Pas zyrtarizimit të Rubin Hebajt dhe Jurgen Goxhajt, “Djemtë e Detit” po mendojnë për një tjetër rikthim në skuadër. Bëhet fjalë për Florent Avdylin, ish-futbollisti i Prishtinës, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me klubin kosovar dhe aktualisht është një lojtar i lirë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se 28-vjeçari ndodhet në Durrës dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.
Avdyli është një emër i njohur për tifozerinë e Durrësit, pasi ka qenë protagonist i titullit kampion, ndërsa ka fituar dhe një Kupë Shqipërie e një Superkupë me fanellën e Teutës.
SportMediaset: Tottenham është i interesuar për Franck Kessié, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022. Spurs i kanë propozuar ACMilan Tanguy Ndombele për ta zëvendësuar atë.
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.