Merimanga ngre peshe peshkun e kuq

Shiko fotografinë 1708275
Nuk e kishim imagjinuar, merimanga ngre peshe peshkun e kuq.

A do e kishit imagjinuar një merimangë ‘të fiksuar’ pas peshkut?

Pamjet janë bërë publike nga Jeremy Schalkwijk dhe tregojnë një skenë të paimagjinueshme për shumë prej nesh.


33-vjeçari është i pasionuar pas peshqve dhe ka ndërtuar një akuarium prej betoni në shtëpinë e tij ku edhe ka hedhur peshq të kuq.
Por befasia nuk është këtu. Në një intervistë për mediat në Afrikën e Jugut, Schalkwijk tregoi momentin kur kapi “mat” një merimangë që po i rrëmbente peshqit nga akuariumi.

Edhe pse ishte sa dyfishi i peshës së saj, 33-vjeçari tregon se merimanga kishte fuqi ta nxirrte jashtë ujit peshkun.

“Ishte një pamje e çmendur. Ju nuk e shikoni atë çdo ditë. Nuk e dija nëse merimangat peshkonin dhe aq më tepër me një peshk me një madhësi kaq të madhe,” përfundon Schalkwijk.



lajmifundit.al
 
Sa gjynahhh peshku bukurosh. :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top