Meshkujt apo femrat? Merr fund dilema, ja kush e kanë trurin më të zhvilluar

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Meshkujt apo femrat? Merr fund dilema, ja kush e kanë trurin më të zhvilluar[/h] 24 February 2019
0
Truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve të paktën kështu thonë hulumtimet.
truri-549x350.jpg

Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë ta shpjegojnë faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.

69c4abcf-7337-4c0a-87d9-799cf93859ea



Studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ndërkaq ka krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe i ka analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se femrat janë më të prira të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Por, meshkujt kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme.

Përveç këtyre, studimi, i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës, bashkëpunimit, etj.
 
Ska shaka fjala femer
 
:)) femrat mund te kene kreativitetin e mendimeve te ndryshme me te larte se meshkujt.
Por meshkujt kane qartesine e mendimit,veprimit ,kjo i bene ata me potent,me te vendosur dhe me te pa lekundur ne hapat e tyre.
 
:)) femrat mund te kene kreativitetin e mendimeve te ndryshme me te larte se meshkujt.
Por meshkujt kane qartesine e mendimit,veprimit ,kjo i bene ata me potent,me te vendosur dhe me te pa lekundur ne hapat e tyre.

Po shyqyr mi shyqyr.

Dmth s'eshte zbulim si i prere me thike ;D
 
Po shyqyr mi shyqyr.

Dmth s'eshte zbulim si i prere me thike ;D

Fatkeqsishte apo fatmiresisht per gjinine time,ose ndoshta ngaqe jam shume vajze babai,per mua mashkulli ngelet adhurimi i gjakftohtesise dhe zgjuarsise!! :))
E tashme qe jam dhe Nene e nje djali me pelqen ta shikoj edhe ate si kuroren e kesaj ideje. :))
 
Femrat jane inteligjente...dhe shpesh jo ne menyren e duhur...sa per trurin e zhvilluar...me lejoni t'iu them se nese ka nje tru qe nuk ndalon kurr se menduari/vepruari eshte truri nje femre...punon me kohe te plote hahahaha pa nderprerje....
 
Back
Top