Menopauza është fillimi i diçkaje të re

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Menopauza është fillimi i diçkaje të re
f.0918170219923_m.jpg


Të gjithë kemi mikesha, të njohura, të afërme, të cilat i ndeshim çdo ditë dhe shpesh edhe mund të na ndodhë që të ndajmë me to shumë përjetime apo ndjesi që lidhen me menopauzën. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi i ndihmon gratë e kësaj moshe të krijojnë një perceptim më të shëndetshëm rreth kësaj faze.
Gjithsesi gratë kanë filluar të kuptojnë tashmë se menopauza është më shumë se një ndryshim fizik. Kjo periudhë është një rit që ka një domethënie të thellë.
Disa psikologë e konsiderojnë atë si një thirrje për të bërë një zgjedhje në jetë: Një mesogrua tashmë ka një mundësi për të jetuar të ardhmen e mbushur me dashuri, kënaqësi, qetësi e paqe, duke shijuar kështu një sfidë të re krijuese.
Menopauza mund të zgjojë kurajën dhe dëshirën për të jetuar…dhe për të shijuar çdo ditë që vjen. Teksa gruaja lëviz përmes ndryshimeve komplekse dhe sistematike fizike të menopauzës ajo hyn në një fazë të re të jetës së saj.
Menopauza nuk është thjesht një ndryshim i shpërndarjeve të hormoneve, apo thjesht diçka kalimtare dhe periudhë emocionale disekulibruese. Menopauza është fillimi i diçkaje të re. Të gjithë e dimë se mendja dhe trupi kanë një lidhje esenciale dhe gjithnjë e më shumë ne e vlerësojmë aspektin shpirtëror si një pjesë tonën të rëndësishme.
Aspektet emocionale dhe shpirtërore tonat kanë një ndikim të madh në mirëqenien tonë fizike, pasi është trupi ynë ai i mban emocionet. Kur trupi ynë ndryshon, emocionet e fshehta dhe të ngurta lëvizin ose ndjejnë nevojë për të shpërthyer…ne jemi duke e vendosur veten në një formë të re dhe unike, të cilën nuk mund ta parashikojmë.
Pra, duke lëvizur përgjatë këtij procesi me kujdes dhe respekt gratë mund të sjellin tek vetja një fazë të re ku jetojnë të rigjeneruara dhe arrijnë ta shohim botën me një sy tjetër, me një këndvështrim të ri. Menopauza është një kohë që kërkon për ta lënë gjakun zgjuar, si për të treguar se jeta e bukur është duke ardhur.
menopauza_1.jpg

Shumë gra janë të frikësuara nga shqetësimet fizike dhe emocionale, nga ndjesia e të qenit e përjashtuar prej kontributit që mund të japin në punë apo shoqëri, si dhe nga rreziku që ndjejnë për shëndetin e tyre gjatë periudhës së menopauzës.
Për shkak se brezat e kohëve të shkuara e kanë përjetuar gjithnjë në heshtje këtë fazë, shumë prej grave edhe sot ndjehen të pazonja nga shëndeti, që i bën të pavendosura për një zgjedhje në jetë. Frika mund t’i bëjë ato të pandërgjegjësuara rreth mundësive dhe shanseve të reja.
Ndërkohë që angazhimet aktuale ekonomike dhe sociale të rinisë së sotme sa vijnë e shtohen, shumë gra që përjetojnë periudhën e menopauzës mund të ndjehen pa vullnet dhe naive teksa priren të ndryshojnë.
Në vend që të mësojnë për të krijuar alternativa zgjedhjeje duke u bërë të përgjegjshme rreth këtyre ndryshimeve dhe forcës që ata kanë në vete, ato shpesh i “dorëzohen” moshës.
Por në shumë vende të botës gratë kanë gjithashtu mundësi të kërkojnë një terapi për trajtimin hormonal i cili mund të jetë i nevojshëm dhe shumë i ndihmues gjatë menopauzës (këtu është fjala për diçka më shumë sesa për të vendosur nëse duhet menduar rreth terapisë për zëvendësimin e hormoneve).
Ky trajtim ka dhënë rezultate pozitive tek shumë gra, të cilat vijnë së bashku për të nxjerrë zërin e botës së tyre të brendshme dhe të inkurajojnë njëra-tjetrën. Kështu zbulojnë se përjetimet e jetës, duke përfshirë dhimbjet private dhe eksperiencat e brendshme, kanë nevojë të ndahen tashmë.
Edhe sot si në kohërat e vjetra gratë përdorin barëra aromatike, dieta dhe ushtrime për të shtrirë qarkullimin e gjakut të menopauzës, shenjat e papritura të kuqe dhe të ngrohta, ndryshimet në lëkurë dhe intensitetet emocionale. Kështu është një mënyrë e mirë për të ndarë shqetësimet private dhe për të kuptuar çfarë po ndodh me to duke dëgjuar zërin e të tjerave.

Cilat janë simptomat e menopauzës, sa zgjasin dhe a mund të parandalohen?

Simptomat e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit. Ndërkohë që vezorja sa vjen e bëhet më pak funksionale ajo prodhon më pak estrogjen dhe progesteron, ndaj si rrjedhim trupi menjëherë reagon.
Disa gra përjetojnë shumë pak, nganjëherë aspak, por disa të tjera përjetojnë simptoma të ndryshme që varirojnë nga ato të lehtat deri tek të rëndat. Ky variacion është normal, pasi një zbritje graduale e estrogjenit e lejon trupin që ngadalë të përshtatet me ndryshimet e hormoneve. Por tek disa gra ndodh zbritja e menjëhershme estrogjenit, duke shkaktuar kështu simptoma të rënda.
Menopauza është një pjesë natyrale e zhvillimit të gruas që nuk vjen papritur dhe nuk mund të pretendohet për ta parandaluar. Megjithatë janë disa mënyra (mjekësore dhe jomjekësore) që ndihmojnë për reduktimin, por edhe eliminimin e disa simptomave që shoqërojnë menopauzën.
 
Simptomat:

1 Lëkurë e nxehtë, ndezëse
2 Ndryshime në gjendjen shpirtërore
3 Rënie e libidosë (dëshirave seksuale)
4 اrregullim i ciklit menstrual
5 Tharje vagjinale

Tek shumica e grave simptomat e menopauzës zgjasin relativisht për një kohë të shkurtër. Megjithatë niveli i estrogjenit tek gruaja zakonisht mbetet i ulët pas menopauzës. Kjo mund të ndikojë në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë organet urinare dhe seksuale, zemrën dhe kockat.
Kështu në një farë mënyre ndryshimet e menopauzës mund të zgjatin gjatë gjithë jetës. Por duke ngrënë në mënyrë të rregullt, duke u marrë me aktivitet fizik dhe duke ndërmarrë ndryshime pozitive në jetë mund të ndikojë që gruaja të ndjehet mirë dhe të ketë një jetë të shëndetshme edhe pas menopauzës.
menopauza_2.jpg

Gjatë menopauzës bie dëshira për seksin
Disa gra thonë që gjatë periudhës së menopauzës dëshira e tyre seksuale bien. Në shumë raste shkaqet janë fizike. P.sh. niveli i ulët i estrogjenit nganjëherë sjell ndryshime fizike në organet seksuale të grave, duke e bërë marrëdhënien seksuale jo të rehatshme dhe me dhimbje.
Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet nëse mungesa e dëshirës seksuale lidhet me këtë arsye ose jo. Disa gra tregojnë se dëshira e tyre seksuale ndryshon për shkak të mënyrës se si ato ndjehen gjatë menopauzës.
Në këtë kontekst këshillimi dhe mbështetja e tyre mund të ndihmojë shumë që gratë të mësojnë strategji për t’u përshtatur me ndryshimet fizike dhe emocionale që ndodhin gjatë periudhës së menopauzës.
sex.jpg

Këshilla për të hyrë lehtë në menopauzë
1. Merruni rregullisht me aktivitet fizik: E mban metabolizmin në formë dhe shpesh ndihmon për depresionin, ankthin, stresin dhe humbjen e peshës.

2. Ushqehuni me dieta të shëndetshme dhe të pasura me zarzavate, fruta dhe esenca te acideve vajore. Peshku i ujërave të ftohta përmban sasi të mjaftueshme të acideve vajore. Kjo ndihmon për të mbështetur sistemin nervor, i cili është i rëndësishëm për kujtesën dhe funksionimin e trurit.
3. Arrat dhe farat mund të shtohen në burimin e dietës, pasi përmbajnë proteina dhe acide vajore.
4. Shmangni sheqernat e panevojshme, alkoolin dhe kafen. Shmangni duhanin, pasi mund të ndikojë në ankthet e natës.
5. Kujtoni se ky balancim në trupin tuaj është gjithëçfarë ndikon në shëndetin tuaj. Jini të sigurt për të ushqyer mendjen, trupin dhe të mbeteni fizikisht të shëndetshëm, kështu shpirti dhe jeta juaj emocionale do ju sjellin ndjenja pozitive dhe lumturi.Telegrafi
ushtrime(1).jpg
 
Titulli: Menopauza është fillimi i diçkaje të re

Acidet omega-3-yndyrore në menopauzë

Acidet omega-3-yndyrore lehtësojnë tendosjen psikologjike dhe simptomat e depresionit, nga të cilat shpesh vuajnë femrat para menopauze dhe ato të cilat janë në menopauzë.
Në studim kanë marrë pjesë 120 femra të moshave ndërmjet 40 dhe 55 vjeçare. Ato janë ndarë në dy grupe: grupi i parë çdo ditë kanë marrë kapsula të cilat përmbanin 1 g acid eikozapentaenoik (EPA), acid i rëndësishëm omega-3-yndyror. Ndërsa grupi tjetër kanë marrë placebo

Pas tetë javësh shkencëtarët kanë vërejtur përmirësim të dukshëm në grupin i cili ka marrë acide omega-3-yndyrore. Te këta femra janë lehtësuar dukshëm simptomat e depresionit dhe tensionit psikik.
Telegrafi
 
Dieta me pak kalori vonon menopauzën


Një dietë shumë e fortë mund të çoje në zgjatjen e periudhës së fertilitetit.

Ky është përfundimi i nxjerre nga një hulumtim i realizuar te krimbat e tipit C. Elegans, i kryer nga shkencëtarët e Qendrës për hulumtimin e kancerit “Fred Hutchinson”, në Seattle të SHBA-ve.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se menopauza vinte më shpejt te krimbat të cilët ngrijnë jetën e tyre riprodhuese. Por kur ata fillonin të konsumonin ushqimin bazuar në një dietë strikte me shumë pak kalori, fertiliteti rifillonte, dhe kështu jeta riprodhuese zgjatej për një periudhë më të madhe se normalja, njësoj sikur menopauza të shtyhej për më vonë te femrat.

Ky studim, i publikuar në revistën “Science”, tregon një efekt tjetër të dietës hipokalorike, duke qenë se tashmë dihet që ajo zgjat jetën.
*tch*
 
Shenjat e para të menopauzës

Mes moshës 45 dhe 50-vjeçare në vezore piqet një numër i vogël i vezëve, kështu që ato tajisin gjithnjë më pak hormone femërore. Pak nga pak ovulacionet rrallohen, kurse menstruacionet ndërpriten: fillon menopauza.
Konsiderohet si gjë normale nëse mbarimi i kohës së frytnimit fillon ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, ndërsa nëse gjakderdhja menstruale ndërpritet para moshës 45-vjeçare, kemi të bëjmë me menopauzën. Kjo ndodh për shumë arsye: për shkak të problemeve të trashëgimisë, të problemeve me organin riprodhues, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Pastaj, është dëshmuar se pirja e duhanit e bllokon para kohe punën e vezoreve.
Ndodh që në kohën ndërmjet moshës 40 dhe 45-vjeçare cikli menstrual papritmas të bëhet i parregullt, kurse gjakderdhja të jetë më e gjatë dhe më e madhe. Në moshën që i paraprin menopauzës, vezoret tajisin më shumë estrogjen sesa ka nevojë, madje jo vetëm gjatë kohës së gjysmës së parë të ciklit (gjë që është normale), porse edhe në gjysmën e dytë. Në këtë mënyrë mukoza e anit është në mënyrë të pabarabartë, prandaj për këtë shkak gjakderdhja është më e gjatë dhe më e madhe. Kur ndodh të ketë gjakderdhje tepër të madhe dhe të gjatë, është gjë e domosdoshme të hiqet endometria.
Gjatë kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa analiza. Vizita gjinekologjike dhe Papa-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut (kolesteroli, trigliceridet dhe glikemia) janë të domosdoshme. Femrat më të vjetra se 45 vjeçe do të duhej që çdo të dytin vit të kontrollohen në mamografi, ta bëjnë kontrollin radiologjik të gjinjve, me anë të të cilit mund të zbulohet kanceri në fazën e tij fillestare, atëherë kur ka mundësi të shërohet.
MAMOGRFAIA.jpg

A jam në menopauzë?
Në bazë të çrregullimeve dhe të pengesave të shumta, gruaja vetë mund të dyshojë se a gjendet në fazën e paramenopauzës. Ndër shumë gra pengesat e këtilla janë të vogla, porse i ndiejnë gjatë shumë vjetëve, prandaj është mirë të dihet kur janë.
Cilat janë shenjat e menopauzës?
Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara.
Kur mund ta di me siguri se jam në menopauzë?
Kur menstruacionet nuk shfaqen disa muaj me radhë. megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Mjafton të bëhet analiza e gjakut.
menopauza.jpg

A mund të mbetet femra shtatzënë në fazën që i paraprin menopauzës?
Edhe pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare, gjatë kohës së menstruacioneve të parregullta mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë. Më së miri është të evitohet me anë të hapave me dozë të vogël të hormoneve. Nuk rekomandohet të përdoret spiralja, sepse mund të nisë parregullsi më të madhe të menstruacioneve.Telegrafi
 
Rritja e peshës trupore në menopauzë
Gratë e shëndosha që trashen në menopauzë janë më shumë të rrezikuara nga humbja e qelizave trunore, thonë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Pitsburgut.
Me analizimin e incizimit të trurit të 48 grave të përcjella për një periudhë prej 20 vjetësh, është konstatuar se, rritja e peshës trupore në menopauzë, shoqërohet në mënyrë direkte me zvogëlimin e vëllimit të masës së hirtë të trurit.
Kërkuesit shkencorë thonë se sidomos ka rëndësi që në studim kanë marrë pjesë gratë e shëndosha, të cilat kishin hyrë në menopauzë në mënyrë të natyrshme, që kurrë nuk kishin vuajtur nga sëmundjet kardiovaskulare apo psikike, si dhe që nuk kanë qenë me mbipeshë në pjesën e mesme të jetës. Rezultatet e studimit janë botuar në revistën shkencore “Psychosomatic Medicine”.
 
اfarë ndryshimesh sjell menopauza

Njohja me menopauzën do t’ju ndihmojë që të vlerësoni se çfarë vendimesh shëndetësore do të merrni. Në shumë pyetje nuk ekziston një përgjigje, sepse ajo që për dikë është e saktë, për dikë tjetër është e gabuar. Por cilat janë pyetjet më të rëndësishme me të cilat përballet çdo grua, e cila ka shkelur në menopauzë. Në botë sot ka gati 500 milionë gra në mes të moshës 40 dhe 59-vjeçare, të cilat janë në kalim në mes të cikleve të rregulla menstruale dhe një viti të tërë pa menstruacione (kështu teknikisht definohet menopauza). Edhe pse mendohet se bëhet fjalë për gjeneratën më të edukuar të femrave në historinë njerëzore, menopauza për shumicën është një misteri e vërtetë. Ato shumë pak dinë rreth asaj se si ndryshimet në prodhimin e hormoneve, ndikojnë në tru, eshtra, zemër dhe ekspozim ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe çfarë duhet të ndërmarrin. Mirëpo, studimet tregojnë se ato zonja që dinë se çfarë i pret, shumë më lehtë arrijnë ta mbijetojnë të ashtuquajturën krizë të moshës së pjekur. Në menopauzë keni hyrë vetëm atëherë kur për një vit të plotë nuk keni menstruacione. Konsiderohet si plotësisht normale nëse kjo ndodh mes moshës 40 dhe 58-vjeçare, edhe pse në botën industriale, mesatarja është 51.4 vjet. Se kur saktësisht ndodh kjo, varet nga gjenetika dhe mënyra e jetesës.
Valunzet – çfarë në të vërtetë ndodh në
organizëm gjatë kohës së valungave?
Nxehtësia shtrihet nga torzo e lartë dhe e përfshin tërë fytyrën, përcillet me puls të shpejtuar dhe ndjenjën e shqetësimit. Kjo ndodh disa herë në ditë, por mundet edhe çdo orë. Rregulla nuk ka. Femra ndihet sikur digjet, por temperatura e saj e brendshme nuk ndryshon. Në të vërtetë, nxehet vetëm sipërfaqja e lëkurës, kështu që temperatura nganjëherë rritet edhe për shtatë gradë, edhe pse kjo rritje më së shpeshti varion nga një deri në katër gradë celsius. Temperatura kryesisht ulet për disa minuta, edhe pse tek disa gra, valungat zgjatin edhe nga gjysmë ore. Prapë, koha mesatare e zgjatjes është nga 30 sekonda deri në 5 minuta.

Nëse valungat u mundojnë në vendin e punës, ja çfarë duhet gjithmonë të keni pranë vetes:
– Një pako të pallomave të lagura, në mënyrë që të mund të freskoheni në tualet;
– Një bluzë të pastër që të ndërroheni nëse jeni djersitur disa herë;
– Një shishe parfumi që të ndiheni më këndshëm kur ndërroheni;
– Një qese të plastikës në të cilën do t’i ktheni në shtëpi rrobat e lagura.
Sytë – kur duhet të shkoni tek mjeku i syve
– Nëse vëreni se të parët e keni të dobët dhe keni vështirësi për të lexuar
– Ju paraqitet fotoja e dyfishtë (njëra afër tjetrës, njëra mbi tjetrën, apo njëra përtej tjetrës)
– Shihni ndryshe në njërin sy
– Ju paraqiten gjëra të pazakonta në fushën e shikimit: pika, hije apo gjësende që fluturojnë
– U zvogëlohet të parët qendror apo periferik
– Ndjeni dhimbje në sy
– Keni të parët të mjegulluar apo shihni vija të drejta të cilat mbështillen apo u duken të shtrembëruara.

Pse sytë bëhen aq të thatë dhe të ndjeshëm?
Sytë e thatë ndoshta është njëri nga ndryshimet e para që do ta vëreni në menopauzë. Ndieni sikur keni rërë në sy, pasi nuk prodhoni lot të mjaftueshëm apo këta lot thahen shpejt. Nganjëherë kjo është shkaktuar nga plakja apo çrregullimi në funksionimin e gjëndrave të lotëve apo nga ndonjë sëmundje. Shumë femra kanë zbuluar se problemin mund ta zgjedhin me ndryshimet në mjedisin jetësor dhe në shprehi. P.sh. do ta keni më të lehtë nëse e zvogëloni ekspozimin ndaj ndotësve (tymi i duhanit, smogu...), nëse nuk qëndroni shumë në hapësira të klimatizuara apo vetura, dhe nëse i ruheni fenit.

Eshtrat – a mund t’i mbrojmë ato?
Pas menopauzës, femrat më shumë janë të ekspozuara ndaj osteoporozës, (hollimit të eshtrave) për çka ato janë më të ekspozuara ndaj thyerjeve. Estrogjeni është tregues i humbjes së masës eshtërore: me rënien e nivelit të saj, zvogëlohet edhe masa eshtërore, nganjëherë edhe për 20 për qind në vitet rreth menopauzës. Edhe pse nuk ekzistojnë garanci se falë ndryshimeve në mënyrën e të jetuarit do të kurseheni nga osteoporoza, me këtë ndjeshëm do të përmirësoni gjasat se do të ruani eshtra të shëndoshë. Me mënyrë të shëndetshme të të jetuarit, nuk keni çfarë të humbni, ndërsa mund të fitoni shumë. Me ndryshimet do të rrisni edhe dendësinë e eshtrave dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Kjo para së gjithash nënkupton që në ditë të konsumoni nga 1200 deri në 1500 mg kalcium dhe 400 njësi internacionale të vitaminës D, sepse këto sasi janë të domosdoshme për të gjitha femrat e kësaj moshe. Rrisni konsumimin e pemëve dhe perimeve, drithërave integralë, prodhimet e qumështit me përqindje të ulët të yndyrës, sojë, sardele, salmon, dhe badem. Dhe natyrisht, duhet të merreni me aktivitete fizike, para së gjithash me shëtitje dhe ecje të përditshme.KS
 
Menopauza, ja gjërat më të çuditshme që i ndodhin trupit të një femre

Shëndetësi – Menopauza është ngjarja fiziologjike që prek çdo grua në momentin kur ajo nuk është më pjellore. Afshet e nxehta, alergjia, lodhja dhe rrallimi i flokëve janë disa nga simptomat më të zakonshme të menopauzës. Më poshtë do të njiheni edhe me disa të tjera

menupauza-2.jpg


Menopauza është një ngjarje fiziologjike që prek çdo grua në momentin kur u përfundon cikli menstrual dhe kur nuk janë më pjellore. Për disa gra, menopauza fillon me luhatjet e temperaturës dhe të nxehtësisë së trupit dhe të lodhjes kronike, ndërsa për disa të tjera, ajo vjen me shumë probleme, aq sa shkakton një seri simptomash si fizike ashtu edhe psikologjike. Por jo të gjitha gratë janë të informuara për simptomat të cilat lidhen me menopauzën dhe me ndryshimet hormonale të trupit të tyre. Në vijim do të njiheni me gjithë informacionin e saktë në lidhje me këtë çështje.

Depresion, ankth, luhatje humori

Estrogjenet ndihmojnë në rritjen e niveleve të serotoninës dhe të dopaminës, hormone përgjegjëse për humorin. Kur estrogjenet fillojnë të ulen, japin efekte të pashmangshme te humori. Pra gjatë menopauzës gratë stresohen, nervozohen dhe acarohen më lehtë.

Marramendje
Marramendjet shkaktohen vetëm nga ankthi, por mund të jetë edhe efekti që hormonet kanë tek enët e gjakut, duke e bërë presionin e gjakut të paqëndrueshëm.

Probleme me gjumin

Problemet e gjumit mund të shkaktohen nga djersitja e tepërt, e cila verifikohet shumë gjatë kohës së menopauzës, por edhe nga mungesa e estrogjeneve, që përmbajnë magnez, substanca që ndihmojnë muskujt për t’u relaksuar.

Harresa
Rënia e përqendrimit, kujtesë e paktë dhe hov i papritur…edhe këto lidhen me uljen e estrogjenit. Hormonet, në fakt, e ndihmojnë trurin që të funksionojë në mënyrën më të mirë. Fatmirësisht, sapo kalohet faza fillestare e menopauzës, funksionet mendore kthehen në normalitet.

Lodhja
Shumë gra në menopauzë përjetojnë ndjesi të vazhdueshme dobësie, lodhjeje dhe apatie, megjithatë këto mund të jenë edhe shenja të problemeve të tiroideve dhe të uljes së hekurit.

Rrallimi i flokëve
Humbja e estrogjeneve provokon ulje të kolagjenit, një proteinë natyrale që gjendet te flokët. Pra me humbjen e kolagjenit, flokët fillojnë të bëhen më të brishtë. Jo rastësisht, gjatë menopauzës, gratë fillojnë të humbasin flokët.

Gjakderdhje nga dhëmbët

Estrogjenet janë të rëndësishme për lubrifikimin e mukozave, si për shembull për mukozat e gojës. Me menopauzën, goja bëhet më e thatë, bakteret riprodhohen më lehtë dhe në të ndodh gjakderdhje dhe prishje e mishrave të dhëmbëve.

Rrahje të zemrës të parregullta

Ulja e estrogjeneve mund të stimulojë sistemin nervor dhe atë të qarkullimit të gjakut, duke provokuar rrahje të çrregullta të zemrës. Këshillohet që të shkoni te një mjek për të parandaluar çdo lloj problemi në zemër.

Alergjitë

Hormonet dhe sistemi imunitar janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe ndryshimet që menopauza i shkakton trupit të një femre mund të provokojnë alergji dhe madje edhe astmë, temperaturë dhe pezmatim të lëkurës.

Afshet e nxehta

Afshet e nxehta janë simptoma më evidente e ardhjes së menopauzës. Nxehtësia e papritur godet fillimisht fytyrën dhe më pas përhapet në qafë dhe në gjoks. Shpesh, në të njëjtën kohë, rritet edhe frekuenca kardiake, që mund të shkaktojnë drithërima të ftohta.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top