Menyrat per uljen e tensionit te larte pa ilaçe

ida angel

:)
V.I.P
Nese keni probleme me shtypjen e larte te gjakut apo hipertension si njihet, atehere mjeku fillimisht do ju rekomandoje ndryshime ne menyren e te jetuarit para se te pershkruaje ilaçe.

hipertension.jpg


Per kete me poshte jane disa keshilla qe percjell Tirana Observer dhe qe ia vlen t'i keni parasysh.

1. Shkurto sasine e kripes
Nuk eshte per t’u çuditur qe kripa rrit shtypjen e gjakut. Nje studim i publikuar ne gusht te vitit 2008 ne “American Journal of Clinical Nutrition” e konfirmon kete. Studimi i me shume se 11 000 njerezve ka zbuluar se dieta (te ushqyerit) me sasi te larte sodiumi ishte drejtperdrejt e lidhur me shtypjen e larte te gjakut.

2. Largo stresin

Nje shqyrtim i 107 studimeve te bera per teknikat e zvogelimit te stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menaxhimit te stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin qe te gjitha efektive ne uljen e shtypjes se gjakut. Gjithashtu, nje studim tjeter i prezantuar gjate majit 2008 ne mbledhjen vjetore te “American Society of Hypertension” (Shoqates Amerikane per Hipertension) ka zbuluar se degjimi i muzikes relaksuese per 30 minuta ne dite zvogelon shtypjen e gjakut.

3. Alkooli
Ekspertet rekomandojne jo me shume se nje gote per femrat dhe dy gota per burrat ne dite. Ne fakt, studimet tregojne se kur ata qe pine shume alkool shkurtojne sasine qe pine, edhe shtypja e gjakut zvogelohet. Nese pini alkool dhe jeni ne rrezik te zhvillimit te shtypjes se larte te gjakut, beni mire qe te ndaloni apo te shkurtoni pirjen e alkoolit.

4. Mbushu me potas
Edhe pse sot rekomandohet qe te rriturit te konsumojne se paku 4700 miligrame (mg) te potases ne dite dhe jo me shume se 2300 mg te sodiumit, njerezit e bejne te kunderten dhe konsumojne dy here me shume sodium sesa rekomandohet dhe marrim shume me pak potas sesa rekomandohet. Nje shqyrtim i studimeve, i publikuar ne gusht te vitit 2008 ne “Journal of Clinical Hypertension”, ka zbuluar se te ushqyerit me ushqime te pasura me potas ndihmon ne uljen e shtypjes se gjakut. Burimet e mira te potases me glicerine te ulet jane: fasulja e sojes, fasulja e konservuar, salca e domateve, zarzavatet, spinaqi, shojza, fasulja dhe thjerreza.

5. Merr magnez
Ushqimet e pasura me magnez munden qe gjithashtu te ndihmojne ne kontrollimin e shtypjes se gjakut. Nje shqyrtim i fundit i studimeve ka zbuluar nje lidhje inverze ne mes te magnezit dhe shtypjes se gjakut. Per me shume hulumtimet kane lidhur marrjen e magneziumit me zvogelim te rrezikut ndaj goditjes ne tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga shtatzenia). Ushqimet e mira qe permbajne magnez jane dritherat, orizi i murrme, bajamet, geshtenjat, fasulja lima, spinaqi dhe qumeshti.

6. Pini qumesht
Ushqimet e pasura me kalcium sikur qumeshti gjithashtu kane treguar se zvogelojne shtypjen e larte te gjakut. Sasia e kalciumit qe rekomandohet ne dite eshte 1000-1200 mg, sasi kjo qe gjendet ne dy apo tri gota qumesht te zakonshem. Burime te tjera te kalciumit jane jogurti, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.

7. Hani patate

Nje te vogel, sepse jo vetem qe jane te pasura me potas, por gjithashtu permbajne perzierje te uljes se shtypjes se larte te gjakut qe quhen kukoamine, substance qe me pare eshte njohur ne mjekesine popullore kineze. Nese patatet jane me shume karbohidrate per ty, atehere provo domatet ne vend te patateve. Edhe domatet permbajne kukoamine, por kane koncentrim me te vogel.

8. Selino

Ne nje studim te vitit 1992, sipas nje artikulli te botuar ne “New York Times”, te titulluar (Nje veshtrim i ri ndaj barit te lashte: selino) – 9 qershor 1992, tregon qe nje perzierje qe gjendet ne selino relakson muskujt e bute te shtreses se eneve te gjakut dhe keshtu zvogelon tensionin e larte te gjakut.

9. Peshku
Peshqit si ai salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza jane te pasur me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), te cilet ndihmojne ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Nese nuk jeni peshkngrenes, provo vezet e peshkut apo kapsula me vaj peshku.

10. Arrat
Ato jane te pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon qe shtypja e gjakut te zvogelohet. Arrat me te mira jane ato angleze, sepse kane ALA me shume se tjerat. Ju gjithashtu mund te merrni keto dobi edhe nga farat e lirit, arrat dhe soja.

11. Ha djeges

Erezat jo vetem qe ndihmojne t’i japin shije te mire ushqimeve, por ato gjithashtu ndihmojne qe te ulin presionin e gjakut. Rigon, piperi i zi, borzilok jane raportuar se qe te gjitha ndihmojne qe presioni i gjakut te ulet. Se fundi, hulumtuesit iraniane kane zbuluar se shafrani gjithashtu ndihmon ne uljen e shtypjes se larte te gjakut.

12. Thelpinj hudhre

Nje shqyrtim i studimeve te publikuara pergjate 50 viteve te shkuara ka zbuluar se hudhra eshte po aq efektive ne uljen e shtypjes se larte te gjakut sa edhe disa medikamente te zakonshme. Hulumtuesit australiane kane theksuar se doza prej 600 deri 900 mg qe perdoret ne shumicen e studimeve permban rreth 3.6 deri 5.4 mg te allicinit, perberesi aktiv ne hudher. Thelbi i hudhres permban nga 5 deri 9mg te allicinit.

13. Spinaqi
Ushqimet e pasura me folate, sikur spinaqi, jane te lidhura me uljen e spresionit te larte te gjakut. Nje studim i publikuar me 2005 ne “Journal of the American Medical Association” ka zbuluar se grate te cilat konsumonin se paku 1000 mikrograme te folates ne dite, permes ushqimit apo permes suplementeve (zevendesuesve), kane arritur te zvogelojne rrezikun per hipertension krahasuar me ato te cilat konsumonin 200 mikrograme ne dite. Burime te tjera me folate jane perimet me gjethe te gjelbra, bimet bishtajore dhe shpargu.

14. Zini shoqeri
Hulumtuesit ne Universitetin e اikagos kane zbuluar se ata te cilet kishin me pak lidhje shoqerore (shoqeri) kishin me shume gjasa te vuanin nga hipertensioni. Ne fakt shtypja e gjakut tek personat e vetmuar ishte mesatarisht per 30 pike me e larte sesa ata, te cilet nuk ishin te vetmuar.

/infoalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top