Prostata, si mund të parandalohet, këshillat për të sëmurët, dietat dhe mjekimet
Sipas një studimi të bërë kohë më parë nga mjekët urologë të Qendrës Spitalore Universitare gjatë 10 viteve të fundit, ku u morën në studim 299 raste, u vu re se vetëm 12 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 50-60 vjeç. Prof. Dr Kim Drrasa, Doktori i Shkencave Mjekësore dhe njëkohësisht Nën kryetari i Shoqatës së Urologëve Shqiptarë, e anëtar i Shoqatës Evropiane e Botërore të Urologjisë bën të ditur gjithashtu të gjitha këshillat, dietat apo edhe mënyrën parandaluese për këtë sëmundje që po prek çdo ditë e më tepër meshkujt shqiptarë. Sipas mjekut specialist (bishtajat), janë perimet të cilat duhet të jenë patjetër në dietat e personave të sëmurë ku ndër to më i rëndësishmi është Soja e cila gjatë studimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Përpos kësaj fruti i shalqinit dhe domatja si perime reduktojnë 35% për qind rrezikun e CaP. Përveç te tjerash në intervistën me Prof, Dr Kim Drrasa të gjithë të interesuarit do të informohen edhe për mënyrën se si duhet mjekuar kjo sëmundje.
- Prof.Dokt Kim Drrasa meqë ju jeni një nga specialistët më të mirë në vend të mjekësisë së urologjisë, sa e përhapur është sëmundja e prostatës, a është kthyer kjo sëmundje në problem për meshkujt në vendin tonë?
Sipas nesh domethënë mjekëve shqiptare, në studimet e kryera së fundmi meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës. Kanceri i prostatit është mes kancerëve më të zakonshëm tek burrat në vendet e zhvilluara e padyshim kohët e fundit mund të them që është kthyer në problematik edhe për vendi tonë. Përsa i përket vendit tonë, numërohen rreth 150-300 persona të prekur nga prostata vetëm gjatë nje viti. Kjo shifër padyshim është në rritje. Sipas një studimi të bërë nga mjekët urologë në Qendrën Spitalore Universitare gjatë 10 viteve të fundit, ku u morën në studim 299 raste, u vu re se vetëm 12 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 50-60 vjeç. Ndërsa 48 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 60-70 vjeç dhe pjesa tjetër mbi 70 vjeç. Pra, këto të dhëna na çojnë në përfundimin se kanceri i prostatës gjendet kryesisht prek moshat e kaluara mbi 50 vjeç.
- اfarë këshilloni për personat, domethënë saktësisht për meshkujt që ndjejnë shqetësimet e para, çfarë masash duhet të merren?
Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë më gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore. Në fakt, shkencëtarët vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja më të suksesshme. Për shembull unë personalisht do tu bëja thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçantë të prostatit, sepse pikërisht ky është hapi i parë ku secili prej pacientëve mund të dallojë shqetësimet e para e të fillojë parandalimin e kësaj sëmundjeje e cila çdo ditë e më tepër po bëhet e rrezikshme për meshkujt shqiptarë, pikërisht për shkak të moskontrrollimit e të kryerjes së analizave e përkujdesjes për këtë sëmundje. Për të gjithë të interesuarit sëmundja mund të parandalohet vetëm duke kryer çdo vit analizën PSA.
- A ka shumë raste me kancer të prostatës në vendin tonë, si mendoni a janë të informuar meshkujt shqiptarë rreth kësaj sëmundjeje dhe çfarë duhet të dinë ata?
Kanceri i prostatës (CaP), një sëmundje e zakonshme tek meshkujt, po pëson një rritje të madhe. Jo vetëm në vendin tonë ku rastet po shtohen ashtu si e thashë edhe me sipër ço vit edhe më shumë, por edhe në mbarë botën. Në vendin tonë nga statistikat, nga 150-200 raste që ishin tre vjet më parë, mesatarisht ky numër deri tani është rritur dyfish dh kjo për shkak se mungon disiplinimi apo informimi për këtë sëmundje e për rreziqet e pashmangshme që paraqet kjo sëmundje e rrezikshme. Meshkujt shqiptarë të them të drejtën janë pak të informuar, nuk njohin shkaqet, apo elementët qoftë edhe ushqimet domethënë dietën që duhen përdorur për këtë sëmundje. Dua ti bëj thirrje të gjithë meshkujve shqiptarë jo vetëm për sëmundjen e prostatës por për një sërë sëmundjes të tjera, të jenë sa më të kujdesshëm sepse kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar sëmundjet në përgjithësi. Saktësisht për sëmundjen e prostatës bëj thirrje ashti si deklarova më sipër të kryhen të përvitshme analizat e antigjenin.
- اfarë analizash duhet të bëhen për të zbuluar sa më shpejt CaP, cilat janë simptomat e para?
Për të diagnostikuar sëmundjen e prostatës, bëhet si rregull EKO-ja e saj. Përveç kësaj kanë vlerë analiza e urinës dhe urokultura. Për të dalluar se mos kemi të bëjmë me kancer të prostatës dhe jo rritje beninje të saj, bëhet analiza e PSA-së. Në Amerikë çdo vit burrat mbi 50 vjeç, matin PSA-në, si dhe bëjnë ekzaminimin me gisht të prostatës (DRE). Kjo duhet të bëhet edhe në Shqipëri. Duhet të kihet parasysh që burrat që kanë pasur babanë ose vëllanë me CaP, rrezikojnë dy herë më shumë dhe ekzaminimet duhet t’i fillojnë në moshën 45 vjeçare. Përveç faktorit gjenetik në shkaktimin e kancerit të prostatës luan rol edhe faktori social dhe mjedisor, veçanërisht dieta dhe mënyra e jetesës. Përsa i përket shenjave që ka i sëmuri vijnë nga irritimi ose nga obstruksioni, jo të gjithë njerëzit i kanë shenjat njëlloj të shprehura. Si pasojë e mosurinimit të mirë dhe bllokimit që ndodh zhvillohen komplikacione si, infeksioni urinar, gurët e vezikës urinare, hematuria (gjak në urinë), por komplikacioni më serioz është hidronefroza, pra zgjerimi i veshkës dhe pengimi i funksionit normal të veshkës me pamjaftueshmëri të rëndë të funksionit të veshkave, gjë që bën të rritet azotemia.
- اfarë diete duhet të përdoret për parandalimin e CaP?
Dietat që përdorim në këtë rast janë: Isoflavonet (bishtajat), këtu më i rëndësishëm është Soja e cila gjatë studimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Një studim i madh epidemiologjik ka demonstruar që CaP është i lidhur inversisht në lidhje me marrjen e Sojës. Lycopene: gjendet tek domatja dhe shalqini. Një studim me 47 mijë persona u pa që përdorimi i shalqinit dhe domates reduktoi 35% rrezikun e CaP. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktimin shumë të madh të rrezikut për CaP. Selenium: të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleniumi që gjendet në silazhin e freskët, ul rrezikun për CaP. Kur merret nga goja është verifikuar që akumulohet nga prostata. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm. Personat që përdorin selenium kanë 49% reduktim të rrezikut nga kanceri i prostatës. Ky merret sipas rastit 50-100-150 mg në ditë. Vitaminat: Vitamina E. Alfa- tecoferoli është forma më aktive e vitaminës E, e cila shfaq veti antiproliferative dhe antioxidante. Vitaminat E, ul rrezikun për CaP në 32%, në krahasim me ata që nuk e marrin.
- A ka medikamente për këtë sëmundje?
Fatmirësisht ka. Agjentet hormonal: Lidhja midis 5alfa- reductaze dhe rrezikut për CaP ka filluar të përcaktohet nga disa studime që nga viti 1990. Burrat japonezë të cilët kanë incidencën më të ulët për CaP është parë që kanë ulje të ndjeshme të 5afla-reductazës, në prostatën e tyre. 5alfa-reductaze është një enzimë që katalizon shndërrimin e Testosteronit në Dihyrdrotestosteron (androgjeni më aktiv). Ka dy tipa të 5alfa-reduktazës. Tipi 1- duket që është predominant në qelizat e CaP ndërsa tipi 2 është prediminat në zmadhimin beninje të prostatës (BPH). Finasteridi është inhibitor i tipit 2 të enzimës 5alfa-reductaze dhe ka qenë vlerësuar si një agjent kimiopreventiv. Rezultatet treguan që burrat që morën Finasterid patën reduktim të ndjeshëm të rrezikut për CaP. Dudasteridi (AVODARTI) është një frenues i dyfishtë (tipi 1 dhe tipi 2) i 5alfa- reduktazës dhe ka qenë rregullisht i vlerësuar.
- Si ndikon jeta seksuale?
Studimet botërore dhe ato personale tregojnë që burrat me jetë të rregullt seksuale, kanë më pak risk për zhvillimin e CaP. Ekziston mjekimi me ilaçe dhe mjekimi kirurgjikal. Për të zgjedhur se cilat nga këto duhet aplikuar, mjeku bazohet mbi shenjat klinike të pacientit dhe në ekzaminimet që bëhen. Duhet thënë se jo gjithmonë ka një paralelizëm midis madhësisë së gjendrrës së prostatës dhe gravitetit të shenjave klinike. Sidoqoftë, në fazat e fillimit, rekomandohet që pacienti të bëjë një aktivitet të moderuar fizik e seksual, të evitojë jetën sedentare dhe të hajë ushqime të shumëllojshme. Duhen evituar alkooli dhe të mos përdoren sallamet, djathërat e yndyrshme, çokollatat dhe ushqimet pikante. Duhet evituar kapsllëku e për këtë të përdoren ushqimet me shumë fibra. Ndër ilaçet që përdoren përmendim: finasteridin, i cili ndikon në uljen e volumit të prostatës, duke bërë të lehtësohen simptomat. Një grup tjetër ilaçesh janë alfa-bllokuesit si, cornam, omnic, xatral, etj. Këto ilaçe lirojnë muskulin e qafës së fshikës së ujit të uretrës, në brendësi të prostatës dhe të vetë prostatës, dhe lehtësojnë kalimin e urinës. Përveç kësaj ekzistojnë dhe disa ilaçe me natyrë bimore që kanë efekte të mira mbi prostatën. Mjekimi kirurgjikal bëhet në faza të avancuara të sëmundjes, kur këtë e këshillon edhe mjeku.