Merr fund pritja! Putin thotë ‘PO’, pranon bisedimet me Zelensky...a ndikoi telefonata me Kinën?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Merr fund pritja! Putin thotë ‘PO’, pranon bisedimet me Zelensky...a ndikoi telefonata me Kinën?​

1645793151595.png
Ftesa e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’u ulur në tryezën e bisedimeve është pranuar nga Vladimir Putin. Ky pranim, vjen pas bisedës telefonike të Putin me presidentin e Kinës.

Më herët, presidenti ukrainas Zelensky, iu drejtua me një thirrje Putin për bisedime.


“Dua t’i drejtohem Federatës Ruse përsëri… Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjet.”- ishte thirrja e Zelenskyt.



Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një “operacion ushtarak” në Ukrainë ku ka nisur bombardimet. Menjëherë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte. SHBA, BE dhe NATO dënuan sulmin duke u zotuar se Rusia do të mbajë përgjegjësi. Më 21 shkurt 2022, Putin njohu rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si përpjekje për pushtim të plotë. Rusia ka vendosur më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën ndërsa NATO e quan si grumbullimin më të madh ushtarak që nga koha e Luftës së Ftohtë.
g.shqip
 
Aman a me thote njeri me 3 fjali:
Pse po ndodh lufte ne Ukraine? Cfare do Rusia tani? Se kam qene sh e zene me mbarvajtjen e forumit dhe si kam ndjekur lajmet nderkombetare 😁😁
 
Aman a me thote njeri me 3 fjali:
Pse po ndodh lufte ne Ukraine? Cfare do Rusia tani? Se kam qene sh e zene me mbarvajtjen e forumit dhe si kam ndjekur lajmet nderkombetare 😁😁
Me tre fjale;
Atehere Ukraina donte te hynte ne natto.
Nderkohe Shba sigurisht i vuri zjarrin e deshires.
Putin kete ua beri me dije qe sdo lejonte,dhe nese Ukraina do vepronte ne marrveshje do e qellonte sic e beri.
pak shume kjo qe thuhet,pasi tjera jane ujrat nga pas,tjera interesa e gjera.
 
Problem per ta pushtuar Ukrainen , Rusi ne e ka . Por e ka problem ta mbaj ate nen sundim nuk esht e lehet... Po u antarsua ne Nato Ukraina nrml qe Rusit do i djeg sepse i bije qe amerika ti coj armatimin ne der te shpis kto jan mendimet tona cfar shikojm e cfar kuptojem nga ato qe degjojem apo dhe lexojem neper portale e media ..Esht nrml qe do flasin tani qe Kina qetsoj Putin me nje telefonat pasi te dyja jan ne konkurrenc me Amerikem dhe sigjithmon Amerika luft do se kudo qe ka shkel vetem ka sjell luft , gjithmon per inetresat e saj personale ... Mos te harrojm me aq sa di une Ukraina esht nje vend i pasur me Uranium qe Amerika e do , po si mendon ta mari kaq leht kur Rusi e ka aty dhe ska ndermend ta leshoj ..👍

Por mjer populli qe e peson gjithmon pa ata pas cdo problemi e kan dhe zgjidhje gati ,do bejen pak buj por qe me mbas jan perseri te ulur ne nje tryez ..
 
Aman a me thote njeri me 3 fjali:
Pse po ndodh lufte ne Ukraine? Cfare do Rusia tani? Se kam qene sh e zene me mbarvajtjen e forumit dhe si kam ndjekur lajmet nderkombetare 😁😁
E mban4 mend luften e kosoves? Egzaktsisht e njejta me Ukraine.. po ketu spo ja mba as natos te nderhyj
.
 
Aman se po i shikoja tani. Zot i madh! Mos na sprovo!
 
Aman a me thote njeri me 3 fjali:
Pse po ndodh lufte ne Ukraine? Cfare do Rusia tani? Se kam qene sh e zene me mbarvajtjen e forumit dhe si kam ndjekur lajmet nderkombetare 😁😁

Sepse disa njerëz si Putini përherë kërkojnë më shumë, më shumë, më shumë...
U bë president, pas mbaroi 2 mandate, ja la vendin mikut të tij të ngushtë Medvedev për një mandat dhe më pas u bë prapë president.
Pushteti të errson shikimin dhe mendjen :)

vladimir-putin-president-until-2036
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top