Meshkujt alkoolistë kanë eshtra më të dobëta

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Meshkujt alkoolistë kanë eshtra më të dobëta
f.1217101538737_m.jpg


Thyeshmëria e eshtrave (osteoporoza) tashmë është e njohur si një pasojë e alkoolizmit, por një studim i fundi ka treguar se kjo është një rast shumë më i shpeshtë tek meshkujt se sa tek femrat.
Rezultatet e grumbulluara nga 57 alkoolistë të moshës nga 27 në 40 vjeçare, kanë treguar se një e katërta e meshkujve kanë masë të zvogëluar kockore. Të gjithë personat e hulumtuar kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur kurrfarë problemesh me mëlçinë.

Shkencëtarët austriak janë befasuar kur nga rezultatet kanë kuptuar se zvogëlimi i masës kockore është vërejtur vetëm te një në 20 femra. Këto rezultate janë shpjeguar me praninë e estrogjenit te femrat, hormon i cili mund të ketë një rol mbrojtës ndaj eshtrave.

Te të dy gjinitë është vërejtur një ulje e dukshme e vitaminës D, që është po ashtu një prej faktorëve kyç për të ruajtur kockat e shëndetshme.Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top