Kresha
A pretty face can never trick me

Njeriu shpeshherë ndjehet mjaft i mërzitur dhe i pikëlluar për shkak të sfidave dhe problemeve të shumta që mund të ketë gjatë jetës.
Por, pse quhet "mërzi e fshehur"...?
Quhet e tillë ngase njeriu e mbanë të fshehur atë për shkak të problemeve, përgjegjësive dhe obligimeve që ka në jetën e tij. Shpeshherë, këto gjëra e detyrojnë njeriun që të paraqitet ndryshe nga ajo që ndjen, andaj edhe paragjykohet nga të tjerët. Ai paragjykohet duke mos i besuar te tjeret se është i mërzitur dhe i pikëlluar, për shkak të përpjekjes së tij për t'u dukur mirë.
E nganjëherë, këtë e mbanë të fshehur për shkak se nuk gjen dot një njeri që mund ta kuptojë, mund ti besojë, mund ta mbështes, mund ta përkrah, apo mund të ia lehtësojë dhimbjen, mërzinë, pikëllimin dhe vuajtjen e tij.
Në raste të tilla, kjo mërzi është shumë më shkatërrimtare dhe më e dëmshme për shkak të akumulimit të saj. Ajo, në mungesë të kohës për ta trajtuar, vepron e lirë në shkatërrimin e shpirtit të njeriut. E kur të shpërthejë, çdo gjë do të ketë marrë fund.
Një mërzi e tillë është një bombe e kurdisur në shpirtin e njeriut, ajo është vdekjeprurëse andaj, bëni kujdes prej saj.