushqim i freskët e i pasur me vitamina ndihmon në mirëqenien e një individi.

Një në tre fëmijë është obez dhe rrezikon të sëmuret me diabet kur të rritet. Kjo përqindje është rritur në krahasim me 20 vjet më parë, ku një në dhjetë fëmijë ishte obez. Kësaj përqindjeje i shtohen edhe fëmijët që kanë vuajtur më parë nga mbipesha dhe janë prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijë).

Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për diabetin e tipit 1. "Deri tani, te fëmijët e vegjël janë diagnostikuar thuajse 100 raste të diabetit të tipit 2, atij që lidhet ngushtë me obezitetin".

Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe stilit të gabuar të jetesës. Ja disa këshilla kundër diabetit: të ecni sa më shumë, për shembull duke shkuar më këmbë në shkollë; duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer; duke qëndruar ulur sa më pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave; duke bërë aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë.
diabet4.jpg

Gjithashtu edhe një këshillë të fundit: duhet të hani medoemos mëngjes. Këto këshilla janë të vlefshme edhe për të moshuarit dhe më kryesorja është që duhet t‘u nënshtroheni herë pas here kontrolleve mjekësore: për obezët çdo vit, ndërsa për njerëzit normalë çdo 3 vjet. Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top