..mes vetvetes...

Ecja menduar mes asaj qe shihej nga syte dhe asaj qe mendja pasqyronte direkt brenda syve.
Ishte nje situat sa e erret sa trazuese,me ngaterroheshin vizualiteti real me ate preceptiv te mendimeve brenda trurit.
Ne nje cast u mundova ti ndalja keto vale mendimesh,dhe shikimin e syve ta mbuloja me nje tantell te bardhe,ku mund te hidhja lirsiht cdo mendim qe mendja ime rigjeneronte,ngjante si nje kazan qe velon me pluher yjesh te vdekur,ndihesha e pafuqishme tek mendja ime konvergonte mes nje lumi aq te turbullt,ndjeja nje si tip dhimbje per te,qe s"disponoja asnje fuqi ne ato momente ta qetesoja.
Ecem pak ashtu ne ate shije abstraksioni.
Pak me tutje fillova ti largohesha asaj rremuje te mendjes,pash se si shperbejej ajo cfare lindte ne shikimin fizikisht dhe ajo cfare linde nga mendja.
Ishin totalisht dy bote qe here here duheshin perqafoheshin here here luftonin njera tjetren.
Tek i largohesha akoma me shume,degjoja vegime zerash,cjerrjesh dhe disa spirlae ngjyrash qe mbareseshin me lloj lloj ngarkesash,qe nga me negativet deri tek me pozitivet.
E vetmja gje qe lutesha tek sa une largohesha akoma me shume,ishte qe ngarkesa e poleve te tyre te kunderta te ishte deri diku e barabarte,ne forme qe mos te vdiste asgje ne ate lemsh.
Ishte nje furtune ngjyrash rrebeshesh,emocionesh,botesh qe sa me shume i largohesha ,aq me teper ajo merrte disi pamjen e nje pikture qe sa vinte e qetesohej.
Mendova me vete ,shikimi i syve ngelet interesant,nese shikon perballe,shikon qarte ,paster dukshem racionalitetin viziv,por nese kthejme shikimin ne brendes,i shkreti shikim lodhet,trulloset e shpesh gjendet ne tunele pa drite,pa pasqyra pa asnje rruge ku mund te shtroje sikur e nje gure lidhes mes tyre,nje neon,pak shi apo pak diell.
Dicka dicka te mundshme ti vendos ne rradh vizuale dhe racionale. Aty shikimi eshte ne nje pozicion kercenues,pasi asgje nuk eshte sic duket,shihet,asgje ne ate mikrobot te turbullt nuk bindet shpesh here, kjo te lodh shikimin e syve brenda saj.
Mbylla pereden dhe ktheva shikimin drejt rruges tek ecja lehtazi gati,gati si ndjeja kembet,javes pllakave....u clirova disi
Ne Fund te fundit ne duhet te pranojme qe jemi ne dimensione botesh paralele,dhe ajo vizivia eshte ndoshta me thjeshta,me praktikja me kuptushmja,prandaj syte jane gjithnje te hapur,te fresket tek shikojne nje horizont natyre,sepse deshira per te njohur te thjeshten eshte gjithnje me madhe se sa per te ftilluar te brendshmen,aty ku syte kane nje rol dytesore.
Sepse thjeshte aty verpohet pa shikime vizive,veprohet me rebelizem,veprohet me rrebeshe,,derisa urat e mendimeve lodhen per gjume ,disi qetesohen,dhe yjet hedhin shkelqimin e tyre per ti vene ne qetesin e brisht,deri ne duelin tjeter te rradhes.



d4f123af7345b776091eb0bca1ace61d.jpg
 

Attachments

  • d4f123af7345b776091eb0bca1ace61d.jpg
    d4f123af7345b776091eb0bca1ace61d.jpg
    47.6 KB · Shikime: 0
  • d4f123af7345b776091eb0bca1ace61d.jpg
    d4f123af7345b776091eb0bca1ace61d.jpg
    47.6 KB · Shikime: 0
Back
Top