Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Merkel siguron Kosovën, Shqipërinë e tërë Ballkanin se të ardhmen e kanë në BE

Liderët e Bashkimit Evropian të hënën ua kanë rikonfirmuar kombeve të Ballkanit se bisedimet për t’u bërë anëtarë të bllokut do të vazhdojnë edhe përkundër votës së Britanisë për të dalë nga unioni.

Presidenti francez, Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini mbajtën një takim me liderët ballkanikë në Paris gjatë së cilit ata theksuan përkushtimin e tyre për t’i vazhduar bisedimet për anëtarësim.

“Asgjë s’ka ndryshuar me vendimin e Britanisë”, u ka thënë Merkel liderëve të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat u përballën me lufta dhe trazira gjatë viteve të ’90-ta dhe që të gjitha synojnë anëtarësimin në BE, transmeton Koha.net.

Hollande gjatë një konference për media, tha: “Do të doja t’i siguroja ato vende se procesi do të vazhdojë”.

Të gjashtë shtetet pretendente për BE janë në faza të ndryshme në dialogun për anëtarësim. Serbia synon që t’i përfundojë bisedimet për anëtarësim deri më 2019. Kroacia dhe Sllovenia tashmë janë anëtare të BE-së.

Liderët e Ballkanit u thanë gazetarëve se bisedimet për negocim duhet të vazhdojnë dhe se nuk janë frikësuar se ky proces do të ndalej si pasojë e BREXIT-it.

“Në Ballkan, ne nuk frikësohemi nga asgjë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se shpreson që referendumi i Britanisë do të bind liderët e BE-së se “nevojitet më shumë Evropë”.

Përkrahja për BE në Kosovë dhe Shqipëri është mes 80 dhe 90 për qind, nivele që përkrahësit britanikë të BE-së vetëm do t’i ëndërronin, shkruan Reuters.

Në Serbi, një anëtar tjetër aspirues i BE-së, përkrahja për bllokun është më pak e qartë.

“Ne nuk kemi një marrëdhënie të nënshtruar ndaj unionit. Por ky është vendi dhe e ardhmja më e mirë për popullin tonë dhe për vendet tona”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq.

Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, tha se me keqardhje e ka pranuar vendimin e Britanisë për të dalë nga BE.

© KOHA20160704225754368646-700x394.gif
 

Attachments

  • 20160704225754368646-700x394.gif
    20160704225754368646-700x394.gif
    3.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back