Merimanga kuq-e-zi pickon australianin në P.E.N.I.S , për herë të dytë

Shiko fotografinë 1773780
Një punëtor australian 21-vjeçar është pickuar në kokeshpullë nga një merimangë helmuese për herë të dytë.

I riu po përdorte një tualet portativ në një impjant ndërtimi, kur pësoi një pickim të ngjashëm siç i kishte ndodhur dhe pesë muaj më herët.

Jordan, i cili preferoi të mos përmendte mbiemrin e tij, tha se ishte pickuar “pak e shumë në të njëjtin vend” nga merimanga.

“Në këtë moment jam djali më pa fat në vend,” tha ai për BBC.

“Isha ulur në tualet duke kryer nevojat dhe ndjeva të njëjtin pickim që ndjeva dhe herën e parë”.

“Nuk po e besoja që po më ndodhte përsëri. Pashë poshtë, dhe dallova disa këmbë të vogla që lëviznin në anë të sifonit”.


Djali thotë se që kur u pickua herën e parë, kishte nisur të trembej nga tualetet portative.

“Kur më ndodhi herën e parë, nuk desha më të përdor këto tualete,” tha ai.

“Por atë ditë tualetet sapo ishin pastruar dhe mendova se kjo ishte mundësia ime për ta përdorur. Pashë njëherë mirë poshtë dhe kur u sigurova, u ula për të bërë nevojat. Por sapo u qetësova, u përkula përsëri nga dhimbja”.

Punëtori tha se nuk ishte i sigurtë çfarë lloj merimange e kishte pickuar kësaj here.

Jordan doli nga spitali dhe u rikthye në punë pas disa ditësh, por tashmë nuk do të përdorë më kurre tualetet e kantierit të ndërtimit.

Merimanga kuq-e-zi ka lidhje me merimangën famëkeqe Vejusha e Zezë, por dallohet nga një rrip i kuq në kurriz. Pickimi i saj mund të shkaktojë dhimbje të fortë, djersitje dhe të përziera.

Megjithse janë regjistruar raste vdekjeje nga merimangat kuqe-zeza, asnjë nuk është regjistruar pas krijimit të kundër-helmit në vitin 1956.

Lajmifundit.al
 
Mësova edhe një fjalë të re ? në kosto të dhimbjeve të kokëshpullës së djalit të pafat ?
 
Gjynah i shkreti ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top